Poezi nga Hasije Selishta KryeziuHeshtja e lirisëE zbehtë është heshtja e lirisë
Rrugëton si e dehur
Të pathënat besnikërisht i ruan.
Fiken qirinjtë
Pa e kuptuar se nën qiellin tonë
Koha e lashtësisë
Rigon në shpirtërat tanë.
Dashuria për liri
Është rradhitur si krushqit
Kur e prunë nusen,
Ndërsa tani janë në mëdyshje
Se ajo shpejt është plakur
Pa e jetuar nusërinë.
NdarjaNuk e di ç’të duhen sytë e mi
Kur nga terri janë lodhur
Një pjesë e kanë nga shiu.
Një pjesë e vetullës
Te Molla e Kuqe
Pjesa tjetër në Ulqin.
Njëra dorë në Rozafë
Tjetra në Shkup
Po Çamëria?
Më the kam gishtin
E Bukur për unazë
Por unë jam shumë larg.
Si mund të përqafohemi
Kur trupi është ndarë
Mos më thuaj se më ke harruar
Kur unë yllëza jote jam aq larg.
Këmishë robërieNë këmishën e robërisë
u pikturuan petalet e luleve
me gjethet duke rënë.
Lëkura ndizet në mua
nga gurëzimi i etjes
mes mureve të ftohta
marr frymë.
Në derën e vjetër
ajkuna e bardhë digjet
ende hetimet vazhdojnë
ato janë sekrete.
Gota e dëshpërimitNëpër dhomën time
zjarri udhëton
sa pushteti e egër jam
shumë vite
frymëmarrja ime
është avulluar
mos më pyetni
se cili trëndafil i bardhë
ka pirë ujë
në gotën time të dëshpërimit.
Profili i zjarritVjeshtë është
Nën hijen tënde fle
E ti ngutesh për në tempullin e gurit
Duart e vapës u shkrinë
Në vjeshtë
E ti si era barte vargun tim
Prej vjeshtës në ëndërr
Pastaj hyre në zemrën e shpirtit
Simfoninë e Bethovenit
Dëgjon nga tempulli i gurit
Pa e ditur se brenda saj
Digjesh
Heshtja e portave
ITe porta e parë
hijesove diellin
ngrite kokën lart
ec drejt portës së dytë
Pa u hamendsur
digje Shpirtin e copëtuar
hirin
tokën e premtuar ruaje
të mos e vjedhin ata
Te porta e dytë
ndrydhet dhembja
dielli le të djegë
Frymën e shenjtë
IIVetëm himnin e zhurmshëm
korin e Kishës
mos e dëgjo
Shpirti portë nuk ka
Te porta e tretë
rrëshqet shkëmbi nga ata
si pritë nga qielli
furtune marrin gjethet
e lëna shkretë
të lutem merrmë edhe mua
kudo që të jesh
Zëri yt në errësirë
nga të lehurat e qenve
ëndrra në pikë të ditës
si të mos mësohet
Te porta e katërt
një e dehur
edhe më tej në çmendi
duke na gjykuar
neve të padehurit
për dehje
IIIShtëpia hirin rrëmben
e rëra
në shkretëtirën e saj
tretet
Te porta e pestë
pështyj grilat
ende vragat e të huajve
dhe digju më mirë
se sa të ndeshesh
me të tillët
Kthehem
te porta e katërt
mbrapsht më ndjekin
që të pajtohem
me zjarrin
Te porta e gjashtë
më shikon në dritë të syrit
copë pagjumësie
derdhen
pranë tavolinës
që kemi në mes
IVPo e qan tokën malli
shushurimat e gjora
po e trembin portën
e të lehurat e qenëve
s’kanë të ndalur
Te porta e shtatë
jemi që të shtatët
assesi të hapet
Unë e ti në mes
të një minuti heshtjeje
pa e ditur
se kush ka vdekur
ndërsa te të pestit
minutat e heshtjes shumohen.
Ç t’ju themÇ t’ ju them juve
të pagjumëve
të kërrusur nga dhembja
e ndrydhur nga vuajtja
stërlodhur nga uria
e kalibardëve
Si ti shikoj lotët
si ujëvarë e heshtur
po ecë trupit tim
ndër shekuj
grabitë buzëqeshjet
e të urtit
Ç’të bëjë me sytë e tyre
mbushur plot mall
e vërbuar nga errësira
kot do t’i prek dielli
zgjatja e shekujve
vuajtjet përzien
E kur të zgjohen
të shtypurit
një grusht dashuri
me dhembje i përzier
do të qeshem si fëmija
duke u rilindur.
Himni i shenjtëIFtohtë
furtuna hyri në asht
u tmerrua
për herë të parë u mbështoll
në pëlhurën e kuanteve të universit
për ta ndalur hovin
Në akull
gërsheta e vjetër u shprish
floku thinjur
shkulur
era e barti
gabimisht ishte gërshetuar
Ika në qiejt e mi
Në qiellin e parë
pashë flokun e shprishur
bartej prej një reje në tjetrën
më pas fluturoi në tokë
drejt një fere
thinjat mbështilleshin
Serapis Bej
i preku me ngjyrën e verdhë
Në qiellin e dytë
mëkatet e tij më ndiqnin
pa e parë
se rrezja e parë e El Morjes
ishte humbur
mbuluar me dheun e vetmisë
IINë qiellin e tretë
ende përndjekesha
donte t’më mbushte mistere
Zot
ruaje virgjërinë e përjetshme
edhe në fundjetë
t’mos e përkund
era e kufomës së marrosur
por si atëherë
të flas në origjinalitet
Në qiellin e tretë
mbeta vetëm
pa iu trembur
errësirës
egërsisë
hënës se do të zhduket
U afrova edhe më afër qiellit
që ta ndjej erën e tij të lirë
kupë e qiellit më bën nder
më paralajmëron
rikthimin
pastaj vazhdimin
në qiellin e katërt...
Për parajsë jam vonuarRritën tënde s’e pashë
e belbëzimin tënd ndjej
se si më afrohet
me trupin prej engjëlli
Duke ikur nga shtrëngata
Hadi
ashtu e buzëqeshur
himn shushurime pagëzon
S’ta ndjeva gëzimin
ike pa u ngushëlluar nga vaji
je rritur
ndoshta edhe dashuruar
Përgatis pajën tënde
për fejesë
me gërshetën fije fije
qëndis lule
Kam mall të vij tek ti
në dasmën tënde
valsin me engjëj
të ik prej korbit që më nxin sytë
Besova në ditën e madhe
do të vinte shpejt
të më prisje duar hapur
apo ndoshta për parajsë jam vonuar.