SHQIPTARI E SHQIPËRI, MES STUHIVE TË KËTIJ MOTI...Nga Rami KamberiDuke ikur nga jeta, jermi e vdekjes po na mbyt
Pak nga pak me fjalë, lumë ata, që këtë botë harrojnë e tej saj mendojnë
Trishtueshëm, agoni e zjarrit nga ferrit, na kap në fyt
Na ikin parajsat mbi dheun e atdheut, me to djallet e botës mbretërojnë
Djersë e gjak, ndër mote
Që i lamë nën lëkurën e truallit, për të rilindur shqip, mes kryqit e hënës
Na i terr, gjuha e kësaj bote
Bashkë me rrugët e gjata për të rikthyer lulëkuqen e parë, gjuhën e nënës
Flamuj e flamuj, që kurrë s’na i kanë parë sytë, na valëviten mbi kullë
Në emër të Allahut e ca në emër të Krishtit, sikur ne nuk besojmë në Zot
Shkelim mbi fisnikërinë tonë e Kanun, mbi krenari e besë e mbi flamur
Vishemi sikur gogolë, të na falen mëkatet, sipas Biblës e Kuranit, sot
Betohemi si dikur për komunizmin, për bashkimin e atdheut s’flasim dot
I kryqëzojmë inatet, shesim Komb dhe Atdhe
Duam ta ngimë urinë e syrit, me hajninë e shekullit, s’njohim as Zot e Fe
Përshëndetemi në gjuhët e huaja, të barbarëve, që shkelën mbi ne
Harrojmë dhimbjet e nënës, jetë e emër që na fali, të zotërojmë këtë dhe
Shkelim mbi gjakun e derdhur, namet e nishanet, që emrat i lanë dëshmi
Fe e shqiptarit është shqiptaria, Zoti na ka falur shqiptarë në Shqipëri
Lejojmë toka e bekuar të na rrudhet, shtati saj të kryqëzohet me kufij
Duke ikur nga e vërteta, jermi e vdekjes po na mbyt, jeta na tradhton
Lindjet e nënave shqip, në emër të Zotit, lavdi e djallit diku na i shteron
Zot o Zot, kjo pjellë e bekuar, shpatë drejtësie për liri, më thuaj si duron!