Poezi nga Sabrie SelimajDO TË THEM NJË FJALË•
Do shkruaj, për ty...
ca vargje me pika loti,
me ethet e merzisë, aty
ku qilimin e shtroi i ftohti,
•
Do fluturoj por si flutur
mbi supet e ëndërrimit
lutje do të bëj heshtur
drithëruar prej përmallimit
•
Do të flas me ngaldalë
m`bulbëza malli vesuar
kujtimet do ti ringjall,
me trokitjet pa ndaluar,
•
Do zbres si pulbardhë,
mbi valët e kujtimeve
me shikime pa fjalë
si hënëza buzagimeve,
•
Do pikturoj, ngadalë
në shtigjet e harreses
me gishta të përthyer
ylberin e lotve t`shpreses,
•
Do qaj e do qeshë,
se fundja jam njeri...
s`jam gur t`thërmohem
në zemer kam dashuri
•
Do shkruaj kuturu,
e ç`rëndësi, ka vallë!
një fjalë, aty-këtu...
buruar nga shpirti i vrarë,
•
Do eci... do ndaloj,
s`kam si bëj ndryshe,
më kot dhe nëse qaj
shtegtare si dallëndyshe,
•
Do vargëzoj kujtimet,
n`shkronja e n`rrjeshta,
do qaj e do qeshë,
kështu është vet jeta,
•
Do të them një fjalë,
dy s`ti them dot,
drejtësi kurrë s`gjeta
shpresova, kot më kot!!
DO DËSHIROJA •
Do dëshiroja të thyeja merzinë... si qelqin!
mbi qerpikun e rënduar, loti të avullonte,
buzëqeshja të vinte si dielli i mëngjesit,
shpirti i lirë përherë të frymonte...
PËRBALLJE ME RALITETIN,•
Përse vallë me të pa munduren,përballem?
Kur ralitetin, pa mëdyshje sy më sy shikoj,
As nga ti as nga bota s`fshe te verteten
Më kotë sa vërdallisen ... asgjë nuk fitoj,
•
Përse gjithmonë peng,na mbanë dëshira
Mos vallë jemi preh e tundimit shpirtëror
Kjo pytje është nje hamendje me ulereima
E verteta gjithmone eshte pasqyrimi njerzor
•
Kujtimet shpeshë-herë vinë me fishkëllima
Në brigjet ëndrrimtare ,si pulbardha mbi dete
Krehin nxituar si valët rërën, të mijat dëshira
Ti ngelesh drita ime e verbër n`shtigjet e agonisë
•
Dhe përse të fsheh nga sytë e botës,të kërkoj,
Je pranvera lulëzuar në shpirtin tim dimërorë
Zemren më çjerrin me thonjët e trishtimit, duroj
Dëshira kokëfort, mbi raliretin urë do të ndërtojë,
•
Përse e sepse,as`kush në jetë nuk u përgjigj?
Por ti je dielli ëndrrimtarë që thyen heshtjen ,
Koha përherë mbi dëshirat rëndoi e rëndoi
Shpirti i plagosur,ruajti si thesarë buzëqeshjen.
HESHTJEN TIME MOS E QORTO•
Nuk dua të qortoj heshtjen tënde,
por ti më nxitim qorton heshtjen time,
nuk mundem të vazhdoj me paragjykime,
por heshtja, sikur shpon zemrën time,
•
Mos vallë, jam hija e mekatit tënd,
kësaj heshtje si ve dotë emer n`Perendi
por brenga që kamë thellë në shpirt
portretit tënd i ngjanë, gjithë se-si.
•
Kështu, që më mirë thyje heshtjen rën,
syrin e errësuar mbushe me dritë jete
qielli i shpirtit ka nevoj për buzëqeshjn
askush, veç teje s`mund të ndriçoj atje
•
Pa ty, pranëverën nuk mund ta shijoj
as natës s`errt s`mund ti largoj terrin,
pa ty, parajsa nuk mund të egzistoj
në vetminë qorre ,përballem me ferrin.
•
Thyeje heshtjen m`buzëqeshjen tënde
por si ylberi që harkohet pas stuhive
largoje njëherë e mire këtë dreq heshtje
qiellit të shpirtit ti thahen, lotët e syve
•
Prandaj ti heshtjen time mos e qorto,
me britmat e gëzimit,sille pranëverën
të them ç`do gjë, gjuha fjalët i helmo,
mendja,huton shpirtin,sinqeriteti reflekto!