Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha   Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha EmptySun Mar 22, 2015 10:09 am


Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha Engjel10

Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha




Ngjyra e shkrimit


Si sytë e fëmijës ngjyrë deti
ngjyra e shkrimit
pellg i thellë
sa i ftohtë fundi
atje me një gur dhëmbët e tigrit
diamant a topaz
e ngjyra përhitet përhitet
e del gjak i bardhë
i vdekjes klinike

si sytë e fëmijës ngjyrë malli
ngjyra e shkrimit e lodh bardhësinë
me pamjen e bukur të lindjes
e këput me vijë të zezë
copën e vogël të gëzimit

dërgoma një letër – vjollcë
ngjyrë qielli
vizato përfund fjalëve
lumin ku pinë
kafshët e buta
e njerëzit e egër

ku e gjet, o Zot!
atë penë që në vend të ngjyrës së ëmbël
rrjedh helm e lot.





Trupi i shpluar

Mos je ti ai Anonimi
autor i letrës së humbur
që koha e ardhshme e hapi
dhe e shpaloi si trupin
me plagën e sëmurë
të urrejtjes sate

rresht i parë i saj
homo hominus lupus est
e ujku me përrallë në shkallë
në legjendë më lë pas dore
para syve sa qeshë gjallë

mos je ti ai që ia lë testament
brezit tënd që lind i pafajshëm
këtë shkrim të zi të zi të zi
si dëshmi të verbërisë sate
dhe urrejtjes

koha shëron
po fjalët nuk vdesin në Libër
ngjyra e zezë e shkrimit tënd
ruhet nëpër rafte

mos je ti ai që e shkrive vajin
e fike zjarrin
e nxive kohën që mbeti harresë
dhe dëshmi e verbësisë sate
Ku të të gjejnë
të të përgjigjen
s’je sot s’je nesër
shpalohet vetëm turpi yt.





Thashë


Mos i numëro vitet me njerëzit egoistë
ata ta humbin baraspeshën
lëvdatë e zhveshur janë.

Dikush tha. Vetëm dashuria mbetet
si kundërvlerë e së kaluarës
me çka ta këmbejmë pastaj?

Vetëm dashuria numërohet jetë.

Thonë. Sëmundje e kohës është kjo
kohën që s’mund ta kthesh më
e godet nostalgjia.

Çka thanë për shpresën?
çdo lindje e diellit është një ditë me shpresë
bukë e shpresë sa të duash.

Vit i thyeshëm, apo çka tjetër?
Vijnë të më tregojnë!




Frika


Çka mund të blejë me pagën mujore
një dozë frikë kushton më së liri,
është produkt vendor

në tregun ku blejnë të gjithë, shitet propaganda
produkti më i lirë vendor

ata që s’kanë pagë, frikën e marrin falas  
të fabrikuar e marrin, produkt i përdorur.

prej pagës sime më mbesin copëza kusuri
mund ta blejë dhe shtypin me foto politikash

frika mbetet  malli më i lirë, e shesin dhe e blejnë shumica

në Ankandin  politik të gjitha shiten
vetëm frika ndahet falas.




Natë dimri


Krejt çka shkruan dora ime e dridhur
e nxora nga herbariumi
ujë të pi fjala ime thashë
dhe ky rrëfimi im mesditë prej shtëpisë
prej nga e shoh të frikshëm
tokën e tim ati

fjalët bëjnë natë dimri
i ftohtë janari ngrinë mendimet
kotësia e kujtimit heshtur
riprodhon dhembjen shpërfytyruar

edhe njëherë të ç’veshur
e shoh vendin tim, tokën time
vendin ta zbrazin matrapazët
këtë punë kanë ata

dita me bërtitmë e lodhur rri në këmbë
fjalë grisin çka tjetër pos fjalë
a  këndon zemra e zbrazur
diku rrahin kambanarët
Zoti pikëllohet për të dashurit

i kaltër qielli
e verdhë është shpresa e kaluara e jonë
herë errët herë bën shenjë drite

si të dalim nga shtrati i ftohtë
pa mbulesë
po mëkati, kënd e zë  mëkati i huaj

poetët  reflektojnë  dashuri
dashuria e ruan edhe Atdheun
Atdheu i ruan zogjtë e vetë si në kuvli.
                 ....dhjetor, 2014.






Letërpostalja


Sa ta kapë syri kasollen time
jehona e thirrjes telefon të zgjon
zëri im i ëndrrës

ku po shkon
përgjithmonë dashuria si pema
e pëson me rrënjën e gjethit
në baltën e njomë

S’di të shkruaj zemra ime
as syri yt të lexojë





Virtyti


Besimi është, virtyt
-  ta ruajmë
virtyti  është, dashuri
-  ta kultivojmë
dashuria është, reflektim
-  ta shprehim
reflektimi është vetë njeriu
-  ta ndihmojmë
njeriu është krijesa më delikate
-  ta çmojmë
toka ku shkelim, e mban jetën
-  ta përpunojmë.
jeta është premtim
-  ta pranojmë
Krijuesi është në figurën tonë
-  ta adhurojmë
ku është besimi, virtyti, dashuria,
është  jeta, premtimi, paqja,  mirësia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi
» Cikël poetik nga Riza Çato
» Cikël poetik nga Myrteza Mara

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: