Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora PeçiFlora PeçiBUZËQESHJAShiu bie e sytë duan të lotojnë
të shkrihen në rrebeshin e rigave
të pamëshira që përplasen
xhamave të kristaltë.
Aty ku unë jam me meditimin
Jo !
Pas shiut do të shoh ylberin
me ngjyrat e tij do të shkrij buzëqeshjen
Jo !
Nuk dua lot,shkuan me shiun
ylber kam në shpresën time
buzëqesh, kur dua të qaj
buzëqeshjen ia fala njerëzimit
se të gjithëve u takon.
Buzëqesh para çdo rrëmuje,
sodis të tashmen,
harroj të kaluarën...
unë dhe buzëqeshja ime
ecim të sigurtë
në shtigjet e ardhmërisë.
NË TOKË TË HUAJSe dhemb kur thembra shkel
këtë tokë të mallkuar
këtë gjuhë kur e dëgjoj
bulevardet e bukura
nuk më disponojnë.
kam nevojë për kasollen time
për nënloken dhe bukën
e gatuar nga dorë e saj
për fyellin e bariut
për kopenë e deleve
për tokën time ta shkel dhe ta puth.
Sa erë të mirë ka toka e mëmëdheut
lulja kur lulëzon,më e bukur është
në atdheun tim
dielli shndrit me rreze më të arta
hëna ka tjetër shkëlqim
oh...sa lot unë derdh për ty
o vendi im.
Nuk dua të më vajtoni
unë kam shumë mall
në dhe të huaj nuk mund më t'ia dal
më është kërrusur rinia
më është venitur syri im
më vjen në ëndërr o i shtrenjti im.
Së paku eshtrat mos mi leni këtu
m'i merrni të prehen pranë stërgjyshërve të mi
m'i merrni në tokën dardane
ta dëgjoj zërin e qyqes shqip
do të më qetësohet shpirti im.
OQEAN I VRULLSHËMSa i pamëshirë je,njelmtësinë tënde
e shpërndan në anijen pa vela
ajo e pambrojtur pret dallgët tua të qetësohen
pret mëshirë nga ti
ndërsa ti egërsohesh
e shpërndan më shumë valë
e hedh anijen në muret e forta
se ti mund ta bësh atë
anija hesht dhe nuk kërkon mëshirë
nuk ka fuqi se velat ia humbe ti
nuk ka shteg se e fute në labirinth
pret të ndalesh e mos ta fundosësh
edhe pa vela ajo përpëlitet
sfidon valët tua zemrake
e sulmojnë pa të drejtë
fshiklullojnë në trupin e saj
qetësohen valët tua se nuk kanë fuqi
anijen pa vela ta dallgëdisin gjithnjë
Del ajo nga aty dhe nuk ke më
kë ta përpëlitësh me stuhinë tënde të pamëshirshme
e anija merr forcën dhe lundron
në shtegtime të reja
në ujëra të qeta
e qetë,e qetë rrugën vazhdon.
MUZGU I MBRËMJESKur dielli perëndon dhe muzgu thërret mbrëmjen
kujtimet e mia lindin me perëndimin e diellit
shpirtlënduar e zemërshkatërruar
më shkon mendja aty ku përfundoi
dashuria ime.
Aty ku ike pa thënë asgjë
por...
unë e kuptoj mirë heshtjen.
Ajo flet,pret,godet
më shumë se fjala.
E kuptova se ik në heshtje
se heshtja mbeta unë vetë.
Muzgu më troket në zemër
se edhe një natë do ta kaloj vetë
se edhe një natë loti
do e përshkojë shtratin tim
ashtu do ta pres lindjen e diellit
deri në agim.
...në agim do lind një shpresë e re
e nesërmja do jetë
më mirë se dje.
POETËT Janë botë në vete poetët
janë të ndjeshëm, kanë shpeshherë siklet.
Flasin me hënën,meditojnë me qiellin
i ankohen diellit,i pyesin yjet
i gjen edhe në petale të lules
nektarin e saj e derdhin në varg
që ta shijojë edhe lexuesi
shtegtojnë kudo
,i gjen në det
i gjen në natyrë
në çdo stinë të vitit
mbështetjen më të madhe e kanë
nënën natyrë
në këndin e qetë të saj
shprehin vargje me penë
që dalin nga shpirti i tyre i dëlirë
e bëjnë lexuesin
të ndjehet çdoherë mirë.
Ndaj...kujdes ndaj tyre se janë si kristal
po i prekët në shpirt
loti do t' ju dalë.