November 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | | | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | Calendar |
|
Statistikat | Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Franca
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
|
|
| PËRSIATJE PËR VETMINË OSE NGROHTËSIA QË TË KRIJON NË SHPIRT GJUHA POETIKE (Mbi librin me sonete “Hire të vetmisë. Përsiatje poetike” të Anton Nikë Berishës. Botoi Argeta LMG, Tiranë 2022) / Nga: Timo Mërkuri | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Agron Shele Admin
Join date : 09/01/2012 Age : 52 Location : Albania
| Titulli: PËRSIATJE PËR VETMINË OSE NGROHTËSIA QË TË KRIJON NË SHPIRT GJUHA POETIKE (Mbi librin me sonete “Hire të vetmisë. Përsiatje poetike” të Anton Nikë Berishës. Botoi Argeta LMG, Tiranë 2022) / Nga: Timo Mërkuri Sun Jul 31, 2022 10:45 am | |
| Anton Nikë Berisha PËRSIATJE PËR VETMINË OSE NGROHTËSIA QË TË KRIJON NË SHPIRT GJUHA POETIKEMbi librin me sonete “Hire të vetmisë. Përsiatje poetike” të Anton Nikë Berishës. Botoi Argeta LMG, Tiranë 2022
I-Në letërsinë shqipe “soneti” (tingëllima) është shfaqur në periudhën e Rilindjes, si ndikim kryesisht i letërsisë italiane me krijimet e Pjetër Zarishtit, Nue Bytyçit, Leonard De Martino, Filip Shiroka, Zef Serembe, Gjergj Fishta, Llazër Shantoja, Ernest Koliqi etj. duke marrë një përmasë të lartësuar me Ndre Mjedën në tre poemat e tij sonetike (tingëllimat) “Lissus”, “Scodra” dhe “Liria”. Madje Ndre Mjeda ka përdorur vargun njëmbëdhjetë rrokësh, varg i quajtur tipik italian, por që dalë prej penës së tij ka një elegancë dhe tingëllimë të pashoqe shqiptare. Të shkruarit “sonete” “kërkon një përvojë poetike të një niveli të arrirë artistik për të kapërcyer vështirësitë e shumta si në teknikën e krijimit ashtu dhe në artin e të shprehurit poetik”, por veç vështirësive të krijimit, “sonetet” kërkojnë edhe një lexues të kualifikuar, lexues që nuk mjaftohet vetëm me leximin e vargjeve, por synon përjetimin e tyre. Ndoshta pikërisht kjo vështirësi e dyfishtë ka sjellë edhe mungesën e dukshme të lëvrimit të soneteve në poezinë bashkëkohore.
II-Pikërisht në këtë kohë mungese, kur gati po harrohet shija e lartë artistike e “soneteve” krijuesi i shumanshëm Anton Nikë Berisha befason duke botuar te Shtëpia Botuese “Argeta LMG” (Tiranë 2022) veprën me sonete “Hire të vetmisë – Përsiatje poetike”. Pas vëllimit “Prushi i bukurisë” dhe “Sytë e heshtjes” autori ka dëshiruar të shprehet poetikisht, si gjithmonë me një stil të veçantë poetik në një nivel të lartë artistik, por pa iu larguar vetvetes. “[..] Është një lloj vazhdimi, një lloj ballafaqimi me veten e me të tjerët, do shprehej Martin Camaj” ... më thotë autori në një bashkëbisedim telefonik. Niveli i tij krijues, i dëshmuar në një sërë veprash letrare e studimore, arti poetik me të cilin ka krijuar librat “Prushi i bukurisë” dhe “Sytë e heshtjes” kanë dëshmuar për talentin e tij poetik dhe frymëzimin thellësor, i cili edhe këtë herë i ka përballuar denjësisht vështirësinë e krijimit të “soneteve”, duke na dhënë 35 krijime me vlerë që hapin një faqe të re dhe tepër interesante në letërsinë shqipe. Me këtë vepër mbushet njëkohësisht dhe një boshësi në letërsinë tonë bashkëkohore. Do të thosha se ky vëllim poetik i ri i Anton Nikë Berishës nuk është një “trëndafil në gotë” që zbukuron studion e autorit, por është një trëndafilishte e vogël, ku porsa kanë çelur 35 trëndafila të rinj në “lulishten e poezisë shqiptare” që përhapin aromën e rinisë së tyre. III- Ka edhe një anë tjetër interesante ky libër: ndërsa Petrarka i shkroi “sonetet” me adresim dashurie, Shekspiri ia adresoi si këshilla një djali të ri, Rilindësit tanë ia kushtuan atdhedashurisë dhe lirisë, Anton Nikë Berisha këto 35 sonete ia adreson filozofikisht ndjenjës (Hireve) të ...”Vetmisë”. “Vetmia mund të jetë një dënim i tmerrshëm ose një shpëtim i mrekullueshëm”[..] citon autori Bernardo Bertoluçi-n dhe Fabricio Karamanjan (Fabrizio Caramagna) kur shprehet metaforikisht: “[..] vetmia është një det që asnjëherë nuk mbërrin në asnjërin breg, një urë që s’del në asnjë rrugë dhe një ngjyrë që nuk e mbërrin asnjë dritë”[..]. “Me pak fjalë - thotë Berisha në parathënie - vetmia ngërthen cilësi e kuptime të shumta: është ndjenjësim, gjendje e veçantë shpirtërore e mendore... Shprehet kryesisht në dy rrafshe kryesore: kur jemi vetëm e kur jemi të vetmuar. Vetmia është vuajtje shpirtërore, dhembje; është brengë e pashuar, po dhe shpëtim, prehje e pazëvendësueshme.”(f. 6). E parë në këtë aspekt “vetmia” mund të quhet me të drejtë si një “vetmi” krijuese, e nevojshme dhe e domosdoshme për njeriun (krijuesin) që të qartësojë idetë dhe mendimet e tij, të hulumtojë brenda tyre për të gjetur më të “bukurën”, më të “përsosurën”, për të admiruar dhe përjetësuar “hiret” e tyre. E bukura është një bashkim (unitet) dhe harmonizim “hiresh” për shikimin dhe ndijimin e njeriut. Te një lule p.sh. ne admirojmë hiret e formës sw petaleve, ngjyrës dhe aromës sw saj, tw raportit me pistilin, ngjyrën, freskinë e petaleve,gjetheve, kërcellit etj. Që t’i përjetojmë këto “hire” na duhet që të jemi në një gjendje “vetmie”, larg zhurmave e shqetësimeve të tjera me qëllim që mendja jonë të përqendrohet tek ato, raporti i tyre mes veti dhe njësimi i së tërës, pastaj ne t’i meditojmë dhe t’i admirojmë ato. Ndërkohë kemi edhe vetminë “gri”, vetminë e krijuar si pasojë e braktisjes, e varfërisë, pafuqisë, sëmundjeve, moshës etj., vetmi që kullon dhimbje e mjerim. Ka një varg te tingëllima e pestë që nis me fjalën: “Shtjellë” (f. 21) ku mes tronditjes kujtojmë se shtjellat janë vorbulla uji (gjeratore) ose vorbulla ajri (tornado), të cilat, thithin njeriun brenda tyre (si vetë mjerimi) prej nga del në sipërfaqe nga uji ose zbret në tokë nga tornado pa jetë, por edhe i shpërfytyruar. Megjithatë edhe në këtë rast, ngjyrën “gri” të kësaj vetmie poeti e përshkon me ngjyrën e bardhë të shpresës: “Shtjellë .../ lëvron si heje akulli të mprehtë/e nuk kursen ta akullsosh palcën/ .. /Plagë stinësh që s’di të përmbyllet/po asnjëherë nuk e puth fundin”(f.. 21). “Shtjella” janë dhe mendimet e ndjenjat e njeriut në vetmi apo të vetmuar që, megjithatë krijojnë tek ai imazhe shprese plot hire për një të ardhmen pse “asnjëherë nuk e puth fundin”.
IV-Vetmia nuk është një yll me dy kënde. Vetëm apo të “vetmuar” janë dhe yjet, por drita e tyre del si shigjeta nga harku në formë rezesh nga gjitha drejtimet dhe vjen drejt nesh me të gjithë skeptrin dritësor të tyre edhe shumë vite pasi ata janë shuar. E tillë është edhe poezia, drita e një ylli që udhëton tej jetës së poetit në formë vargjesh, ku forca që kushtëzon kohëjetën e saj është forca e talentit të tij, sepse poeti u jep dritë dhe brezave pasardhës. Libri “Hiret e vetmisë” i Anton Nikë Berishës është një vëllim poetik që kërkon vëmendje “vetmie” në lexim, kërkon meditim mbi secilin varg për të kuptuar strukturën e mendimit të formatuar në strofa katër dhe tre vargje. Sonetet e Anton Nikë Berishës janë të një shtrati filozofik kur lexon vargje të tilla: “Yllësi e zhytur në vorbullën e kureshtjes / si të veprohet më lehtë, sa më mirë, / me ngrohtësinë e vajzës dehur nga epshi / kur e ndien të dashurin apo e ëndërron” (f. 33), “Ti e ndez etjen për shtegtime të reja /edhe nëpër rrugët që shkojnë e nuk kthejnë” (f. 32), “me mendim i prek retë që stuhia i përkund” (f. 18), “Tis brengash gërryese të vëna në lëvizje/si kallinj guri të pjekur ndër ara/kur i shtyn era e përqafojnë njëri – tjetrin” (f. 21), “lule në brymë ku ëndërrohet ngrohtësia/e rrezeve të diellit – ledhatim petalesh” (f. 21), “Zonjë e fisme që jeton përherë nga /joshja dhe kërkimi i pafundësisë” (f. 42), “gjelbërim pranveror kur e pushton pyllin/e kur këngë e zogjve derdhet hirplote” (f. 44), “zhytje në lumin Lete dhe pastrim/i ndërgjegjes ose zhbërje e harresës”(f. 46) etj. dhe ky fakt përbën të veçantën e krijimtarisë poetike të tij, që kërkon një përqendrim të madh në lexim dhe kulturë leximi e mendimi, por ndërkohë ëmbëlsia e shprehjes së tyre, ngrohtësia që të krijojnë në shpirt, gjuha poetike e vargjeve, rima dhe ritmi i soneteve ta bëjnë të dukshme qenien e poezisë, siç dallohen në ujin e lumit malor copat e floririt natyror që rrjedha i sjell me vete. Thashë që vargjet janë në një shtrat filozofik, por njëherit fjalët janë tepër të kuptueshme dhe ritmi i tyre nëpër vargje këndon si “gjashtë bilbila”, duke u dhënë soneteve një muzikalitet tipik që është e dallueshme te poezia e Anton Nikë Berishës. Figurat artistike në sonete nuk janë “vazo” lulesh të vendosura në parvazin e fjalëve, por ashtu si harqet e urave, që më shumë se stilizim estetik janë “struktura” që mbajnë në këmbë urën ( sonetin), duke e paraqitur të bukur ndërsa është e fortë.
V- Anton Nikë Berisha ka botuar vetëm katër vepra me poezi, libra poetikë, por ai ka ndjerë dhe përjetuar shumë poezi. Mjafton të lexosh parathëniet dhe shkrimet e tij për librat poetikë dhe krijimtarinë e poetëve të ndryshëm, të shohësh nivelin e tyre për t’u bindur për dijen dhe për botën e pasur poetike të veprave të tij. Në veprat e tij në prozë, herë - herë dhe në ata studimorë ka shumë poezi (veças romani “Gjin Bardhela i Arbëresh” që është një simfoni poetike), ndërkohë që në poezinë e tij nuk gjen fare vargje prozaike. Kjo do të thotë se, para së gjithash, Anton Nikë Berisha është poet kur shkruan vepra letrare dhe elegancën e artit poetik, muzikalitetin dhe figuracionin e tij e përdor suksesshëm dhe në prozë. Prandaj ka kaq shumë poezi në prozën e tij letrare. Njëkohësisht ai është edhe një njohës i mirëfilltë i gjuhës shqipe dhe fjalët që ai shtjellon në tekste, kanë ngjyrë, aromë dhe muzikalitet të mëvetësishme.
VI- Leximi i këtyre 35 soneteve të Anton Nikë Berishës dhe përjetimi i tyre do t’i japë hapësirë më të madhe mendimit, një thellësi të re gjykimit dhe një largësi e dritësi shumë-ngjyrëshe vështrimit tonë poetik.
***
Fjala “sonet” rrjedh nga fjala italiane “soneto” dhe nënkupton një “këngë të vogël” dhe se fjala e origjinës “sonetto” përkthehet “tingull”, prandaj sonetet quhen edhe “tingëllima”. Në letërsinë evropiane “soneti” është përhapur në saj të poezisë italiane dhe sidomos pas suksesit të madh të veprës “Il Canzoniere” të Françesko Petrarkës. Teknikisht soneti shpjegohet si një vjershë lirike prej 14 vargjesh, e ndarë në strofa: dy strofat e parë prej katër vargjesh dhe dy të fundit prej tre vargjesh, zakonisht njëmbëdhjetërrokësh e me rima të gërshetuara në mënyra të ndryshme. Në letërsinë evropiane njihen sonetet e Petrarkës dhe të Shekspirit si kulme të këtij lloji letrar, madje me termat “sonete petrarkiane” dhe “sonet shekspiriane” përdoren sepse Petrarka dhe Shekspiri përfaqësojnë dy format e ndryshme sonetesh të krijuara në Evropë. Petrarka ka shkruar gjithsej 366 poezi lirike nga të cilat 317 janë sonete që u botuan në vëllimin poetik “Il Canzoniere”, ndërsa Shekspiri ka shkruar gjithsej 154 sonete në vitet 1590 – 1600. Të shkruarit e sonetit kërkon një përvoje poetike në një nivel të arrirë artistik për të kapërcyer vështirësitë e shumta si në teknikën e krijimit ashtu dhe në artin e të shprehurit poetik. Për këtë arsye Petrarka dhe Shekspiri e pas tyre poetë të tjerë e kanë përdorur “sonetin” për të treguar “nivelin superior”, “superioritetin e arrirë” poetik.
Timo MërkuriSarandë, më Prill 2020-Gusht 2022 | |
| | | | PËRSIATJE PËR VETMINË OSE NGROHTËSIA QË TË KRIJON NË SHPIRT GJUHA POETIKE (Mbi librin me sonete “Hire të vetmisë. Përsiatje poetike” të Anton Nikë Berishës. Botoi Argeta LMG, Tiranë 2022) / Nga: Timo Mërkuri | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London | Mon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele |
Poem by Shoshana Vegh
Mourning
You see a smile
I see tears
Continuing until the crying stops
Never leaving
The water came after me
Without stopping
As it is written
"For a whole year you will remember
And after that for the whole of your life
When the rest of the remainder
of your flesh and blood
relatives have departed."
The …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan | Sun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele |
Poem by Linda B. Scanlan
Angels Bless Us In Sleep
If you would touch my eye lids with the tips of your fingers
for the remainder of my days I would see only the good in the world
If you would touch my body with the tip of your tongue
All disease would be vanquished in one second of time
If you would call my name it would be music to my …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan | Sun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele |
Poem by Ernesto Kahan
From a mother to her special son
advance our time
in the tumultuous darkness
of my waking dreams,
in the gentle look
of your mystery
you made me your mother
in eternal persistence,
ocean of nights,
devotion in wakefulness
and irresistibly true tenderness.
Sing son and ours, reinvent...!
On the long way
where the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Natalie Arbiv Vaknin (Israel) | Sun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele |
Natalie Arbiv Vaknin
Natalie Arbiv Vaknin - graduated with a bachelor's degree in cinema, she owns the production company - Video Active. Director, producer and editor
I surrender to you
A night without contours
My consciousness fades away undisturbed,
I can’t speak
I looked at you
Your body twisted.
You were surprised by the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Poezi nga Grigor Jovani | Sun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele |
Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA E BREDHARAKUT
Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARIT
Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri | Sun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele |
Ajete Zogaj
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA
(Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj)
I- Veprat e studimore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, të vështruara nga Ajete Zogaj në librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë ” më së pari shihen si një kala e ndërtuar pranë …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj | Sat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele |
Sibilla Aleramo
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash | Sat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele |
Poem by Jagdish Prakash
UNDEFINED
Abyss of abstraction
Stretched from nothing to nothing
A gap within thoughts,
Thoughts of void, a grey horizon
Like an asphalt laden road
Lying shamelessly between bare footsteps
Under immensity called sky
Hanging precariously over space
Challenging thoughts, challenging colours, challenging silence, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
|