Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *   Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * EmptySun Nov 03, 2013 6:29 am

Poezi nga Fatime Kulli


Poezi nga Fatime Kulli   * TRËNDAFIL POEZI * Fatime10

Fatime Kulli


* TRËNDAFIL POEZI *



Jam s’jam


Jam trokitja
E prekjes së vdekur,
Ajri i qiellit të zbathur.
Jam lule pa pleh
që çelin në erë të kuqe.
Kërcejtë i vadit hija,
venat e petaleve
i shkund stuhia,

Jam s’jam
Lule pikëçuditëse,
shkurre pikëpyetje....




Në gjurmë të ikjes

Dashuri e flakur,
lidhur ndër gishta
të epshit mizor,
lartësuar në qiell
(epsh gjoksor)
Ku të ndalet fryma
në gjuhë të errësirës...

Dashuri e plakur
kurrë s’t’i vola
të korrat e drithërimave
në gojë
të trëndafilit të djersitur.

Ankthi i hijes
së brendshme
ulërin rëndë
në gjurmë të ikjes...




Jam grua tekanjoze

Humba në valët
e bebëzave të kaltra...
Tingujt e gishtërinjve
më llastojnë,
më tërbojnë....

Etje mbytet
në kështjellën e lëngëzuar...
puthje të krisura
hapin kufijtë aromë-epshorë...
...tretem në afshin e ndezur....

Jam grua tekanjoze
Më pëlqen gjunjëzimi mishtor
Varur...
....kokulur....




Gjurmët e natës


Gjurmët e natës
Ledhatojnë
dhimbjen time të ëmbël.

Duart e buzëve
lajnë kurrizin e natës mike
që rrëshqet si fëmijë i pambrojtur
në kraharorin që gëlon...

Falem para buzëve të egra
dritë-hije të natës
Dhimbje e ëmbël më përpin...





Ethëzim njerëzor


Epshi valëtrazuar
Më gurgullon i dalldisur
në kopshtin e kroit lule-bletë...
Zhytet e mbytet
në pus të klithmës frutore...
Forma shpërbëhet...
shtëpiza mishtore
përmbytet në prurje të bardha...

Penisi çarmatos burrërinë
në shfryrjen e ethëzimit njerëzor.





Më pështyj


Më puth,
më puth fort!
Kam etje ndezjeje
s’duroj dot...
Më puth...!
nëse s’mundesh
më pështyj!





Mbytemi

Buzë mbi buzë
në një gotë...
Mbytemi
me një gllënkë.





Kam frikë


Kam frikë
pushteti i perëndimit të diellit
Do t’më flakë
kthetrave të errësirës,
si krijesë e palindur.

Kam frikë
helmi i buzëve të ëmbla
do të ther
cepat e dritës së errësirës,
si ëndrrat e vdekjes
para se të lind
puthja vrastare.

Kam frikë,
sytë virgjërak të burrit
më besnik në botë,
do të vajtojnë tokën e shterpësuar,
me dhimbjen e hapësirës së zbrazur...

Kam frikë,
trupi i kotësisë më pret zërin,
si të jem dru i tharë
(në tokë frutore)
pa ma dëgjuar këngën,
që s’e kam kënduar kurrë.

Jam livadhi,
ankthi i nesërm
aromë lule-zjarri,
ku mbjell dhe vjel frutat e fshehta
të dashurisë së çmendur,
që çel në trishtimin tim.





Ngërthim mishëror


Erdha të shkarravis
Shtëpizën e rërës së qullur
Që dashnori i saj
S’e le kurrë të tharë.

Zëri i brendshëm
Irriton intimitetin:
Egërsohu si këto valë!
Që s’kanë ndarje, flenë dhe zgjohen
Hutohen deh tërbohen
Në gozhdët e dëshirës.

Ç’më ndjell zili
Tërbimi i këtij deti...!
Shpirti im i përflakur
S’ka turp
Para vullnetit të epshit.

Ti që më vështron si mumie
M’i kreh dëshirat i përgjumur,
A s’e ndjen shpërthimin afshndezës
Ku noton
Mes emocionit femëror
Dhe pret me endje
Ngërthimin mishëror?!





Prelud i zymtë


Dielli është fshehur
Drita kurvërohet dhunshëm
Me krahë të lëshuar.
Tymrat kanë barsuar Zotin.
Gjakrat janë ndezur,
Qiellit i kanë filluar
Shtërzimet.

Ajri i turbulluar
Kërkon frymë,
Fryma gjakoset
Me grushtet e saj.

Dielli është zbehur,
Gjakrat janë ndezur...
Çdo të na pjellë qielli
Nga shtërzimet...?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Poezi nga Dritan Habipaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: