Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Vjollca Koni EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Vjollca Koni EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Vjollca Koni EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Vjollca Koni EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Vjollca Koni EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Vjollca Koni EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Vjollca Koni EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Vjollca Koni EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Vjollca Koni EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Vjollca Koni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Poezi nga Vjollca Koni Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Vjollca Koni   Poezi nga Vjollca Koni EmptyThu May 14, 2015 2:49 am

Poezi nga Vjollca Koni 11245210

Poezi nga Vjollca Koni




AROMË SHQIPËRIE


Kë rëndon vargu im?
Kujt i merr shkëlqimin?
Në çdo varg flet shpirti!
Pa status poete më lini.

Jam një copë jetë Shqipërie.
Rrënjët kam lënë atje,
Si manushaqeja që pret prillin,
Pres kohën të jem në Atëdhe.

Visheni njëherë kostumin, Mërgim,
Provojeni, të gjithë me radhë,
Me fije ari të jetë i qendisur,
Do ju duket i pistë e me baltë.

Duajeni të bukurën në art,
Vlersojeni thjeshtësinë,
Çrëndësi ka kush quhet Poet?
Kur je egoist e mban ligësinë.

Do shkruaj ashtu si di!
Si më flet shpirti e zemra,
I vesh vargjet me dashuri,
Të kene aromë -Shqiperi!



KU JE??


Ku je pse hesht, pse nuk po të shoh?
Unë e di, që në gjumë do më vish,
Ti mi mbyll qepallat për të fjetur,
Në syrin tim të mbyllur lëviz.

Më bëj një vend, në shpirtin tënd,
Se vjeshta po vjen, e kam shumë ftoht,
Më mbështill me krahët e tua,
Gjoksi jot më duket më i ngroht.

Mos më ler në trishtimin e ditës,
Mos ma humb kuptimin e sa,j
Mos mu fshi si rrezja mbas resë,
Se të dua ku paskam faj?




TI SËPATË E UNË BUJASHKË


Nganjëherë dua të jemi bashkë,
Ti sëpatë e unë bujashkë.
Herë të matesh, herë të më presh,
Se m’u lodh kjo zemr’ e shkretë.

Në s’më do, më bjer të vdes,
Mos më lër kështu të vuaj,
Për ty malli po më tret,
Vetëm ti zjarrin ma shuan.

Zvarrë do hiqem gjer tek ti,
Se m’u lodh ky shpirt’ i shkretë,
Mu si kryq do t’rri mbi gji,
S’shtyhet më me këtë vetmi.

Mos më lër në gjumë të bie,
Zërin tënd pa ta dëgjuar,
Në mos ardhsh, unë do vij vetë,
Që të rrimë si mish e thua.




NË KËRKIM TË DIAMANTIT


Fustanin e kuq kishe veshur mbrëmë
Kur kalove rrugës më ndrije si hënë
Edhe unë si yll afër teje ndrija
Sa desha te puthja e me ty të rrija.

Duke pritur gjatë ndenja unë i mjeri
Me fustan të bardhë m’u shfaqe sërish
Në mes të errësirës ti u bëre dielli
I ziu si qiriri u shkriva i tëri.

Po nuk kaloi gjatë, qielli seç u nxi
Me ciklamin - fustan më dole sërish
Nuk durova dot drejt teje u sula
Të rroka për beli e në shtrat të vura.
Fillova të lozja porsi me një kukull
Në fillim të putha sykat edhe gushën

Nisa të kërkoja dy mollët e tua
Fortësi e tyre më dalldisi mua.
Si një mbret u ndjeva, thashë jam në parajsë
Trupi yt i hajthëm seç u ndez flakë
Nisa të kërkoja tëndin diamant
Papritur u zgjova: Mosss, qenkam pa fat!





BIO



Një kurorë të bukur, me gjethe dafine,
Ta vura mbi ballë dhe si yll më ndrite.
Kjo fytyra jote si cipë e hollë qepe,
Mendtë seç m’i mori, shpirtin seç ma treti.

Dhe ata qerpikë, mu si hala vgjeri,
Syçkat seç t’i fshehin si këllëf sedefi.
Ato buzë të kuqe, të ëmbla qershi,
Ëndërroj t’i thith, ditë e natë unë ty.

Ato faqka të mbushura, mu si pjeshkë mishje,
Sa doja t’i puthja, ty, moj dallëndyshe.
Ajo gushë e bardhë, si bora në mal,
Ty të ndrit përditë kur stolitë i var.

Me lule lojthate të thura gjerdan,
Në qafë seç ta vura, m’u duke si zanë.
Me kulpër të njomë, të thura kollan,
Trupi yt i hajthëm, belin për unazë.

Me kokrra dëllinje byzylyk të bëra,
Sa hije të kishte, të ndriçonte llëra.
Dhe me gjethe arre të bëra fustan,
Kur më ecje rrugës, çudisje dynjanë.

Dhe me gjethe mëni që bëhen mëndafsh
T’ bëra këmish nate që të flesh rehat.
Dhe me gjethe mare, të qepa minifund
Kush t’i shihte këmbët, dalldiste nga trutë.

Dhe me thundërmushke të bëra sandale,
Kur më dilje rrugës, ecje si sorkadhe.
Ca lule gërrjeshte t’i vura te flokët,
Ata vetëtinin mu si mjalti i zgjojës.

Dhe me bashkë rudaku çorapet t’i thura,
Ndriste pupla jote si qelqi në krua.
Kur me ecje rrugës si perri stolisur,
Të gjithë kthenin kokën, “Bio” të thërrisnin.

Ti dukeshe si nuse edhe unë si dhëndërr,
Vetja po më dukej se ishim në ëndërr.
Lule siç ke emrin dhe unë jargavan,
Dorë për dore u kapëm, ikëm pa na parë.

Poshtë një arre të madhe, seç shkuam me vrap,
Besën Lidh’m Përjetë, Shuam Etjen e Zjarrtë!





DUA TË JETOJ ME JU


Sa dua të jetoj midis jush,
Veshur me fustanellë të bardhë,
Të dëgjoj blegërimën e shqerrave,
Të shoh sythet kur çelin në maj.

Dua të jetoj larg asfaltit,
Nga smogu ku thithë çdo ditë,
Larg benzit e limuzinës ,
Nga sfilatat ku shoh lakuriqësinë.

Të mbledh rigon e tërfil,
T'më flladit flokët era trëndelinë,
Të dëgjoj melodinë e fyellit,
Aromën e pishave përzier me dafinë.





UNË SHKRUAJ VARGJE


Pran rrapit të vjetër ulur Grevës
përball,
Vjel gërmat nga degët për ti vënë në radhë!
Dua të thur një varg në poezi,
Lotin kam ngjyrë lapsi!
Lapsin mjet shkrimi gjithsesi.

Kush më bukur i këndon jetës ?
Të shkuarës ,të vërtetës vallë ?
Dashurisë,zhgënjimit ,vdekjes?
Mbase alienët nuk janë të marrë

Këndoj për fushën, lulet , bagëtinë,
Pishat gjelbëroshe dhe lisat e gjatë,
Burimet me uji akull,plantazhat me ullinj
Mbi të gjitha qëndron Tomorri ballë lartë.

Do i këndoj vargut e nuk ndal,
Statusin e bukur të poetës synoj,
Do hyj në koshere dhe nga ajo të dal!
Çdo fjalë e germë vargu me mjaltë ta mjaltoj!





TI NUK E DI


Ti nuk e di , dhe kurr s'do ta kuptosh
Sa lot më ngelën në qerpik?
Atë ditë, kur më puthe nën vetull
Ende pa shuar mallin nga unë ke ik

I trishtuar more lotin në buzë!
E ruajte si një pikë vese në agim,
Dhe një ditë, të rrëshqiti në saksinë e lules,
Për tu shndërruar në lule shpirti n'rinim.

Më thua çdo mëngjes merr nga një pikë!
Koha të ikën si pa kuptuar,
Ti numëron bulëzate ujit në petale
unë, lotët që bien mbi mua.

Mall i pa shuar djeg deri në shpirt,
Jeta rrjedhë si ujë varë mbi gur,
Nga loti mbin një lule margaritar,
Po, nga ç'far ujitet e rritet, nuk do ta kuptosh kurre!




DIELL MOS PERËNDO SOT!


Përse më lodh kaq shumë kjo jetë?
Të lutem Diell, mos perëndo sot!
Merrem me vete deri nē perëndim!
Më ler diku, ku dita ka fillim

Kur agu të vij në mëngjes,
më sjell të lutem me vete përseri!
Dua dritë, ditë dhe vetem dritë!
Jam e lodhur, nuk duroj errësirë.

Më merr me vete deri në Eklips!
Mbase shumë gjëra të kuptoj,
Heshtjen që më ka mbështjellë,
Në det ta hedh, dallgët t'i qerësoj!

Dua buzëqeshje dhe lule plotë ngjyra,
Që shpirt të mos lëndoj,
Dua dashuri të fal pa kufi,
Që errësira mos të zaptoj!





TOKA IME

- Mistike, filozofike -


Si dallgë dua, duuu, uuuu...
Dallgë që përplaset me forcë, forcë, ffff...
Që vjen, e përqafon bregun fort, for, ffff...
Ashtu do të bëj edhe unë në Tokë, Tok, okë.

Tokë, moj, e bukura Tokë,
Me bregun që dallgët pret,
Me zogjtë si engjëj që hedhin valle,
Që te ty i ndërtojnë foletë.

Kur të lëmë, s’na bie ndër mend,
Kur shkojmë Larg duam të kujtojmë,
Kur duam t’kthehemi vijmë tek ty,
Dallgës duam ti ngjasojmë.

Na përcjell edhe na pret,
Si bregu dallgën e vet,
Udha jonë është e gjatë,
Sa dallga kur del në breg

Unë do vij sërish pranë teje,
Të më presësh si pranverë,
Do të jem prapë shend e verë,
Do më mbash përherë në prehërë.

Do ta shuaj edhe këtë mall,
Që në shpinë e mbaj si mal,
Do të shtrihem brenda teje,
Prapë si Vjollcë me përkëdhelje!





JAM ZEMER NËNE


Më ka ngrirë ,mbi qerpik loti
Si Ciron akulli ,mbi strehë
Nuk e shkrin ,dot vapa e korrikut
Veç puthjet e tua që më jep

Më quajnë të gjithë ,Poete Loti
Ku më mbështjell ,dhimbja e malli
Para poete , jam zemër nëne
Që dashuri pa kushte fali.


***


Unë nuk kam ngelur peng e asaj që iku
Sado përhumbshëm humbas në kujtime
Po shpesh një vilar loti më pikon nga qerpiku
Dhe ndiej ca dhimbje pa dashjen time.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Vjollca Koni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Vjollca Koni
» Poezi nga Vjollca Koni
» Poezi lirike nga Vjollca Koni
» Unë e populli im po loton / Poezi nga Vjollca Koni
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: