Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri   Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri EmptyFri Jan 24, 2014 12:13 pm



Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri Kop_ar10


Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri





Asnjë gënjeshtër, sado “e mrekullueshme”, qoftë edhe një e ëmbël përrallë, nuk e zbukuron dashurinë!
Asnjë e vërtetë, as tradhetia vetë, nuk mund ta “trembë” dashurinë më shumë se gënjeshtra.


Ardi Omeri




Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri Ardi11


Ardi Omeri





U DEHA NË SHI!


Për një puthje sy bukur,
U laga nga mijëra pika shi!
Edhe miliarda në paçin qenë në pritë,
As Zoti s’më ndalonte në këtë çmenduri!
Bregu i detit u tërbua në xhelozi,
edhe pse më parë donte të bëhej shkes…
Më pas valëzoi me tërbim në erë e shi,
duke shpresuar që në dashuri të tij të mbes…
Por unë ika, hapa çadrën,
nga stërkalat e Tij të mbrohem..
Putha symbyllur një sy bukur,
dhe me epshin e saj, ika të ngrohem…




PA LAMTUMIRË!

Jetojmë mes historirave pa dashuri,
Me gri në shpirt si një urrejtje pa mëri!
Ti, nën streha të përkohëshme ndaluar,
Ndërsa unë shpirt lagur nën shi!
Që kur u ndamë, qielli së qari s’ka pushuar,
Njëlloj si paqetësia jonë në shpirt!
Kështu është kur ikën pa lamtumirë,
si një ndarje pa dëshirë!
Ndaj dhe qielli s’pushon së qari,
dhe yjet recitojnë pa rimë…




KRYQI IM!


U kënaqa duke të parë në heshtje,
Ishte një çast që ikën e vjen…
Sepse s’mund të jem Krisht,
ndaj, vetëm ishte them!
Ai guxoi dhe për dashurinë foli!
Ai dëshiroi dhe kryqëzimin si çmim mori!
Dashuria jote është vlerë e çmuar,
Për ty, Krishtit, kryqin do ti rëmbeja!
Në vend të Tij, do të rrija i kryqëzuar,
veç një herë shijen e hireve të tua t’ndjeja…




FALMË HËNË


Falmë Hënë ngjyrë vjeshtosur
se në ferrë e pshurra t’ëmblën
Jam i vrarë, i vrarë dhe i dreqosur,
Ferra, në shpirt ma vrau zemrën
Falmë moj e bukura magjistare,
Perëndeshë e yjeve që vlejnë
Mos ma numëro mëkatin kësaj radhe,
pa do të këndoj vetëm për orkidenë
Falmë Ti, që je kurriz i Diellit
Strehë rrëfimi i dashurisë
Mëkatin tim hidhja Qiellit,
Jepja yjeve që vdesin prej mërzisë…




PUTHMË TË RILINDIM…


Në se për një çast mendon,
se shija e jetës të ka lënë!
Puthmë në pikën e lotit,
Do të ridëgjosh, si një jehonë,
këngën e nisur me bekim të Zotit…




MAGJEPSJE...


Kërkoj të t’posedoj hiret,
por, ngurtësohem në abstrakt,
dhe flas me marrëzinë e heshtjes…
Monodramë e çmendur me një akt,
Muzikë mitërprishur, si shirat e vjeshtës…




DHURATË E APOLLONIT

Ç’veshur nga vargonjtë e Poesidonit
Sirena përkëdhelet buzë detit…
Ç’është vallë, dhuratë e Apollonit,
në tundim vargjesh t’poetit?!
Një zjarr në shpirt m’u ndez,
sa Prometeu do t’a kish zili
M’u bë dritë ky i vonë mëngjes,
si i përzgjedhur nga Zeusi perëndi!
Për bukurinë tënde do të këndoj,
sa të dridhen kollonat e panteonëve antikë
Në ndjefsh xhelozi perëndishë, Ti këndo,
Nga kënga ime edhe perënditë kanë frikë…




EPIGRAME

Kur xhelozia transformohet në inat,
Hakmarrja, ulet “në prag”…
I ngjan utthullës, shkatërron enën e saj,
bashkë me duart që e mbajnë…


&

Myshkonja ka fluturim idhnak,
që veç pasi të ka pickuar e ndjen
Të kafshon befas e të thith gjak,
pastaj ikën, ikën prej nga vjen…


&

Në më mohoftë dhe Zoti lotin,
Atëherë paskam lindur fat-mundës…
Shquar jam të shaj dhe vetë Zotin,
që përballë Djallit, është shpesh humbës


&

Në se do ta quanin një lojë,
stoli i rezervave është plot…
Në se do të ishte një fushë beteje,
Në luftë, krenaria nuk derdh lot…


&

Përvjedhja në dashuri,
Është e ulët, është pa vlerë
Ngjan njëlloj me një grua të bukur,
që s’ka aromë, që qelbet djersë-erë…


&

Edhe në se i gjithë viti mbrapsh të ka shkuar,
Mos u dorëzo
Kjo është Jeta, një luftë e pa deklaruar
Shtatori është muaj poetësh,
Vjeshta, stinë e bukur për të dashuruar…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Ardi Omeri
» Cikël poezish nga Vëllimi Poetik " Kurorë me ngjyra" i autorit Arqile Gjata
» Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti
» Poezi lirike nga Ardi Omeri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: