Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Myrteza Mara

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Cikël poetik nga Myrteza Mara Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Myrteza Mara   Cikël poetik nga Myrteza Mara EmptyFri Jun 12, 2015 10:44 am

Cikël poetik nga Myrteza Mara 10606410

Cikël poetik nga Myrteza Mara




KUR MË IKËN


Kur je larg më këput malli,
Kur jam afër humb në ty
Kur më puth digjem zjarrit
Bëhet loti det në sy!

Kur më ikën, s’di ku jam
Kërkoj veten, s’kërkoj ty.
Zot, o Zot, të qofsha falë
Mos më ler pa dritë në sy!

S’mar dot frymë pa frymën tënde
Nuk ka ditë, nuk ka natë
Pa ty s’ka as nota kënge
Pa ty fati s’quhet fat!

Kur më ikën bëhem mur
As dëgjoj e as nuk flas.
Kur më vjen digjem furrë
Jet’e tërë më duket çast!

Nuk kam pyetur, kë të pyes:
Ç’është kjo llavë që s’shteron?
Të kam pagëzuar Jetë
Dielli im që s’perëndon!

Ndaj mos ik se bëhet terr
Bëhet akull, bëhet ngricë
Nuk jeton kjo botë pa diell
Dita zgjatet bëhet vit!

***
Kur je larg më këput malli
Kur jam afër humb në ty
Kur më puth digjem zjarrit
Bëhet deti dallgë në gji!




MINUTAT SHEKULL



Vitet,
që më humbën
nëpër mjegull,
mos m'i ki zili,
unë
vetë i shtyva
drejt honi të Harresës,
ishin vite pa Ty!

Minutat,
që ndajmë si kafshatë,
shpirti i bën shekull...
Vetëm për kaq
e jetoj jetën!





PYET POETI


Në kopshtet e jetës shetisim hutuar
Ka lule e zogj shumëngjyrësh, plotë.
Magjia e tyre me magji mbuluar
Por askujt nuk ia shikon fytyrën dot!

Të tërë nxjerin aromën ndjellëse
Ngjyrat e këngës përhapen në eter.
Maska e shpirtit nën mbulesën therëse
Pikon helmin që kurrë nuk shter!

Kështu është ndërtuar tani kjo jetë
Të tërë rendin pas dritës së vetëtimës
Dhe jeta jonë, ajo jeta e vërtetë
Endet pa emër, rrjedhur prej enigmës!

Dhe pyet poeti, pyet përmes vargut,
Pyet botën që vetë e ka ndërtuar:
Ku ishte Zoti kur u fut qoftëlargu
Ku është tani, në ç’qiell ka shkuar?!

Kaq shumë maska, kaq shumë klithma
Kaq shumë lule pa erë dhe pa shije
Nuk ka më shtigje, ka vetëm prita
Qielli rrëzon gurë, nuk ka më yje!

Oh, ju lutem mos më merrni për antizot
Bëhem tërmet kur shikoj kaq maska!
Dua të qaj, por nuk kam një pikë lotë
Dua të ngrohem, nuk ka zjarr vatra!




NE TË DY



Unë jam dhembja jote më e madhe,
guri që nuk ze myshk,
litari i këputur i psherëtimës.
Ti je dashuria ime e bardhë
si mjegulla e malit,
shtegu e dritës në shinat e vetëtimës.

Unë jam pikëloti yt i ngrirë,
amanet i kaltër Rozafe,
pengu i mallit të pashuar.
Ti je orteku im i ëndrrës
në syrin e çdo nate,
je fryma ime e mërguar.

Unë jam shkalla e thyer
në pemën e viteve të tua
ku fluturat endin krahët e ylberta.
Ti do të mbetesh dielli
që më fal rreze mua
dhe dritën ku dehet e vërteta.

Ne të dy kemi lindur
në stinën e zjarrit
ndaj i ngjajmë aq shumë flakëve.
Ti, me puthjet si bleta mbi petale,
unë në detin e trazuar
varkë mes valles së dallgëve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Myrteza Mara
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Myrteza Mara / Poems by Myrteza Mara
» Poezi nga Myrteza Mara
» Poezi nga Myrteza Mara
» FQINJA E VOGËL / Poezi nga Myrteza Mara
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: