Poezi nga Lumo KolleshiTAKIM RASTESORMe priste për darkë lakrori me hithër,
Në rrugë më ndali, më takoi një ministër.
-Qenke dobësuar,-më tha.-Pse kështu?
Ia ktheva: "Dobësohemi ne,të shëndosheni ju".
Fushata,
ose etimologji në hallTë njëjtat fjalë
Që na i thanë dje,
Që edhe nesër,
Nuk do mend,
Po ato fjalë do të na thonë,
Me të tjera buzë,
Me të tjera gojë
Fjalë me krem përsipër,
Fjalë me baltë,
Kemi hyrë në fushatë.
Po vetë fushata?
Fushë ata,
Fushë dhe ne,
Lugën e gënjeshtrës marrim osh
E ulemi përpara pjatës bosh.
NE KUFI TË DËSHPËRIMITNjë dëshpërim i egër më sillet rrotull,
Hapat mi'i lodh në këtë copë rruge,
Endem si dallga e lumit në vorbull,
Kuptimin humbasin fjalët:Zot e lutje.
Prej kohësh kam qenë një Laokont,
Të shurdhër i kam pasur pas vetes trojanët.
U them gjarpinjve hipur ne fron:
Tani populloni pas qejfit gërmadhën.
LËVIZJELëvizje kuturu ndër njerëz,
Sa në një krah,në tjetrin lëvizin,
Ulërojnë,mallkojnë,shajnë dhe shpifin
Dhe këngë gjinkallash nëpër drurë.
A thua dimri s'do shkelë këtej kurrë?
Lëvizje e zgjuar ndër milingona
Ngarkuar i sheh të gjitha në kthim,
S'kanë fjalë të urtat,as premtimet tona,
Nuk gjen mes tyre më të voglin mashtrim,
Të gjitha në varg e për një qellim.
SERBOLOGUT QE FOLKA SHQIPNjë Kapllan më ka çuditur,
Shumëzon veten me hiç,
Resuli stepash shkon pa ditur,
Tani mbiquhet Buroviç.
Këput lidhjet me Ilirët
Për të sjellë ushkurë Serbie.
Lipsu djall me gjithë brirët,
Te mallkimi po më shpie.
Çorbën që të dhanë dikur,
Ke filluar që ta vjellësh.
Këtu shqip të flet çdo gur,
Do a s'do një çetë serbësh.