Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR Empty
MesazhTitulli: SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR   SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR EmptySun Jan 15, 2012 9:55 am

SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR.

(Për librin ““Vibracione të shpirtit shqiptar”” të Akil Kocit – me rastin e mbrojtjes së doktoratës)

nga Prend Buzhala

SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR Prend10

Ç’është ajo që, si shpirt me drithërima të brendshme, me vibrime intelektuale shqetësimesh krijuese e me fjalën thellësisht urtake, edhe njëherë na vjen në tryezën e leximit, me të njëjtin titull, si në vëllimin e parë? E pra, në dorë të lexuesit vjen vëllimi i dytë me titull “Vibracione të shpirtit shqiptar” i kompozitorit, muzikologut, publicistit, studiuesit të zellshëm të muzikologjisë shqiptare e, pse jo, edhe të asaj botërore, prof. Akil Mark Kocit. “Nëse duam të dimë se si paraqitet intelgjiencia në pamjen e saj të gjallë dhe në thelbin e efikasitetit të vet, ajo duhet t’ua bëjë të ditur të tjerëve kontrastin e vetvetes me marrëzinë, me absurdin. Nuk do të dimë se ç’është e vërteta, nëse nuk jepen vlerësime studioze për gabimet”, thoshte Etienne Souriau, një estet frëng bashkëkohor në një studim të tijin me titull “Sur le béotisme” (të botuar në revynë “Sur le béotisme, reve d’esthétique” nr. 1, 1970, Paris, f. 1-19). Lexuesi i vëmendshëm, shëmbëllyeshëm estetit frëng, do ta ketë vërejtur se për Akil Mark Kocin kategoria e etikës shkencore dhe e praktikës morale, presupozojnë dhe parakuptojnë domosdoshmërinë e kund rimit të të keqes në jetën shoqërore e artistike, ashtu sikundër manifestohen në këto fusha devijimet morale dhe mungesa etike në vlerat estetike të arteve. Nëse vibrimet e shqetësimeve të tilla intelektuale i ka paraqitur në sa e sa trajtesa e shkrime të tjera me karakter muzikologjik, publicistik e studimor, kësaj radhe autori përzgjedh diçka tjetër:
“Jam munduar që shkrimet e mia mos të konfondojnë si objekt diskutimesh, as si ‘zbulimi i të metave’ të veprës, por të bëj prezantimin dhe promovimin e anëve më të mira të saj. Aty është angazhimi profesional i autorit, sepse çdo vepër e krijuar, pos kualiteteve artistike, estetike, ajo ka edhe një rol tjetër, paraqet përvojën e zhvillimit të autorit dhe të krijimtarisë së tij në tërësi. Ishte mundimi që deri në fund të respektohej puna e madhe e autorit, por duke u bazuar në kodet e vërteta artistike dhe estetike e të mbështetura në dijen muzikologjike, duke i vlerësuar realisht vlerat artistike sipas bindjeve profesionale, si realizime të suksesshme” thotë në parathënien librit vetë autori.
I ndërgjegjshëm se ka edhe shumë gjëra për t’u ndriçuar dhe kështu të qiten në pah vlerat e tyre bazuar në kodet e vërteta artistike dhe estetike në hapësirën mbarëshqiptare, profesor Koci edhe me këtë vëllim, ashtu sikundër edhe me librat që i botoi viteve të fundit, na vjen në mesin tonë me rilevimet e pasura të përvojës krijuese, publicistike, studimore e krijuese të artit muzikor. Dhe po qe se i vështron këto të dhëna që përmbajnë vëllimet e fundit, do të vëresh se kjo përvojë i ka nivelet, gjerësitë, lartësitë dhe thellësitë e saj të pjekurisë së moshës artistike dhe të saj jetësore: tashmë paja e tij krijuese dhe intelektuale është jashtëzakonisht e pasur dhe ka se çka t’ua dëshmojë publikut të gjerë; dhe ka se çka t’u mësojë brezave të tashëm e të djeshëm, brezave të rinj e brezave në formim.

