Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona HalitiEdona Haliti
Buzëqeshi jetës! Sot, provo që t’i buzëqeshësh si fëmijë jetës
Ti, s’mund të caktosh fatin e saj kurrë, asnjëherë
Ti, mund të caktosh një ditë rrugën e së vërtetës apo mjetin,
ditën e cakun që fiton një betejë!
Buzëqesh pak mike e fjalën e ngrohtë mos kurse
Se bota akuarium për peshk nuk mund të jetë
Se nesër do të lindë një hënë dhe një diell ndryshe
Dhe do të jesh udhëtar në një tjetër betejë!
Se valët e trurit do të prijnë në të tjera rrugë pa fund.
E lakmia do të kapë fort si me grackë a me litar
Se egoizmi do të vijë në këmbë si macja që kërkon mish, bukë
Se shpesh do të bëhesh mes njerëzve si një ..shtazë.
Se dita e re kërkon një dorë që ngrohtësisht të zgjatet
Si një ylber që bashkon një ditë lumin, malin dhe fushën
Mos e hiq buzëqeshjen, mike, në ditët që ngjajnë si palë shkalle
Që nesër të jesh i qetë para pragut dhe djepit të bukur.
Moos të lutem!!
Pas largimit tëndNe vranësirat e shpirtit qelqor si Zeus më godite,
Zbarkoj dashuria magjike që në sfidën e parë
Në lotët kuturu të kujtimeve që iknin në vite
Një minutë heshtje mbaj për ndjenjën kristal !
Si fasho e blertë ca mure u ngritën të larta te shpirti
gjeta veten të humbur pas dritares së qelqtë
E më mjegullohej si në një livadh bleror Vitije shikimi !
E gjumin e vrava si të ish natë e ndritur nga rrufetë
E mbollëm blirin e pranverës që u vyshk gjeth më gjeth
Ti u largove mes hapash pa hapa që sillte vetmia
Unë e ujita me qëndresën e fjalës që sillte pranverë
Rrofsh, rrofsh, do të të kujtojnë në vite vargjet e mia!
NËNËS E dashur nënë,
Pse ta lakmojmë diellin, detin e hënën?!
e dimë se ata ngrohin vetëm gjërat në sipërfaqe,
por vetëm ti mund të ngrohesh zemren,
E vetëm ti mund t'i japësh burasht sa esa fllade!
Dhe sot në kuvlinë e jetës, oh paskam frikë,
rreshtat më mbesin zbrazur si vetrinat pa shitore,
se për njerëz të shenjtë fjalë të shenjta s'paska kuptim,
Prandaj i shpikën monumentet madhështore!
Ti i solle botës dritën, fjalën, ëmëblsinë e dashurinë,
E mësove shpirtin si të dashurojë shpirtin binjak,
Mësove zemrën si të falë zemrën një ditë, një agim,
Edhe buzëqeshjen e parë vetëm ti e dhuron në çdo çast!
Hëna të ka lakmi, për sytë e tu rreze diellore,
Qielli të ka zili për dritë ylberesh në urimin që jep,
Gurrat të kanë zili për fjalët e tua kristalore,
E bjeshkët të kanë zili për fjalët nga brezi në brez.
Se ti nënë, lind njeriun, gazmon pragun e jetën,
Se tek gjunjët e tu përulet e gjithë bota njëherësh.
E dashura nënë!!!!!!
Lutje Prishtinës Ky dhjetor, në fytyrën e zbehur, po më jep ngjyrën e murrëtyer
Dhe unë hap dritaren që me ty të ndaj me ty vetminë.
Ato lutje që t’i thashë, deri në palcë të kishin gërryer.
Si na le pas krahësh, s’na kujtove veç një herë, Prishtinëëë?!!!!
Ditëve studentore, na lagu qielli mes litarëve me shi
Rrugëve tek sheshet e tua ia pata hedhur spirancën fshehtësive
Sa të tjerë u lënduan s’ua bekove një dashuri!
Humbën dëshirat që t’i thamë në këto udhë e dyer Prishtine
Sa shumë ëndërra thura mes kreshtave të dhimbjes në agim,
Ta bëra me gisht ‘’sussss” të mos më shpalosje të fshehtat.
Ti ulje kokën, zbeheshe, e piskoje dhimbshëm në ulurimë
Po atyre që të besuan, mos ua merr gëzimet që ua afron jeta.!!
MË PRITTi ndjeje zërin tim si fllad livadhi a frymë të lehtë
Ma hidh vështrimin kah muri me dritare të verdha
Në kraharor më bëj vend që të vë kokën, i shtrenjtë
Më prit i dashur, kam mbetur jetës, por ja erdha!
Kur dallandyshet në shtigjet e ngrohta të jenë larguar
E tingujt e violinës sime të qajnë mbi supin tënd
Më prit, më prit, në blirët degëthyer e të bleruar!
Në ëndrrën tënde i dashur, më bëj një vend
Të lutem, hapmë dritaren dhe buzëqeshje më dhuro!
Dil e hapmë dyert e portës që i lidhe me dryn
Jam rrugës sëgjatë të vij, por jam lodhur në kohë
Më prit, i dashur, hapmë një derë që të mbetem aty!
Fundvit …Në këtë dyndje resh bardhoshe, si Hamlet përshpëris
… Shikoj kujtimet nostalgjike si anije e heshtur zbarkon ti,
Me shallin e vjetër të shoh, në kafene sërish
Tek përkund ëndrrën që lëshon filizë në terrin e zi.
Sa keq!
Shikomë duar, shikomë si më mpihen, si më litaron ankthi!
Ani se s’ndjej ftohësinë e këtij dimri me borë e stalaktite
Dhe vetë një dimër bëhem shpesh që më mungon një xixë zjarri
tek ndjej boshësi në udhën e shkelur e numëroj leukocitet.
Sa keq!
Ku është flamuri i asaj barke dikur të përmbysur?
Mos vallë ma tregon buzëqeshja jote si libër pa kapakë?
Ti hesht a flet si mokra e mullirit prêt grurin për ta mbushur
Pret një fund që është si është i afërt vetëm një dorë , një hap
Sa keq!!
Edhe ky fundvit erdhi i brymtë, i zymtë si një vjeshtë,
Pa fishekzjarre tërë dritë , pa buzëqeshje, pa dashuri,
Dimër i thonë të ftohtit pa dëborë që trupit rrëshqet?
Kësaj ëndërre që ka lëshuar rrënjë në …kotësi ??!!!
Sa keq! … Sa keq!!
BABAITI dashur baba, kur qielli u zemërua e dukej i kuqërremtë,
Kur dita m’u vrenjt dhe dielli m’u hidhërua ,
Kur hëna strukej qosheve vetull-mrrolur dhe e rreptë,
ti më shtrëngoje duart e më thoshe: “Më ke mua!”
I dashur baba, jeta më luhati në tatpjeta të mbushura me ferra,
Mes ëndrrash s’e lejova frikën në zemër të më mbijë.
Kur erdhën netë të ftohta të mbushura me blerime të zbehta,
Ti më thoshe: ”E besoj se do të fitosh përherë, moj bijë!”
Kur brenda meje lejove hapësirë të formohej Antarktida.
Dëshirat ishin ngrirë, rrugët ishin baltosur cep më cep.
Fjalët paketuan valixhet si pasagjerë që i priste drita
Po unë s’e harroj zërin tënd që ishte semafor dritë, JETË.
Të ndjej hapat e tua kur bredhëron në Kosovë
E sytë e tu më ëmbëltorë janë për mua det malli
Aty jam dhe unë, me urimin e thurur si kurorë
Që dhjetë jetë të kem nuk ma shuajnë në zemër zjarrin
Me ty bëhem arkitekte që projektoj të tjerë agime
E gjithë shitoret e botës s’i ndërroj me duart e tua
Kur udha të më drizohet në të tjera shtigje
Ti je rrëfimtari më i saktë e më i pagabuar.
Të dua baba!!
Vjeshtë u bëra!Më kanë mbuluar butësisht gjethet çdo cep të trupit tim
Shiu pikëlon faqet e njoma të njomzës në vyshkjen e harruar
Palosa fjalët në valixhe të kuqerremtë e po i nis për shtegtim
Mbledh ngjyrat e jetës sime mbi mbjegullat e bardha e vetmuar.
Ka kohë që klithjet e mia nuk kanë zë për t’u dëgjuar
E në rrugët e mija ka shumë shenja që më ndalin
Dielli im ka thyer krahët, hëna ime është murguar
Vjeshte u bëra që kur një shenjë jete nuk më falin.
Kam shtrirë ëndrrat mbi kthetrat e stinës e tani bëj gjumë aty
Vendos kokën tek dëshirat që gjëmojnë me ditë të tëra
Në parkun me shelgje të thara as qiellin s’e shikoj në sy
Mledh kujtimet që nga pemet e jetës më bien që kur vjeshtë u bëra!!