Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 POETI YNË HAXHI MUHAXHERI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty
MesazhTitulli: POETI YNË HAXHI MUHAXHERI   POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptyThu Oct 04, 2012 9:54 am

Haxhi Muhaxheri
Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë .


Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese "Pena", kryeredaktorë i të parës revistë erotike "Amori" dhe botues i revistës "Alberos"(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: "Pena"(letrare), "Dëshira"(për familje) dhe "Fanari"(për të rinj) Për mungesë fondi,botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.
Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.Haxhi Muhaxjeri është një veprimtarë i pashoq i cili ka bërë dhe po bënë shumë
për letërsinë tonë kombëtare.Ai përveq që krijon poezi dhe prozë,bënë shumë në afirmimin e krijuesëve,si dhe mbanë dhe administron disa faqe të kulturës e letërsisë si:Sofra Poetike,Faqja për fëmijë, AHaxhi Muhaxheri

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË HAXHI MUHAXHERI   POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptyThu Oct 04, 2012 9:55 am

KUR MË RRËMBEN FJALA

Kur më rëmben fjala
Më vërshojnë gëzimet
Sikur të gjitha të dashurat
Ti kisha pranë

Kur fjala më çalon
Dehem e bëhëm tapë
Si të kisha pirë
Helmin e kësaj bote

Kur më buzëqesh fjala
Diellëzohem lartësohem
Si ti kisha përmbysur
Të gjitha perandoritë

UNË DHE KËNGA*

Do të varrosemi
Kur të na lindin
Të vdekurit
Për të lindur
Kur të vdekurit
Të na varrosin

*Kjo poezi mori çmimin e tretë në manifestimin
"Sofra poetike e Drenicës" ne vitin 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË HAXHI MUHAXHERI   POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptyThu Oct 04, 2012 9:56 am

LIRIKË ME PËRDHUNË

Të kujtohet ndajnata
kur në kryqëzim sysh
lexoja biografinë tënde
dhe fjalë e ndryrë në gojë
qëkurthi e ruajtur vetë për ty
që edhe sot mendoj
se kurrë nuk ta thashë vetë
po zëri i brëndisë
ai zë që dëgjohet
vetëm në ligjerim zemrash

Të kujtohen fjalët tua të brishta
dhe bisedat e amullta
kur me plot mund
pushtoja foltoren e bindjes
dhe fillonte kënga e psherëtimave
kënga që aq shumë ia pate frikën
po edhe dashur e ke aq sa unë
dhe pas të gjithave më pate thënë
se tash ke gjetur
princin mbi kalë të bardhë
yllin e dashurisë

E unë tretësha në mendime
sa herë dëgjoja radion
të fliste për atdheun
për dhunën
që u bëhej vëllezërve të mi
dhe i mllefosur të pata pyetur
si të mendoja për yllkën e dashurisë
kur populli vuan për dritën e lirisë
të drejtën e harmonisë kozmike

Mars, 1991
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË HAXHI MUHAXHERI   POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptyThu Oct 04, 2012 9:57 am

LETËRKËMBIM

Mora letrën tënde shkruar me fjalë malli
fjalë zemre për mua yllin e dashurisë sate
dhe si i krisur zura të bisedoja
me fotografinë tënde vendosur mbi tavolinë
dhe mallkoja ditët që pa ty më gdhijnë
Mike
Të ne punët prapë nuk venë mirë
dorë e hekurt
pareshtur mbi kokat tona rëndon lëndon
ushtaret kthehen në arkivole përsëri
e ne presim Çmimin Nobel
për mendjen e durimit

Me vite prita të mësoja
e ende nuk e di
durimi është pjellë e vdekjës
a vdekja pjellë e tij

E di moj
do të thuash durimi ka kufij
po polemi di më mirë se ne të dy
a duhet flijuar a pritur për lirinë

Do më pyesje për ditën e gëzimit
e vështirë është pritja për ty
të bëj benë
nuk do të vonoj shumë
vadja e dasmës së madhe

Gusht, 1991
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË HAXHI MUHAXHERI   POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptyThu Oct 04, 2012 9:57 am

UJK MË ËSHTË BËRË VETJA

Përditë zgjohem me mendjen në ty
Shtegun mbuluar e ka bloza e dëshirës
Më përvlon malli
E veten ngushlloj me letra dashurie
Më kot mundohem të mësoj
Kobi je ti që më sillësh vërdallë
A fati im i çalë
Që më shpie drejt çmendisë
Lule ferri je a lule parajse
Bukuri vërbuese
A kumt orësh të liga
Lojtare netesh të humbura
A sëmundje që nuk shërohesh
Pjellë mortore a gjemb durimi
Çelës enigmash a neperkë syri
Si ta kuptoj moj
Më thuaj
Më shanë
Pse me emrin tënd
Pagëzoja yjtë lumenjtë përrallëzat
Pse...

Më qeshen
Për lutjet e mesnatës
E psherëtimat krismë qielli
Për ëndrrat e harlisura
E lotin e buzëqeshur
Për ditet që më iknin
Sy njerëzve të hekurt

Dhëmbet u ranë së qeshuri
E Peruni i Madh
Hiqte valle mbi kockat tona

Ti nuk erdhe e dashur
E në shpirt
Termete shkaktuar më ke

Ti duhej të vije
Bashkë me pranverën
Dhe këngët e të lashtave

Portë e hapur të pret
Dhe karafil i vyshkur
Në dorën time

Eja e dashur
Eja
Ujk më është bërë vetja

Prishtinë, 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË HAXHI MUHAXHERI   POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptyThu Oct 04, 2012 9:58 am

GJURMË

Me kohën në hapërim
për të lënë gjurmë
në pemën e jetës

Grurisht
duhet kënduar
diellit legjendave

Me fjalë ndërtoni
ura mbi brigje
ura dashurie

Në gjuhën
e yjve të baladave
rrëfehuni

Për të dëshmuar
me emrin
Edhe ne gurin e varrit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË HAXHI MUHAXHERI   POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptyFri Oct 05, 2012 3:32 am

ATLANDIDA E RE

Urime Veneci shekullin e dhjetë
mbi ujë
kujdes njëzetenjëshin
nuk u besohet më
pellumbave të bardhë
banorëve të parë
në sheshin Santa Maria Sallita
uji po han tokën tuaj
e një ditë do ta përpijë
se bashku me 46 ishujt
dhe Urën e Psherëtimave
qe të krijohet Atlantidë e re
Veneci

1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË HAXHI MUHAXHERI   POETI YNË HAXHI MUHAXHERI EmptyFri Oct 05, 2012 3:33 am

URATË*

Zotynë
Pranoje Lutjen time
Diell të ketë
Në Mendjen e Durimit
Orëbardhat ta shpejtojnë
Ditën e gëzimit
Lulet e kësaj toke
Ilirisht
Uratë le ti këndojnë bashkimit
Nuse e Ujrave
Të na i gëzoj shtëpitë
Circe Jona
Të na i mbëltoj dashuritë
Ëndrrmirat
Të na i zgjedhin Fatitë
Këngët tona
Ti pushtojnë lartësitë
Amen

*Kjo poezi mori Çmimin e parë në
„Takimet e Gjeçovit" në Zym të Kosovës,në vitin 1994lbpoeteka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË HAXHI MUHAXHERI   POETI YNË HAXHI MUHAXHERI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POETI YNË HAXHI MUHAXHERI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Dëshira Haxhi
» Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar .
» Thirrje nga Poeti Agim Desku
» POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE
» SABIT RRUSTEMI- DËSHMI E NJË POETI PRODUKTIV SHQIPTAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: