Anton Nikë BerishaFragmente nga Prushi i bukurisë . Përsiatje poetike për artin e fjalës së Prof Anton Nikë Berisha.
(Cikël prej katërmbëdhjetë imazhesh poetike të bukurisë së artit të fjalës)Botim në dy gjuhë, shqip dhe italisht. Përkthimi në italisht nga Albana Alia Il Fulgore della Bellezza. Riflessioni poetiche sull’arte della parola, Luigi Pellegrini Editore, Cosenza,2014.
Përtej harrimit e pate djepin – Bukuri
kur njerëzit zunë dhe i përftuan Fjalët.
[…]Ëndërr e përkëdhelur me bardhësi t’krahnezës
e me hijeshinë e sythit të posa çelur;
ujëvarë e qëndisur vrushkujsh shkumëzorë.
[…]Je prehje e hirshme që përherë vetëlind
nga flakadajtë e prushit dashuror,
lirim zemrash të mbërthyera tundimesh.
[…]Je rrjedhë e zjarrtë e vistrakut të mendimeve,
frymë e zgjuar e afshit, e përftimit,
që nuk shuhet as ndër shkrepa të thepisur-
e vërtetë e lirë që yjet i mbërrin
për të huazuar shkëqimin e pasosur;
[…]puhizë që zgjon bebëzat e etura për agime.
[…]Idhujtare lozonjare që s’di të shuar,
caku i cdo nisjeje, i secilit shtegtim
i afshit të ngulmët dhe i cdo flijimi –
në përmbushjen e njësimit të përsosur.
[…] Ishe dhe je paanësia e përsiatjeve
kjasim i lehtë i vrushkujve ngazëllues
të reshjeve pranverore që ujitin e përtërijnë
shikimet e brishta dhe sytë pikëllues
kur epshi ngulfatet në gryka të errëta.
[…]Je shpërgjumja e ndërgjegjes së fjetur
ndrydhur nga mosbesimi, hutesa;
[…]Je përherë Bukuri e prushtë
Si sot, si nesër.
Epigrafi nga Jeronim De Rada “Parime të estetikës” 1861, (përgatitur nga A. Uçi)“[E bukura] Kjo pjesë e ndritur shpirtërore, na është dhënë që ta mbështesim, ta zhvillojmë dhe ta bëjmë të japë fruta e lule [...] Këndej del se kultivimi i bukurisë paraqitet si kërkesa e domosdoshme, më e lartë se çdo vepër arti, dhe ka një peshë shumë të madhe për të mirën ose për të keqen në jetën e njeriut. Dhe një detyrë e tillë që vjen duke u rritur, është e lodhshme dhe e gjatë sa vetë jeta tokësore”.
Girolamo De Rada “Principii di estetica” 1861 “[Il Bello] Questa parte spirituale sublunare, fu data a noi a reggere, e portarla a’ fiori e a’ frutti [...] Indi questa adolescere nel bello si considera come una fattura indispensabile, superiore ad ogni opera d’arte, e che ha troppo maggior peso pel bene e pel male sul destino dell’uomo. Ed un tal fare che cresce se è faticoso e lungo quanto la vita terrena.”