Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Dëshira Haxhi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Dëshira Haxhi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Dëshira Haxhi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Dëshira Haxhi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Dëshira Haxhi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Poezi nga Dëshira Haxhi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Dëshira Haxhi   Poezi nga Dëshira Haxhi EmptyMon Nov 11, 2013 10:33 am

Poezi nga Dëshira Haxhi


Poezi nga Dëshira Haxhi Foto_d10

     
Dëshira Haxhi




Poezi nga Dëshira Haxhi Liber_13 


DASHURI ËNGJËLLORE




   Poezi nga Dëshira Haxhi Liber_14

PROTUBERANZAT E SHPIRTIT
       


Tretem vargjesh!


Tretem vargjesh...
Ata flasin me shpirtin tim,
Dialogoj,..psherëtij..

Ç 'më ndodh nuk e di!
Brenda tyre qaj
Loti pikon dashuri....

Brenda tij ndodhesh, Ti..!




Lëshoj flakë !


Kujtove se ike, humbe nëpër natë...
Gabim,asgjë s' pe,kokën s' ktheve pas.
Me sa di ëndrrat e rrebeshet ikën larg,
Kur luan e qesh,verbuar, gjithë gas.

Po dhe ti,mirë e di se unë të kam thënë,
Se netëve të vona iki, fshihem nën  yje.
Kur kam kohë, qëndroj e flas edhe me hënën,
Dhe i them të mos fshihet malesh nëpër pyje.

Jam shkrepëtimë, lëshoj flakë,
Kështu më kanë thënë !




Në  gjurmët e mia!

Kur zgjohen yjet
nata dremit, në shtratin e hënës
nën lëkurën e qiellit, poreve të ngrohta .

Grimca të akullta
qarkojnë hënën e gozhduar.
Një heshtje e egër,errësirës së zhurmuar.

Në tablonë e syve të mi
kështjella të acarta shembur
Ftohtë ,akujt kanë filluar të shkrijneë.

Pikë ,pikë ,pikë..
mbi ëndrrat e mia të fjetura
zgjohem e hap duart, vrapoj te e vërteta.

Është po e njëjta rrugë që ndërtova kur erdha !




Me po atë zjarr dashurie !



Në mëngjes
kur ecja në shi,
mendoja se ç' farë forme të bukur
do të merrte uji në pëllembët e tua.

Ai ujë i distiluar
u bë det i vogël
që zbriste prej qiellit
për të vdekur në perqafimin e tokës.

Buzët e tua ,
pikturonin kaltërsisë,
me po atë zjarr dashurie,
pasthirrmat e mia të harkëzuara...
Herë në njërin breg, herë në bregun tjetër.

Si hijez drite
shkëputur nga drita e syve të tu
u zhyta dallgëve të tua,
kerkoja dhe e putha atë gdhendje magjike !




Rrënjosur në dashuri !


Po bie shi.

Hap gojën dhe pi
e duke ndjekur me sy,
ate pafundësi pikash.

Heshtje që vret.

Tinguj shigjetash nën ujë,
godasin në shenjë , mbi mua.

Ti që netëve
fle në dëshirat e mia,
je shiu im.

Luginave të mia
në heshtje ecën zbathur
për të vrarë atë ujk të tërbuar.

Fajtori s'je ti.
Jam unë,
që me vdekje veten kam dënuar.

Por Ti mos ik,
dhe nëse mendon të ikësh
më thuaj me cilën formë do të vish ?!

Dhe mos ki frike,
ngrirjen e qënies time...

Është e rrënjosur në dashuri !





Po e nis…



Një dhuratë për ty, sonte ëndrra ime,
nën dritë yjesh që digjen dashurish,
kur të digjen yjet, në gjak zemrën time,
në kupat e qiellit, atje të më pish...

Do kem veshur fustanin e bardhë,
ate që ty të pëlqen aq shumë,
dhe do të derdhem trupit tënd, si ujëvarë,
dhe atje do të kthehem në furtunë.

Dëshmimtare të vetëm yjet le të jenë,
të digjemi bashkë në këtë qiell të egër,
dhe renkimet natës, flakën le ti vënë,
unë, ti dhe yjet...Dhe askush tjetër !




Ti, nëse do...Kuptoje !


Natës së vonë,
zhurma shqetësuese e pritjes
është qetësia e vetme
e shqetësimit tuaj.

Vij aty
përmes errësirës ,
të të kap prej dore
përtej shirave të vrazhda të fatit,
përtej utopisë së verbër shekullore.

Dua të të them,
se erdha
me kalorësin e fundit të drites,
për të shpenguar atë anijen
mbytur e harruar, në portin e pa emër !

Mua me duhet të them:
Se t'a ruajta një vend
në udhetimet e mia poetike
në folezën e ëndrrave të mia,
përtej rënkimeve të pashërueshme...

Ti ,nëse do...Kuptoje !




Përmes dhimbjes egzistojmë


U thava i dashuri im
dhe s' ka më gjurmë lagështie mbi mua.
Më të shumtën, e humba për të të gjallëruar .

E di i dashuri im ?!
Fustani i bardhë që të pelqente aq shumë
nuk e di pse, kam vënë re,  me është ngushtuar .

Ajo koha që i përket çdo kujt
dhe që rezistent vazhdon të qendrojë
është kohë durimi nga koha e mungesës sonë .

Shikon ato çastet e paduruara
që presim të jemi afër njëri-tjetrit
nuk i ngjajnë në të vërtetë natës së pafund .

Gjithësesi egzistojnë !

...dhe askush nuk plotëson
tragjedinë "me dhemb mungesa jote ".
Humbasim të zhytur shpërthimeve të heshtjes .
________________pse përmes dhimbjes egzistojmë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Dëshira Haxhi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezia "Lotët e poetit" nga Dëshira Haxhi
» Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi
» Poezi nga Lola Meçaj
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: