Cikël poetik nga Sabrie SelimajLOTI I NËNËS•
Pikon loti ,valë përvëluar,
Njomi buzën e shkrumuar,
Zemra e nënës troket malluar,
Hënë e dielli, duke shoqëruar,
•
Dhimbja mall pikon pikë,
Si një ditë e një ditë,
Prit e prit dera të hapet
Prit e prit loti të thahet.
•
Djem e vajza nëpër botë
Si s`i njomi vallë ky lot
E të merni udhën kthim,
Të shtëroj loti pikim,
•
Nëna qanë t`këput shpirtin,
Me ngashrim kujto t`birin
Të shikoj nipa e mbesa
Dalë ngadalë i qaset vdekja
•
Ulur në pragun e shtëpisë
Shikon rrugën i djegin sytë
Mallko jëtë e fatin shkruar
Birë thërret tej e malluar
•
Nuk po qajë, vdekjen ofruar,
Por po qanë, zemra malluar,
Nese vdes, birë pa ju parë,
Varri imë do lëshoj gjamë..!!
•
PËRHERË PENG I DËSHIRAVE•
Rrufe ikën vitet në vetëtimë i ndjekim nga pas,
rudhat qëndisur ballin, flokët thinjur nga pak,
vuajtjet na dërrmojnë por ecim me vendosmëri
jeta është lajkatare, provuar e kemi gjithësesi.
•
Shumëherë u luta perëndisë, të ndryshojë këtë botë
ecur përplasur me padrejtësitë dhimbja t`çan gjoks
valët e lakmisë të shukin sa andej këtej më kot
udha e kësaj jete është një mister. s`e zgjidhim dot!
•
Vazhdimi i këtij udhëtimi, ka dhe të bukura, patjetër,
jeta është si stinët e viteve në udhën e përpjekur
në shpirt fshehim shumë dëshira që ngelin djerrë
loti, stuhija, dhimbja, buzëqëshja gëzimi, pranverë,
•
Rrudhat e dhimbjes fytyrën ta vijzojnë mengadalë,
fjalët e pathëna të shpojnë, e mbushesh me vajë
përhumbur kërkon të përzgjedh diçka nga kjo jetë,
i lutesh perëndisë, dërmuar nga dhimbja peshë...
•
E vërteta puthë sytë çiltërsisë, ne ndjekim udhën tej,
vitet lënë gjurmë, ndoshta padrejtësisht ndonjëherë
parajsa e ferri më duket qenkan këtu në tokë
ne perfaqsojmë udhëtim e mundimshëm n`këtë botë.
•
KLITHMA IRONIJE•
Shije të hidhur përherë,la fati im
Grëmisur tutje në prehrin harrim
në skutat e errta me lotim pikim
drithërueshem,përpiqet n`hutim
•
Në çengelat e dhimbjes mbërthyer
nga fishkëllimat e shpirtit shqyer
ankthi shpresen tujtje zhvëndosur
në skuta te errta piktur e murosur
•
Klithmat çjerrin vrullshem ironin
Fati mbërthyer shpirtin ngushtim
trokollimat e shfrenimit rrëmbim
përpëlitet në shtigjet ëndrrim
•
Shije të hidhur,në sytë e kapitur
me etjen zhuritur tretur e venitur
nxirruar nga mospërfillja heshtur
me vizime kokëforcije përcjellur
•
Në altarim dhimbje e përgjunjur
vrazhdësija përherë e pa tundur
Trokollin në ikje dërrmueshëm
kapitur,lodhur,mjerisht harrushëm!!
•
NDONJËHERË MËRZIA BËHET VULLKANNdonjëherë mërzitem shumë, pa e kuptuar pse!
vetmia është si deti i trazuar, shpirti rehat s`gje,
grindem me vetveten, pa arsye e pa shkak,
përlotem, buzëqeshë, përherë me fatin endacak
Ndonjëherë erën, kur më përkëdhelë, dua ta godas,
mendohem e mendohem, por koha s`kthehet pas
shpirti trazohet ,e shperthen si vullkani përvëluar
sytë skuqen nga dhimbja e veshtroj tutje hutuar
Ndonjëherë vetmia të çjerrë me thonjt e trishtimit ,
pa dashje rrëshqet në humnerën e mosbesimit
shpresa vrenjtë vetullat e dielli zhytet në det
zemra shtrydhet e shtrydhet , nën gërmadhat jetë
Ndonjëherë dhe ëndrrat të rrëmbejnë me vete
shpresa e përlotur çirret e çirret pa pikë shprese
sytë humbin shkëlqimin, të zbehet buzëqeshja
ngelesh në mes të rrugës, duke të puthur heshtja
Ndonjëherë dhimbja të rrëmbenë me vete si stuhija
duke mallkuar fatin e sytë i kthen nga Perëndia
e shpresën e pashpresë ,mbështillesh e përlotur
në këtë jetë mundimqare, ku vuajtja nuk ka te sosur.
KAM MALL…Kam mall për cicërimat e zogjëve
Kur pranvera lulëzon tokën ngjyrë kafe
Pemët e çveshura mos të jenë kërcure
Sythet të shpërthejnë me vello jeshile
Kam mall të prekë bukurinë e natyrës
Me syrin tim shtegtar do ta sodis
Mbi malet me borë ngadalë të rrëshqas
Në vendlindjen time malli shplodhë sytë
Kam mall, vërtetë sa shpirti m`u gufos,
Dua t’ndjej afshin e tokës të ngrohtë
Ëndrratë kalojnë përtej imagjinatës
Tumden në prehërin e vendëlinjes time
Kam mall, e malli më rrëmben me vete
Troket në portën e shpirtit me cicërima
Bilbili këndon këngën e tij magjepse
Unë ndjej përkëdheljen e të gjitha stinëve
PISHTAR I TYMOSURNëse një ditë,shpirti digjet,
Toka, lotin do përpijë,
Zemra që vuan kaq shumë
Ado,gjej ndonjëherë qetsi ,
Valët e jetës më përpinë
Stuhi me rrebeshe jeta ime
Vargjet që rreshtoj ngadalë
Janë brenga e jetës time ,
Qielli i shpirtit u përflak...
Zog i braktisur në rrebeshe
Sa lot, pikoi syri në jetë
E buza i lëpiu në heshtje,
Ëndrrat në mëngjes shuhen,
Unë ngela pishtar i tymosur,
Zemra që kishte marrë plagë
Me dhimbjen rri e murosuar,
Loti më rëndonte qerpikun
dora se fshiu dot vuajtjen,
Me përbuzje më shikon fati,
Dhimbjes më kot i them tutje,
FOL E DËGJO VETËTë kërkosh drejtësi në këtë botë,
është sikur kërkon gjilpërën në det,
ethet e lakmisë ,janë bërë mastiç
llum i tëri, ngado që të veshë,
Nëse, kërkon ti vërtetë drejtësi
ajo tashmë ka perënduar
të gjithë e zëmë në gojë si grua të ligë
nderin e saj askush në ved se ka çuar
Shpirti i lodhur kërkon rrugdalje
nga ky batak ku jemi katandisuar
dikush fle rahat mbi miljona vënë
ca të tjerve, u errësohen sytë
Kjo është bota jonë e madhe
të drejtën e fjalës ke, fol dëgjo vetë
sa i përket drejtësisë, ore miqë e shokë
më duket ajo paska ndërruar jetë...
PËRTEJ IMAGJNATËS
U mbylla me ëndrrat e vetmuar
Nga etja apo nga frika, se di ,
Por këtu unë ndihem e privilegjuar
Në botën e ëndrrave, plot fantazi ,
Aromën e detit dhe këtu e ndjej
Ndoshta vala më rrëmben me vete
Dhe heshtjen detit unë do ia thyej
Me britmat e shpirtit, eja ku mbete
Lumturia vallë në ç`planet ishte,
Në tokë, qiell apo në ëndrrat e mija
Dëshira përherë e burgosura e fatit
Dhe ethet e pritjes i përpinë vetmia
Përtej imagjinatës kalova heshtur
Theva brinjët e planeteve në gishtrinj
Puthja horizontet me sytë shtegtarë
E veten ku ta gjej, shpirtin tim,
Vrarë shpirti nga ky udhëtim i gjatë
Rrudhat e vetmisë më stolisnin ballin
Buza e zhuritur nga stinët e viteve
E ndienin etjen e puthjeve të mallit...
DHIMBJA TË PRISHI NURINMe sytë e qiellit t'vështrova ,
Me penelin e zemrës pikturë
Me etjen e dashurisë të thirra
Bëra portret një zemër gurë ,
Perëndeshë me petk bukurie
Nuri përse të paska rënë
Dhimbja s`është rrobë stolie
Por natë ogurzezë pa hënë
Me sy të lodhur të shikova
Si hëna që ikën në perëndim
Varë të paskan bukurinë
Ne syt e tu ,lexoj trishtim,
Valë deti e tërbuar hidhesh
Shkumëzon puth ëndrrën lehtë
Me yjet vallë ç'kishe sonte
I përflakë,ike si hije mes resh ,
Me sytë e dashurisë të pash
Gjymturë thyer mu duk trishtimi
Loti u mpiks mbi buzë flakë
Nga dhimbja mu keput shpirti ,
Zemra e gjorë s'njeh urrejtje
Eshtë si lulja mbuluar me vesë
Njom buzën e etur malluar
Me sytë e dashurisë thërret...
Ç'PATËN SYTËÇ'patën sytë xixëlluan
trembën hënën,e larguan,
yjet rresht tu vardisën
me një puthje të qëndisën,
Ç'patën sytë si shkëndija
u lakmoi vet Perëndia
lulet çelën ngjyra,ngjyra
mrekulli bëri natyra ,,,
Ç'patën sytë vallë, ç'paten
më ndoqën ditën e natën
zog u bëra, pas të ndoqa
kurrë nga mendja nuk t'hoqa
Ç'patën sytë a s`më thua
që ndalën përherë tek mua
mos vallë të kërkon zemra
të do shpirti, vrapon mendja...
NËSE ...Nëse rrudhat të puthin ballin
vizuar janë kujtimet e jetës
furtuna e viteve shpalosë petalet
ëndrrat zbehen si gjethet e vjeshtës
Nëse rrudhat të përkëdhelin syrin
me lotët e vuajtjes e lumturisë, vaditur
në mes kujtimesh do zgjosh ëndrrat
herë do buzëqeshësh, herë do mërzitesh
Nëse lumturia e vujtja notojnë bashkë,
kot sa kërkon të shpalosësh kujtimet
rrudhat në ballë të puthin në heshtje
ky është ditari qe shpalos kujtimet,
Sabrie Selimaj @&