November 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | | | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | Calendar |
|
Statistikat | Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Franca
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
|
|
| Në studio / Skicë nga Edmond Llaçi | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Agron Shele Admin
Join date : 09/01/2012 Age : 52 Location : Albania
| Titulli: Në studio / Skicë nga Edmond Llaçi Sun Oct 25, 2020 11:58 pm | |
| Skicë nga Edmond Llaçi Në studio Ai hapi derën dhe me kujdes zgjati kokën në brendësi të saj. Si fillim kaloi njërën këmbë. Më pas sëbashku me trupin edhe tjetrën. Heshtja karakteristike që zotëronte ato momente qetësie, i pëlqente vazhdimisht. Ndoshta ishte kjo arsyeja që vinte me vonesë. Pa u përpjekur për të gjetur vënd, pasi gjithë hapësira e studios nuk ishte e bollshme e ngriti kavaletin diku pranë derës ku prej andej u përballua me shpinën e saj. Në këmbë, mbi një podium të improvizuar dhe me duart e mbërthyera mbi një tubo hekuri ajo sikur priste urdhërin të kryente një lëvizje të shpejtë. E kopsiti letrën e vizatimit mbi kavalet duke kaluar pëllëmbën e dorës mbi të. I turbulluar nga disa gota me konjak të rrëkëllyera me shpejtësi para se të mbrinte aty, po përpiqej të përqëndrohej. Picëroi sytë disa herë duke e shoqëruar atë veprim me një lëpirje të shpejtë të buzëve. Gjuha e tij në një ngjyrë vishnje gati të errët, pas atij veprimi u zhduk në brendësi të gojës. Instiktivisht, kaloi edhe njëherë pëllëmbën e dorës mbi fletën e vizatimit si për të vërtetuar nëse ai terren do të ishte i përshtatshëm për lëkurën e saj të brishtë. Duke kryer me kënaqësi mbi buzë atë lëvizjen interesante të gjuhës, në qendër të letrës të vizatimit hoqi një vijë gati vertikale. Aty do të shfaqej lëvizja trupore e saj në atë përpjekje për tu rrotulluar rreth atij metali të shndritshëm. Pa filluar ta konturonte mbi letër, sikur ndjeu ti kalonte mollëzën e gishtit të madh mbi ullukun e mishtë të shtyllës kurizore. Ai ishte një veprim që e kryente shpesh kur kur punonte. Ishte një veprim gati i mistershëm që do ti shërbente për ta hedhur me saktësi atë lëvizje të vështirë. Diku poshtë kokës të përcaktuar me një rreth të shpejtë, hoqi një vijë horizontale të lehtë e cila më pas do të tjetërsohej në shpatulla, supe dhe duart në vazhdim. E ngacmoi çdo pjesë trupore e saj. Filloi ta kundronte me kërshëri. Koka dhe qafa e gjatë tek nisej e mbështetej tepër çuditshëm midis shpatullave. Me duart e mbërthyera gati në të njëjtën lartësi mbi atë hekur të ftohtë të cilat do të shërbenin për të ekuilibruar lëvizjet dhe peshën trupore të saj. Nga të gjitha këto lëvizje që ajo do të kryente do të shfaqte veçantinë e saj femërore. Përveç thithkës të pa përfillshme në aq sa shfaqej nga ana tjetër e krahut, do të ndjente edhe një pjesë të gjoksit. Duke ushtruar disi më shumë peshë me njërën këmbë mbi podiumin prej dërrase, vithet jo tendecioze sëbashku me trajtën e trupit po shfaqnin edhe më shumë delikatesën e saj femërore. Bëri tre hapa të shkurtër duke ecur mbrapsht. Duke kryqëzuar duart i hodhi një shikim të vëmëndshëm punës mbi letër dhe modeles Në atë formë si lëvizi kokën deshte ti thoshte vetes se diçka kishte realizuar. Tek hodhi sytë përreth vuri re përqëndrimin e të tjerëve mbi modelen. E ktheu mbrapsht fletën e vizatimit dhe pa zhurmë doli. Njëzet metra nga objekti ku në katin e dytë të tij kishin studion, ndodhej lokali tek i cili konsumonte pijen e tij të preferuar. Nga ai lëng, dy teke të shpejta ishin për tu kthyer. Si gjithmonë pas atij veprimi, duhej të bënte edhe një lëvizje të shpejtë të gjuhës mbi buzë. Duheshin shijuar edhe pikat e fundit. I përhumbur, tek po kthehej ndjeu një zhvillim të ri brenda vetes. Në mundësinë e interpretimit krejt ndryshe të asaj pune. As vet nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte me të. Kësaj here do të hynte në studio i pa vëmëndshëm dhe do ta lënte derën të përplasej. Ajo kërcitje e thatë pas shpinës gati do ta shkëpuste nga ai ngacmim i çmëndur. Duhej të ishte sa më i vëmëndshëm karshi asaj që po përjetonte. U ndodh përpara kavaletit. Pa menduar nëse do të mundte mori lapsin. E ndjeu veten keq. Ndodhej shumë larg asaj që mendonte. E ktheu letrën e vizatimit në mënyrën më të pavetëdijshme duke e kopsitur sërisht me ato pineska të vogla. Ngacmimi që pati ishte ende i freskët por që nga mendimi deri tek maja e lapsit ndoshta ishte shumë larg. Dhe pa e kuptuar ndjeu ta tjetërsonte. Çdo pjesë e trupit të saj po përshtatej në figura gjeometrike. Ishin figura që lëviznin vertikalisht gati në një kohë. Në vazhdim, me një frikë të madhe në atë që po guxonte, përtej fantazisë, morën një dimension të ri, ku gati të gjitha pjesët trupore të saj do të shfaqeshin në një plan. Sigurish, duke i ngacmuar me një dritë-hije të lehtë për tu dhënë kohën dhe vendin e duhur. Ndjeu edhe diçka ku të tjerët nuk do ta kuptonin, lëvizjen e saj mbi atë tub metalik të shndritshëm të cilën ajo as edhe njëherë nuk e kryejti. | |
| | | | Në studio / Skicë nga Edmond Llaçi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London | Mon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele |
Poem by Shoshana Vegh
Mourning
You see a smile
I see tears
Continuing until the crying stops
Never leaving
The water came after me
Without stopping
As it is written
"For a whole year you will remember
And after that for the whole of your life
When the rest of the remainder
of your flesh and blood
relatives have departed."
The …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan | Sun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele |
Poem by Linda B. Scanlan
Angels Bless Us In Sleep
If you would touch my eye lids with the tips of your fingers
for the remainder of my days I would see only the good in the world
If you would touch my body with the tip of your tongue
All disease would be vanquished in one second of time
If you would call my name it would be music to my …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan | Sun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele |
Poem by Ernesto Kahan
From a mother to her special son
advance our time
in the tumultuous darkness
of my waking dreams,
in the gentle look
of your mystery
you made me your mother
in eternal persistence,
ocean of nights,
devotion in wakefulness
and irresistibly true tenderness.
Sing son and ours, reinvent...!
On the long way
where the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Natalie Arbiv Vaknin (Israel) | Sun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele |
Natalie Arbiv Vaknin
Natalie Arbiv Vaknin - graduated with a bachelor's degree in cinema, she owns the production company - Video Active. Director, producer and editor
I surrender to you
A night without contours
My consciousness fades away undisturbed,
I can’t speak
I looked at you
Your body twisted.
You were surprised by the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Poezi nga Grigor Jovani | Sun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele |
Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA E BREDHARAKUT
Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARIT
Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri | Sun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele |
Ajete Zogaj
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA
(Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj)
I- Veprat e studimore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, të vështruara nga Ajete Zogaj në librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë ” më së pari shihen si një kala e ndërtuar pranë …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj | Sat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele |
Sibilla Aleramo
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash | Sat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele |
Poem by Jagdish Prakash
UNDEFINED
Abyss of abstraction
Stretched from nothing to nothing
A gap within thoughts,
Thoughts of void, a grey horizon
Like an asphalt laden road
Lying shamelessly between bare footsteps
Under immensity called sky
Hanging precariously over space
Challenging thoughts, challenging colours, challenging silence, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
|