Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Letër vetes sime EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Letër vetes sime EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Letër vetes sime EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Letër vetes sime EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Letër vetes sime EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Letër vetes sime EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Letër vetes sime EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Letër vetes sime EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Letër vetes sime EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Letër vetes sime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Letër vetes sime Empty
MesazhTitulli: Letër vetes sime   Letër vetes sime EmptyThu Apr 11, 2013 11:05 am

Letër vetes sime

Letër vetes sime Rina10

nga Rina Arllati

Po të filloja të shkruaja një letër me destinacion veten time, s’do i jepja rëndësi kohës apo vendit ku e shkruaj. S’do i jepja rëndësi as letrës. Le të ishte një fletë e rëndomtë fletoreje sepse unë dua vetëm të shkruaj dhe rëndësi kanë vetëm fjalët e mia. “Letër vetes sime për të ardhmen”.
Kjo temë më tundon. Një gjë është e sigurt. S’do t’ia filloja me

“E dashur Rina”.

Hapja s’do të ishte kaq modeste sepse atë letër unë nuk e mendoj si një ese shkollore por si një forcë shtytëse. Nuk dua ta mbivlerësoj veten, por është e vërtetë se synimi im ka nevojë për diell përpara që të ma rrezatojë udhën.
Unë eci drejt së ardhmes për të cilën nuk e di as se ku mbaron. Por, prapseprapë vazhdoj e eci. Askush s’ma pret rrugën dhe askush s’ma ndal dot hapin. Sa herë që rrëzohem, unë ngrihem prapë. Jam akoma gjallë derisa jam në këmbë. S’dua t’i di sfidat e jetës që do vijnë. Unë thjesht, do t’i pres e do i kapërcej edhe pse s’besoj të jetë e lehtë.

(Ndaloj e pushoj pak. Marr frymë dhe vë në letër foton time. Tani vazhdoj e shkruaj aty ku e lashë).
Shpesh rrethohem nga të panjohur. Shumicën prej tyre as që dua t’i njoh. Shpesh më shikojnë me nënçmim e përbuzje, por unë s’dua të ndikohem nga ato fytyra.
Nuk kam valixhe me vete. I kam duart bosh. Më rëndojnë vetëm minutat që kalojnë. Vazhdoj e eci dhe, çuditërisht më sillet në kokë thënia se “rasti është mbret i botës”.
Gjatë jetës kemi mundësi që s’mbarojnë kurrë, por vendimet që t’i marrësh, më mirë shqyrtoi dy herë. Mund të jetë rrugë pa krye.
Kjo letër shpresoj të mos bjerë në vesh të shurdhër sepse pesha e saj “është lehtësuese”. Në këtë shkrim, një gjë është e vërtetë:
Nëse do ta postoja, postieri do të isha unë vetë.

RINA ARLLATI, KL VII-4
ShF “Zekeria Rexha” – Gjakovë

Shënim: Kjo Ese fitoi Çmimin e parë në Kosovë në konkursin me titull
“Play for All” - Kids Festival mbështetur nga Europian Commission Liaison Office
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Letër vetes sime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: