Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi   Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi EmptyThu Aug 11, 2022 2:21 am


Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi 11017510

Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi


Fotografia e dasmës

Anita, siç kishte ardhur nga kopshti, e la albumin e fotografive sipër divanit dhe ia plasi të qarit pa asnjë shkak.E ëma u dha menjëherë dhe aty për aty mendoi se gjithë ky shkarkim lotësh në atë fytyrë ëngjëllore,vinte nga emisioni televiziv “Jeta rreth nesh”.Nuk e kishte për herë të parë,madje,edhe kur haste ndonjë breshkë në rrugë,ajo alarmohej e nuk i pushonin lotët.
-Ja,e fika dhe e përzura breshkën që të trembi ty,shpirti i mamit,-dhe pulti e fshiu sa hap e mbyll sytë ekranin,e ktheu në një xham të ftohtë e krejt të zi.
Por Anita ende nuk po pushonte.Nuk kishte zot t’ia terrte lotët në atë moment.Mamit i shkoi një përqethje nëpër trup dhe dyshoi mos kishte ndonjë dhimbje dhe i vendoi sakaq dorën mbi ballë,por ai iste krejt normal.Filloi të vriste mendjen për të gjetur shkakun,por Anita vetëm qante dhe e kishte mbërthyer gojën,sikur i kishte harruar të gjitha.Ia mori kokën ndër duar dhe e pushtoi të tërën,ashtu siç bën një klloçkë e mirë kur i mbledh zogjtë e vegjël poshtë krahëve të saj.U përkul butësisht mbi të dhe i foli në vesh:
-Pa tregoji mamit,pse qan?
Fytyra e vajzës tashmë ndryshoi sikundër një qiell pas shiut me gjëmime,por brenda syve të saj lexohej një inat i pashpegueshëm.Priteshin shkarkime të tjera e më të rrëmbyeshme.Sakaq vajza u ngrit rrufeshëm dhe e la të shtangur të ëmën,por u kthye po kaq vrullshëm tek ajo. Ia hapi albumin e fotografive pikërisht te dasma e saj.Aty për aty,e madhja,provoi ca emocione rrënqethëse kur shikonte ndryshimet nga ai ishull lumturie.I dukej vetja si në një pikturë dhe zuri t’i bënte përshtypje një flutur e bardhë e stisur mbi flokët e nusërisë.
-Po mua pse nuk më keni marrë në dasmë?-e nxori më në fund kokën struci i inatit dhe lotëve të saj.
Mamaja gati sa nuk u zbërthye nga e qeshura dhe vuri dorën para buzëve.
-E,moj,ty të them,pse nuk më keni marrë në dasmë,po ke dalë vetëm me babin?
-Ja tek je.Ja,ja,-dhe vuri gishtin tregues te flutura e bardhë mbi flokë.
-Jo,moj,pse flutur isha unë?-iu duk jobindës arsyetimi i së ëmës.
-Ishe vërtet flutur,një flutur me krahë të shkruar dhe pastaj u rrite-dhe e përfshiu vajzën në krahë.Të puthurat nuk dinin të mbaronin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Fotografia e dasmës / Tregim nga libri për fëmijë “Djersët e poetit” (2005) të autorit Lumo Kolleshi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Lumo kolleshi
» Poezi nga Lumo Kolleshi
» Poezi nga Lumo Kolleshi
» Poezi nga Lumo Kolleshi
» Poezi nga Lumo Kolleshi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: