Dashnor Selimi
Patetizmi i një shpirti të thellë lirik në poezinë e Dashnor Selimit
nga Agron Shele
“Lirikat e Anëvjosës” të autorit Dashnor Selimi, vijnë si shpërthime të befta poetike që rrëmbejnë dhe dallgëzojnë njëlloj si valët e lumit, vijnë si shprehje dhe mishërim i simbolikës së bukur, vijnë me elokuencën e vargut , brishtësinë e fjalës , dhe ndjenjësinë e shpirtit , jashtë ç'do kornize të kuadratuar apo skematizmi të paracaktuar, duke na afruar tablot shumëngjyrëshe dhe plot dritë të një mirëfillësie të mirëplotuar letrare. Përbrenda kësaj hapësire krijuse, këtij editimi dhe përjetimi shpirtëror, ndeshesh me fizionominë e karakterit letrar të formuar, me obsesionin e thellë dhe këndvështrimin orgjinal, me zërin virtuoz që i këndon lajmotivit të vetë jetës. Shtrati poetik i kësaj vepre përmbushet nga ndjesia dhe percepitimi për vetë thelbin qënësi, për nënën dhe vendlindjen e dashur që humbet atje mes kodrave të hijëzuara, për lumin turfullim që identifikon dhe gjithe risinë poetike dhe qytetin emblematik, për ëndrrën e bardhë shkrirë fjollave të borës dhe të nesërmen pritje të trishtë. Që në titull autori intrigon dhe jep imazhin e një boshti të fuqishëm lirik, i cili dhe pse i plotësuar me detajimet e tjera poetike, nuk e humbet për asnjë rast pikën e referimit, por në sinkron të plotë dhe në harmoni me elementët bazë figurativë e përforcon imazhin e veprës dhe e bën atë edhe më eksigjente. Autentiteti krijues, lojëra me fjalët, portretizimet poetike, figuracioni gjallë, muzikaliteti dhe forca e vargjeve, hyjnizimi bukurisë rrëzëlluese, përbëjnë esencën e gjithë kësaj prurjeje, e cila të mban pezull dhe të zhyt thellë në kuptimësinë dhe kadencën e saj.
“Shpesh,
shkëmbenim letra me nënën time.
Fillonte për fshatin,
që i ngjasonte një jetimoreje,
për tokat e papunuara,
mbuluar me gjemba.
Për lulet,
tharë teneqeve të ndryshkura,
që u njomën me ujin e stinëve”
Vargje kuptimplotë që epiqendërzojnë portretin e lindjes së vetë jetës “Nënën”, vargje që kanë për kryethënie përmasat dhe figurën e saj, vargje që deshifrojnë kufijtë mitikë të njohjes që kalojnë po nga ajo, vargje që natyralizohen me ndjesinë dhe përjetimin e saj, për jetën e thjeshtë, për arën e pambjellur, për vendlindjen, për gjithçka, vargje që sjellin farfurimën e tokës së të parëve të mbushur me lulet e çelura të Majit.
Menjëherë pas këtij dedikim të përligjur autori rikthehet në tematikën e plotë dhe setencën e gjithë veprës poetike, atë të lirizmit dhe oshilacioneve të saj.
“Përse ike këtë dimër të ftohtë,
ku dhe flokët e stinës kishin ngrirë
dhe nëpër pasqyra pellgjesh copëtoheshin,
ëndrrat e mia në gjunjë lutjesh ? ”
Vargje të puthitura, që kanë brenda elegancën e mendimit, përputhjen e plotë të elemintit natyror “Dimër të ftohtë ” i cili epitetëzohet me pasthirrmën lutje, pasthirrmë që shkon përtej vetvetes, dashurisë së ëndërruar . Flokët e stinës e dramatizojnë dhe e bëjnë edhe më koshientëe dashurinë e munguar, ndoshta të humbur, por vetë ndërgjegjia rrëmon dhe kërkon nëpër kujtimet e trishta, të atij zëri drithërues që shemb yjet dhe çel mijëra dritësime, dhe ashtu në përulje figurative ringre pasazhet e hijeve të tretura largësi venitëse. Referimi i këtyre vargjeve ka dhe antitezën e plotë të ngrohtësisë dashuri dhe akullit shpirt, që në dualizëm të hapur intrigojnë njëra -tjetrën për të performuar më pas gjithë këtë elegji .
“..Të shikoje ëndrrat,
shkundur nga plogështia,
duke nënëshkruar fjalën e fundit:
''Jetova në një botë pa dashuri''. ”
Kjo është përmbyllja e gjithë këtij referimi poetik, referim që mbetet atje tek koha e largësuar dhe në anaforë me çastet pështjellim, çastet trazim, çastet pikëllim (zërat e shiut) e subjektivizon ornamentin shpirtëror dhe e tejçon në letragji. Njeriu jeton, përjeton dhe fleksibilizon, por poeti, si këndvështimi dhe syri tredimesional i të kuptuarit, konceptuarit dhe emotivuarit mbetet atje tek thellësia dhe pastëria e ndjenjës, tek fuqia dhe ritmi i zemrës, tek pasioni dhe bukuria e ëndrrës. Sigurisht shpërthimi është dramatik, jeta e jetuar grafikisht ka humbur ç do kuptim, dhe ai, poeti, me të vetmet armë fjalësh që zotëron, nën dritëthënien e referimit hapësirë thur vargëzime elegjikë.
Për të përforcuar këtë ide, por për të kuptuar më shumë mistizmin dhe përthyerjen e një shpirti të aborguar gjer në tejskashmëri le të ndalemi në të tjera grafika krijuese:
“Çdo mëngjez iki herët.
Si i çmendur.
Pa hedhur një pikë parfumi të trishtë.
Kujt t'ia them të vërtetën ?
Vetëm këmisha e bardhë e mureve,
mban fshehur ëndrrat e mia. “
Ikje, nxitim, humbje pas telajo ngjyrash të rreme, endje pas ëndrrës së dikurshme, atje ku yjet përshkënditin qiellin, atje ku shpirti këkon shpirtin dhe jeta kërkon kuptimin. Metafora “këmishë e bardhë e mureve” kapërcen në kufij surrealë dhe jo rastësisht, por mjeshtërisht dhe me kuptim parësor, pasi profetizimi dhe përjetësia e ndjenjës dashuri shemb dhe ringre të tjera qiej shpirti.
Dhe ashtu i endur tek bukuria dhe çmendia e ndjenjës autori krijon ritëm dhe sigmatizon orgjinalitetin e shpirtit krijues, atë të bukurisë dhe madhështisë që e identifikon, të harmonisë dhe traditës që e evokon, të lumit akull dhe përherë në rrëmbim, të qytetit që dremit poshtë këmbëve të Dhëmbelit, të fshatit të largët dhe çapkënllëqeve të moshës, të cilat sëmbojnë dhe ripërtëriten në të tjera kulmime, në të tjera meditime, në të tjera rrugëtime.