Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Grigor Jovani EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Grigor Jovani EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Grigor Jovani EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Grigor Jovani EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Grigor Jovani EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Grigor Jovani EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Grigor Jovani EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Grigor Jovani EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Grigor Jovani EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Grigor Jovani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Grigor Jovani Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Grigor Jovani   Poezi nga Grigor Jovani EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am


Poezi nga Grigor Jovani 11030310

Poezi nga Grigor Jovani


SHTËPIA E BREDHARAKUT

Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.

Rrugaçi Diell!


GRATË E RENUARIT

Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, the,
ndërsa hëna të kishte hedhur mantel
dritën aureole të grave
të frëngut Renuar.

Doja të të pengoja, të të mbaja
pranë vetes. Ish bërë njësh me hijet
e blirëve në trotuar.


QYLYMI I PENELOPËS

Duke të thurur vargje një jetë të tërë,
krijova portretin tënd mbi një qylym,
grua.
Ti i shkulje nga një fije përnatë,
Penelopë.


ENGJËLL I VERBËR

Si një ëngjëll qorr,
ishte ulur tek sytë e saj Dashuria.
Nuk shikonte mëkatet e mia.

Koshere bletësh buzët e saj,
pikonte mjalti dhe menta.
I rridhnin tek gjinjtë -
dy kodra të shenjta,
ku kryheshin shpesh
rituale të fshehta flijimi.

Engjëllin qorr tek sytë e saj,
e zinte gjumi.


NIMFAT
E ALEKSANDRIT TË MADH


Në mbrëmje deti heshtëte.
I hidhja disa vargje të mia,
si guralecë mbi qetësinë mortore.
Mbase e zgjoja dhe thurnim bashkë
një baladë, si Iliada.

Fjalët e mia bëheshin oshëtima,
zgjonin thellësive
gorgonat bishtëgjata.

Zgjatnin kokat mbi sipërfaqen
e detit të fjetur,
“Rron mbreti Aleksandër,
në trupat tona është tretur!”


ILUZIONE

Sa shkoj dhe i ngjaj më shumë
një shkretëtire.
Takoj përditë oaze,
me ujë dhe freski.
Pastaj e njejta ofshamë:
“Përse tallesh, Imzot,
me fatin tim të zi!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Grigor Jovani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» "G..." / Poezi nga Sokol Olldashi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: