Poezia "Lotët e poetit" nga Dëshira Haxhi
Dëshira Haxhi
Lotët e Poetit!Këtu kësaj bote të egër
kanë përpirë pafajësinë
veten s'di ajo ta mbrojë
kafshon kohën në largim.
As Poetët dot si gjen
vetndërshkohen pa pushim
lotët s'duan t'i rrëfejnë
klithmash të vrara enigmë.
Humbën krahët fluturimesh
ju kthyen vargut të lirë
shpirtin ja vranë torturat
vargjet ju ngelën pa rimë.
Por, as netëve nuk flenë
vetveten gëlltisin heshtur
derdhur në dete mendimesh
herë shprehen,herë heshtin.
Mëngjezi prap i gjen të fort
lotët, natën e mbajnë zgjuar
jo të gjithë mund të kuptojnë
fshehtësinë si qajnë poetët!