Aksiologjia e vlerave artistike

Gama e vibrimeve të intelektit trajtues, shkoqitës, studimor e publicistik e profesor Akilit, edhe në këtë vëllim del mjaft e larmishme dhe e gjerë. Nuk është e habitshme, prandaj, pse në tryezën e këtyre vibrimeve estetike na vijnë personalitete shqiptare të traditës e të së sotmes, që kanë lënë vulë në ndërgjegjen e në identitetin modern shqiptar, sikundër janë Nëna Tereze, Martin Gjoka, krijues i parë i eposit të muzikës sakrale në gjuhën shqipe, Nexhmije Pagarusha, e cila quhet Diva e muzikës popullore shqipe , Prenkë Jakova si themeluesi i Operës Shqiptare, Ismet Peja, i cili quhet princ i këngës shqipe, përmasat e personalitetit të Tonin Harapit, bukuria e këngës shqipe në interpretimin e artistes Xhejlane Broqi, kompozitori dhe profesor Aleksandër Peçi apo kompozitori i magjisë muzikore, siç është Rauf Dhomi. Mirëpo, profesor Akili nuk do ta linte pa e thënë fjalën e tij edhe për krijues, shkrimtarë apo piktorë që e ka rastisur jeta t’i njohë dhe t’ua nderojë vlerën artistike të veprave të tyre, sikundër janë piktorët Visar Hyseni dhe Naim Maqedonci, apo figura shumëvlerëshe mbarëkombëtare e shkrimtarit Rexhai Surroi, shkrim që më parë ishte paraqitur si fjalë hyrëse për opusin krijues të tij, në botim të “Kohës” së Prishtinës. Vërtet, vibrimet e tilla, nuk do ta kishin vlerën e vet të plotë, po qe se nuk do të shtriheshin me ndërkomunikimet e tilla estetike në mes arteve, sikundër janë tre krijuesit e fundit. Të provosh penën në disa rrafshe, me një gamë gjerësie e thellësie problematikash, profilesh krijuese, jetëshkrimesh artistike dhe mbresash estetike, kjo do të thotë që t’ua japësh vlerën kuptimplotë krijimeve të mirëfillta dhe krijuesve të mirëfilltë. Te e fundit, thelbi i krijimtarisë artistike ngërthehet në pikësynimin për t’i kërkuar e për ta bartur e përçuar këtë domethënie kuptimplote në vetë jetën e në ekzistencën e njeriut. Dhe këtë përmasë kaq të gjerë e kaq sublime, për të cilën këmbëngul profesori e studiuesi ynë Akil Mark Koci, nuk do ta kishim vërejtur, sikur të mos e shihnim edhe një përmasë tjetër të këtij angazhimi e përkushtimi, pikërisht atë të kritikës ndaj defekteve, të shkarjeve e gabimeve në fushat e krijimtarisë muzikore e të jetës kulturore përgjithësisht. Dhe ballafaqimi i tillë nuk ka se si të mos ketë karakter vlerësues, nuk ka se si të mos e strukturojë një aksiologji krijimtarie të veçantë. Kështu, bie fjala, kur flet për Nënën Tereze, për tekstet e saj që janë kompozuar nga krijues muzikorë, për veprat muzikore që i janë kushtuar “kësaj Hyjneshe të rrënjës sonë”, si shprehet autori; nuk lë pa përmendur edhe rëndësinë e jashtëzakonshme nacionale që ka kjo nënë shqiptare në përmasa planetare: si diell të shqiptarizmit, të krishterimit dhe të dashurisë; ajo është lulja më e bukur e trevave shqiptare. Dhe këto vlerësime jepen për t’u ndriçuar e përligjur përkushtimi i kompozitorëve e artistëve për këtë figurë, nga njëra anë, si dhe për t’u përligjur harmoni a e plotë mes tekstit dhe muzikës “që anon kah transformimi artistik”, sikundër vrojton autori. Dhe kështu përligjen edhe vlerësimet për personalitete të tjera krijuese. Me sa respekt e përkushtim paraqitet edhe figura e Atë Martin Gjokës: “Muzika e kompozitorit At Martin Gjoka, është muzikë me emocione hyjnore, muzikë kuptimplote, muzikë me një ndjesi për folklorin tonë muzikor të bazuar në gamën e eposit popullor si relikt i shprehjes gjithëkombëtare.” Autori me të drejtë bën një krahasim kundër harresës: “Se sa është historia e pa mëshirshme ndaj krijuesve të shumtë jo vetëm në krijimtarinë muzikore, por edhe në artet dhe shkencat e shumta na flasin shumë fakte. Kështu bie fjala gjenialiteti i Bahut është zbuluar pas plot njëqind viteve e sot paraqet kompozitorin më të dalluar në tërë krijimtarinë muzikore”, për të dalë te fati i tillë, i mënjanimit të veprës muzikore të fratit Atë Martin Gjoka nga diktatura komuniste për gjysmë shekulli rresht.

Emblema estetike e profileve krijuese

Prandaj, secili shkrim i “Vibracioneve...” të këtij vëllimi, përbën një kapitull të veçantë më vete, me vlera njohëse aq sa edhe studimore. Autori na e bën shumë më të qartë rëndësinë e veprimtarisë krijuese e jetësore të këtyre personaliteteve që i njeh publiku ynë. Pikërisht kundrimi i tillë na bën me dije, siç do të thoshte Lysien Goldman, se krijuesit e tillë a nuk janë edhe krijues strukturash të vlerave shoqërore e kolektive (të dëshirave, shpresave, qëllimeve të larta etj)? Nuk është e habitshme, prandaj, pse te shumica e figurave të trajtuara te ky vëllim i “Vibrimeve...” shquhet roli nacional, arsimor, emancipues, formues e krijues i ngritjes së vetëdijes krijuese e nacionale që kanë pasur ata në jetën e kombit tonë nga njëra anë, e në fushat e krijimtarisë muzikore, nga ana tjetër. Të mos harrojmë: a nuk ngërthehen te secili krijues i lartpërmendur edhe vlerat specifike kolektive? Pikërisht janë këto dy aspekte-vlera që e shquajnë këtë vëllim: aspekti individual i krijuesit dhe aspekti i mishërimit të vlerave të përbashkëta në veprimtarinë e tyre jetësore e krijuese. Shtoja kësaj edhe qëndrimin e sipërpërmendur kritik ndaj dukurive e shkarjeve në jetën muzikore e në studimet e muzikologjisë shqiptare. E pra, ky është ai “kyçi i artë” që e posedojnë këto vibrime; me kënaqësinë estetike e me tronditjet kreative-intelektuale që i shkaktojnë “Vibrimet...” e këtij vëllimi. Do të thotë, ky është ai kyçi që i çel shumë porta, që i shemb shumë mure absurdesh të së kaluarës e të së sotmes, që përpiqet të mënjanojë, pengesa e paqartësi; aty ku me këtë kyç të fjalës së shkruar depërton shkrimi publicistik e studimor i profesor Akilit.
Thuhet, se idealet e mëdha të një kohe - shpresat e mëdha, rrethanat e mëdha dhe lëvizjet e mëdha, japin njerëz të mëdhenj, por, të mos harrohet ”secili krijues ecën rrugës së vet”, do të thoshte Frojdi, duke nënvizuar edhe rolin e individit në rrugën e zhvillimit të njerëzimit. Dhe secili nga figurativ e profilet krijuese të këtij vëllimi, e ka rrugën e vet, shenjën e vet krijuese, por, fatmirësisht, secili e ngërthen emblemën e vet krijuese e kredon personale, duke lënë vulë në këtë rrugëtim zhvillimor e krijues, duke lënë shenja të ndjeshme në kohë. Prandaj, që në tituj të shkrimeve jepet nga një karakterizim emblematik i tillë, duke qenë sinonime të krijimtarisë sonë, po edhe sinonime të një kohe e hapësire.

Prend BUZHALA
15 gusht 2009
==
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Patetizmi i një shpirti të thellë lirik në poezinë e Dashnor Selimit
»  SHPIRTI PREJ ZOGU KËNGËTAR / Poezi nga Vullnet Mato
» Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: