Poezi nga Rami KamberiLONA OHRIN E DO ME LIRIMerr frymë shqip
Duke lexuar ikonat e zografit, që kuvendoj me profetët
Bashkë me dy pika gjaku
Nëpër fletët e zverdhuara nga moti i harresës
Ngarkuar me dhembjet e kishës të mbetur nëpër huti motesh
Për fjalën e pa thënë ndër brezat e ri
Lona Ohrin e do me liri
Po
E trimëron edhe liqenin e trembur
Që pret uji t’i kullojë gurët
Të flasin me gjuhën e shkrimeve që dhëmbin për ajkën e fjalës
Që Lona e gjeti nën lëkurën e shtatit të babës
Me gjakun e derdhur
Peshon rëndë e rëndë përsëri
Peshën e firmës nga dora që preu Ohrin me një gisht
Për të vizatuar kufij mbi Atdheun me lirinë e brishtë
Me sytë plot shikime ardhmërie
Mes kufijve futet thellë e thellë, të ndez fitilin e motit
Si ngadhënjimtare bekuar nga Perëndia mbi Fronin e Motit
Të bashkoj Atdheun, si në motet para Gjergj Kastriotit.
SHQIPËRIA NËPËR KANCELARITË E EVROPËSNë emër të civilizimit e bënë gjeografi
Njerëzit e saj, hir e një historie mbetur prej kësaj gjeografie
Fosile që frymojnë, të mbetur nga mitet e legjendat
Ua çanë copë e copë hartën e emrit, që me shekuj e ruanin
Nëpër rasa kullash e mbi varre heronjsh
Motit të ndarjeve
Kur era frynte mes tri flamujve perëndish ndërsyer nga flaka e smirës
Sot,
I lexojnë sytë e mbetur ndër breza, të zezat e të parëve
Ndër muret me myshk, si harresë e përgjakur plot djallëzi e krime
Pështyn e pështynë mbi fisin e vet
Duke humbur çdo gjurmë, të dalin faqebardhë karshi kësaj gjeografie.
VARDARI I HARLISURShumë
Shumë mote Vardari i harlisur
Udhëton
Nën qiellin plot bubullima e vetëtima
Udhës kah Shkupi
Për pak ujë
Dy buzët i mbetën gjerin
E shtrati shteg jete për shira e breshëri
Gurët
I përplasen humnerave
Për të ikur nga tërmetet e ardhjes së kiameteve.
NJË POEZI NË SYTË E LONËS SË OHRITNëpër prush të syve
Lirisë i dhuruam jete të jetësohej në vazhdime
Shtrydhëm gurët për kulla
Shtrydhëm shtatët për fisnikëri
Shtrydhëm kokat për urtësi
Truallin e tharë në lëkurë nga stuhitë e lulëzuam me lindje
Duke kënduar para vdekjes
Mbi varre mbollëm lule shprese
Që nuk veniten edhe kur u bie vetëtima
Mbi rrugën Qafëthanë me gjak i shkruam krimet e epokës
Nëpër buzë na mbetën fjalët
Mallkuar qoftë pena
Që historinë e shkroi mbrapsht
Për brezin tim që rrugën ta bëjë me krrokatje të korbit kah vdekja.
PAS YJEVE TË KUQ – YJET E VERDHË ...Dridhen nga fjala e dëgjuar
Mes mjegullave mbi Sharr
Hutuar që ri mes dy fanarëve të ndriçuar
Me përpëlitjet e gojëve
Rreshtuar për fjalë kombëtare
Me nishanet e gjeografisë së sëmur
Djegin historinë e përgjakur
Shqipërinë do ta bashkojnë
Tek yjet e verdhë dukat pas shtatë kodrave që na presin me pa durim
Nga salloni në sallon
Ku hiri i harresës përgatit kufij
Me koka të nxehta buçasin
Do i zëmë pritë ëndrrës me shpresën huti
Vizatuar në hartën Shqipëri e Madhe
Nga peneli i dorës të udhëtarit të lodhur me ecjen kah shtegu i-liria
Buçasin
Me fjalë që peshojnë
Më shumë se Shqipëria
Më shumë se liria
Brenda
Vrimës së hapur ku shqipja dykrenore pritet të digjet për botën e re.