Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Rami Kamberi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Rami Kamberi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Rami Kamberi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Rami Kamberi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Rami Kamberi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Poezi nga Rami Kamberi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Rami Kamberi   Poezi nga Rami Kamberi EmptyMon Oct 13, 2014 5:56 am


Poezi nga Rami Kamberi 53739910


Poezi nga Rami Kamberi




MBI KRAHËT E NJË ËNDRRE


Mbi krahët e një ëndrre – shejtani ma prishi pikturën
Ujqërit e tërbuar, të ndërsyer nga shekujt – ma kafshojnë lëkurën.
Hëna nuk bënë zë – ma terron edhe më shumë terrin
Yjet përtej këtij qielli – më shtrojnë lule, si xhindet ferrin
U them: të rëndë e kam lotin – si sytë nën plisin ngjyrë qielli .
Ua jap lëkurën bashkë me shtatin – por penelin e penën s’ma merr as dielli.






MES ZGJEDHJEVE DHE ZGJIDHJES



Mes zgjedhjeve dhe zgjidhjes - fjalët i zënë buzët e ngrira
Pas grillave mbetën vragë plagët - sytë i hanë korbat e shikimet i merr terri
Plisat puçërrohen nga pesha e fjalës – 'Pashallarët' krekosen, njëri tjetrit i thuan më ke hak
Ujku me qimet e motit të kohës – kullave u kërkon gjak
Djepat përkunden me gjuhën e ikjes – lahuta thotë teli m’u plak..
Nënëlokja shkundurit shaminë me amanetin për tokën – ma ruaj një grusht dhe për varr
Piktori pikturon Shqipërinë– si njëqind vjet më parë
Poeti i lutet Zotit më lerë të gjallë – mes penave dhe fletëve
Lindjet thonë fjalën guxoni – jeni shqiptarë – mos jetoni si të marrë.





DIKUSH...?!


dikush m’i shprush plagët
dikush ma vret këngën

durimit i pëlcet durimi

dikush thotë majtas
dikush thotë djathtas

durimit i del shpirti

dikush ma kthen shpinën
dikush mi nxjerrë sytë

dikush më thotë
mos bëjë asgjë
dhe jeto qençe

dikush më thotë
nesër nuk do të jesh ky që je
por një hiç në evropen e re

dikush më thotë bëje lirinë
dikush më thotë bëje Shqipërinë.





VARRIMI I POETIT


Deshën e varrosën – me lojën e motit
Qindra kurora – i rreshtuan pas e para
Piskamë e vaje – nuk i ndalonin pikat e lotit
Përgatitën fjalime – të përbashkëta e të ndara
Thoshin mes njerëzve – ja kalon edhe Kastriotit.

Ca thoshin ky burrë i atdheut - nuk vdes kurrë
Edhe lotët mbi faqe – u flisnin për trimëri
Funeralin kërkonin ta mbulonin – vetëm me flamur
Kapeshin për floku – poet si ky s’lind më e madhja Perëndi.

Të rreshtuar ecnin – rrugës kah varret, si një ushtri
Me kollaret për fyti – të dëshmojnë se kanë pushtet
E hapnin funeralin – shikonin me djallëzi
Mos përsëri – pena e poetit do ti godet
Me amanetin – Jetojmë në robëri e jo në liri
Ndaj popull i dashur – mjaftë ecëm në jermi.

U dëgjoheshin fjalët – Zoti na dëgjoj
Të lumët ne - më s’ka kush, pushtetin t’ na e trazoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Rami Kamberi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Rami Kamberi
» Poezi nga Rami Kamberi
» Cikël poetik nga Rami Kamberi
» Poezia " Odeoni i Manastirit" nga Rami Kamberi
» SHQIPTARI E SHQIPËRI, MES STUHIVE TË KËTIJ MOTI... / Nga Rami Kamberi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: