Poezi nga Sabrie SelimajMENDOHU MIRË•
Kur mendja t`mer peng,
vërtetë,bela e madhe,
jepi vetës një pickim,
kthehu në jetën reale...
•
Shikon ëndrra sy hapur
qielli të duket ombrell
se më kot,nuk kan thënë
po shikon ëndrra n`diell.
•
Mendohu njëherë mirë
kuturu nuk ke ku vete
po rrëshkiti fjala pa ndier
vetës tënde i ngrite leqe,
•
Mekati, është njerzor!
pse i gjykojnë mekatarët
në kët jetë shkallë shkallë
kalojnë vetëm Pashallarët?
•
Fjala mirë duhet menduar
ajo është molla e sherrit
po të shkau pa peshuar
të shpie n`portën e ferrit
•
Mendja, gjuhën komandon,
dhe kur fjala të thumbon
gjuha e gjatë përherë bela
koha mjegull,sy nuk ka...
•
Jeta është, kronometër,
ne udhëtar, asgjë tjeter!
fjala të ngre ,fjala të veret
koha shkruan,kur ti flet ...
MOS GABO FORCËN ME HUMB•
Shkëmbyem ca shikime
buzëqeshur s`rri hidhërimi
mendimet dot s`i ndamë
kokulur vazhdoj udhëtimi
•
Kur të thirra ty në emër
fshehur hodhe vështrimin
''tak'' ta bëri e jotja zemër
mbase ëndërrove kthimin!
•
Ndalova ti, hapin hedhur
fjalën tënde unë e prita
në udhëtimin ëndrrimtar
mbase sytë i thanë t`gjitha,
•
Kokën ulur mos e mbajë
mos e bëjë veten me faj
shpirtin mos e brengos
as durimin mos e sos
•
Ec të lutem mos ndalo
koha hapat i shpejto
mos gabo forcën me hunb
shpirtit rrënjë me ja tund.
•
Jeta është e shpejt si era
vjen e iken si pranvera
shikom,drejtë në sy një çast
ëndërrat tona mos i le pas.
NDONJËHERË •
Ndonjëherë,hapat tutje të godasin,
pa pritur me vete, fillojmë e flasim,
jeta është e çmuar,këtë mirë e di
Por jo të gjithë e shijojnë në tërsi
•
Ndonjëherë nga fjala mbytesh
me fatin shkruar ''kacafytesh''
ca fjalë i përtyp, se dot si flet,
ca ëndërra pezull, n`sirtarin jetë,
•
Ndonjëherë vargjet fishkëllejnë
dëshirat e shpirtit të përpijnë
heshtur i lexon ato vazhdimisht
buzëqeshur iken,frymon lirisht ,
•
Ndonjëherë ditarin e jetës hapim,
por ndihemi t`pa fuqishëm t`flasim
vështrimin vjedhurazi hedhim diku
dëshira buzëqeshur thërret ,eja këtu!
•
Ndonjëherë dhe jeta, kthehet n`stuhi
në rrënojat e sajë, përplasesh dhe ti ,
ca ëndrra pezull si gur i myshkur
fjalët të brejnë. Ti i mban kyçur.!
•
Ndonjëherë flasim dhe me vete!
rënkuar themi,dëshirë, ku mbete!
koha mbyll portën ,balli t`rrudhoset
gjithçka rreth-teje pa pritur fundoset,
•
Ndonjëherë jeta të përndjek e di!
deshira për t`vazhduar,buzëqesh përseri!