Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Sahit F. Osmani EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Sahit F. Osmani EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Sahit F. Osmani EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Sahit F. Osmani EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Sahit F. Osmani EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Sahit F. Osmani EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Sahit F. Osmani EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Sahit F. Osmani EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Sahit F. Osmani EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Sahit F. Osmani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Sahit F. Osmani Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Sahit F. Osmani   Poezi nga Sahit F. Osmani EmptyTue Aug 09, 2022 1:35 am



Poezi nga Sahit F. Osmani 24105210

Poezi nga Sahit F. Osmani



KUR TË NA SHËROHEN PLAGËT!


Kur të na shërohen plagët...!
Harta e fytyrës do të buzëqeshë me sytë e jetës
Në rrudhat e thella rrënjët e shkëlqimit të gjelbër, shpirtit do t'i japin gjallëri,
Të frymojë me ëmbëlsinë e lirisë stinë për stinë
Kufijve të prerë të gjeografisë së atdheut.

Kur të na shërohen plagët...!
S'do të flasim për mburoja nga zjarri e plumbat
Pa i harruar heronjtë duke marshuar nëpër beteja
Derdhjen e gjakut për liri në çdo pjesë të dheut
Do të flasim për diellin e lirisë, jetën e lulëzuar ,
që i rrezaton natyrës dhe dashurisë!


DYSHIMI MOS TË NA BREJË

Uroj të jetë dita më e bukur në jetën tënde
Asnjë fije trishtimi mos të endet në zemër
Ajo dhimbje le të merrë trajtën e dashurisë
Të shuajë dalëngadalë kujtimin e hershëm

Kurora e ëndërruar do të kërcas si kristalet
E borës kur shkelet nga hidhërimi i viteve
Do të tretet me ankthin e pritjes në sytë tu
Të shndërrohet në shkëndijë të së ardhmes

Tisi i purpurt në fytyrën tënde mbart bukuri
I jep frymëmarrje shpresës këngës së mallit
Të dëgjoj zërin tënd,dyshimi mos të na brejë
Urën e dashurisë të ngritur bashkē ne të dy.


LIRIA E TEPRUAR

Liria e tepruar e shkërmoq drejtpeshimin
shkel mbi tjetrin përtej vetes e sigurisë
dashurisë për dashuri i fal mosrespektin
pa llogaritur ngjitet shkallëve të urtësisë

Liria e tepruar kalon mbi guximin njerëzor
përtej kohës orvatet të arrijë çmendurisht
ata me duar të përgjakura frytin ia shijojnë
që e kafshuan gjatë çlirimit më mizorisht

Liria e tepruar është pemë e padiellzuar
shpirt i robëruar idhshën n'kafazin e zemrës
brenda së cilës rrah dashuria e përvuajtur
e etur për rend e qetësi në kohë e hapësirë

Liria e tepruar ka ngjyrën e ujit të turbulluar
mendimet e trazuara, maskën e hipokrizisë
spërkatjen me ngjyra të paharmonizuara
shkeljen mbi yje njerëzore për prurjen e lirisë.


LIRIA E ROBËRUAR


Është femër e zhveshur me flokë të përdredhura
Petkat i janë çjerrur, grisur i janë nga gjarpërinjtë
Për t'iu përdridhur në trupin tërësisht të pambrojtur
Për t'ia zënë frymën para se ta gëlltisin.

Shtrat e ka tokën me kufij gjymtues deri në tmerr
Vetëm një fije e hollë e ndan, që të jetojë lirshēm
Nga ata që e çliruan dhe e pushtuan njëkohësisht
E si kanibalë qëndrojnë mbi trupin e saj zhveshur.

Me fjalë dhurojnë parajsën, me duar skëterrën
Mbi dashurinë e gjakimit për liri i shkelin mendjet
Me bindjen se deshirat janë plotësuar, s'ka të tjera
Për të mos rrezikuar kokat për diçka që s'kthehet!

Nuk lëvizin më mbi sigurinë e mbyllur çuditërisht
Marrëdhëniet e ngrira me kufij në formë pikëpyetjesh
Gjersa heshtja të qëndrojë në kokat që s'bëzajnë
Trupi i lirisë do t'jetë i zhveshur e gjarpri përbri saj.


ME MALL DASHURIE


Do doja të isha i pranishëm sot tek ti
Aromën e trishtimit bashkë ta dehim
Në atmosferën që ulurin me çmendi
Më duhet forcë që ta përmbaj veten

Por, ti je larg,dhe unë si një i braktisur
Mendimet e zymta m'sillen rreth gotës
Të egra bëhen ,se shohim njëri- tjetrin
Dhe drita e syve më rëndon e ngrysur

Dikush më tërheq me sjellje gazmore
Në një kënd të fshehtë qëndron vetmia
Më zgjon ëndrrat me fytyrë ngazëllyer
M'i largon trishtimet me mall dashurie.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Sahit F. Osmani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Teura Osmani
» Poezi nga Teuta Osmani
» Poezi nga Teuta Osmani
» Poezi nga Teuta Osmani
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: