Cikël poetik nga Miltiadh DavidhiPOEZIA ËSHTË AJËRMë pyesin shpesh, ç’është poezia?
E unë iu them, është ajër,
Ajër për frymëmarrje, ajër i pastër
Dhe i padukshëm për egzistencën e jetës,
Është zë i brëndshëm
I bimës suaj të dhëmshur që kërkon të mbij
Në tokën e shpirtit,
I bimës që ndeshet e vetme në furtunë
Për të treguar
Orgjinën e lotit e të dhimbjes
Nga e vërteta e përditëshme,
Është dritëz për shikimin e njeriut
Për të dalluar të bukurën dhe të shëmtuarën
E çdo hapi që hedh
Nëpër ditënetët e rrotullimit të tokës
E vrapit të erës,
Është lum ndjenjash
Që rrjedh nëpër enë gjaku, nervash, limfe,
E furnizon gjithë qënien
Me oksigjenin e dashurisë pa urrejtje
Si ushqimin e domosdoshëm
Për të jetuar qeliza e gjallë e dritès,
Kudo që të jete
Në trupin e ëndrrës sime, a ëndrrës suaj,
Për t’u shndërruar në realitet të blertë
Përkëdhelur nga duar nënash,
Vajzash e grave të lumtura,
A të masakruara nëpër dallgët e detit të tyre.
Poezia është jeta ime dhe e juaja e mbirë
Nëpër copëza shpirti, që rrugëton
Bashkë me valëzat lozanjare të lumturisë
E hirin e kujtimeve qè mbulon thèngjij shpresah qè s’vdesin.
S’është as bukë e as ujë, por është më shumë,
Është pavdekësia brenda jush, ushqimi shpirtëror
Pa të cilën ky,univers do ishte i pakuptimë,
Një rrumbullaktësi boshe, një bark i uritur
Në një shpirt të vdekur.
DRITA DHE YLLI I SAJDrita e bardhë dhe e bukur,
Me plot harmoni
Me të dashurin e vet në përqafim
Të përjetshëm.
Më kot thonë se janë të shkurtëra
Përqafimet e lidhjet!
E unë krahët e puthjen s’ia shikoj,
Por shëmbëllen me një grua të zjarrtë
Që digjet në flakë,
Dhe ylli sa vjen e më i bukur
Bëhet natën.Mahnitem
Në këtë mrekulli besnikërie
Pa mundur kurrë ta prek.
Largësia është vijë shikimi
Që e mbërrij sa hap e mbyll sytë,
Me sytë e shpirtit.
E ata të dy kështu jetojnë në shekuj,
E drita lind e vdes
Atje,në shtëpinë e ëndrrave të tyre,
E shpirti im kthehet në psherëtimë.
Këtu në tokë drita e sinqeritetit
Sa vjen e më shumë po zbehet e ftohet,
E po i ngjan dhembjes
Së një flake qiriri,që tretet e shuhet
Mbi qivure të vdekur.
Ndërsa drita e bardhë, e bukur,
E mbështjell
Me një dashuri
Që s’e shuan dot era e kohës që iku,
E as tufanet e shekujve që vijnë,
E na dërgon mesazh ta ndjekim
Këtë,Ujëvarë drite e dashurie
Dhe këtu,në parajsën e tokës së gjall.
Çdo ditë që lind
Le të jetë për ne një yll dashurie
Përqafuar me të bukurën e vet!
EKLIPSI I DASHURISËO èndèrr e bukur zgjohu,
Sot dhe unè mund tè pèrqafoj,
Timen bukuri,
Diellin trup perri,
E drita e tij
Do jetè vetèm e imja,
E imja dashuri.
Qepallè Hène u bèra,
Qepallè malli
Plot me ngrohtèsi,
E pak e nga pak
Si me magji
Do ta pushtoj e do dehem
Me syrin e tij,
Do digjemi né puthje
Nèpèr tè bukurèn flakè
Plot me èmbèlsi,
Dhe xhelozja tokè
Gjer né palcè e xhelozuar,
Bèn mirè tè mos na shikoj,
Pèr tè mos u verbuar.
EKLIPSDimèr,ftohtè,
Vetmi,
Ndaj
Dielli,
Hènèn mori
Pèr ta ngrohur
Né gji!