Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Anna Kove EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Anna Kove EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Anna Kove EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Anna Kove EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Anna Kove EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Anna Kove EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Anna Kove EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Anna Kove EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Anna Kove EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Anna Kove

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Anna Kove Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Anna Kove   Poezi nga Anna Kove EmptySat May 11, 2013 6:56 am

Poezi nga Anna Kove Panair10

Anna Kove

Poezi nga Anna Kove

Poezi nga Anna Kove Kopert10


Vjeshtë

Mbledh fshesarja vjeshtë trotuari
e unë me thonj copa gjethesh
ende të pazverdhura
mbi këtë rrugë
ku të kam humbur e gjetur,
oh, kushedi sa herë…
Unë dhe fshesarja,
tek fshijmë hedhurina vjeshte
ndeshim të dyja
një copë pasqyrë të thyer
dhe vrik i ikim ogurit:
shumëfishimit
të mesazheve të (pa)thara
të rigjetjes…



Pa ringjallje



Robinë e çliruar,
paqja sot
si stuhi mbi gjoks
shkuli pemët që mbolla
në tokën e premtuar,
krojet e puthjes u shterën
nga mall’ i zharitur
u vranë sythet e mollëve pamëkat
jargavanët u shkërmoqën
në shtratin e zbrazur të ëndrrës
peshqit magjikë ngrinë
në liqenin e dëshirave
dhe bluja e tij dha shpirt
në jeshilen e pashpresë…
Në kryq hoqi shpirt ndjenja
atje, në dëborën e ngjyrosur
nga trëndafili i egër,
për të vdekur si ti, Imzot,
tradhtuar nga dashuria.
Pa ringjallje!



Një gotë verë


Në një gotë verë të kuqe
po gjerb urimin tënd
prej njëqind puthjesh.
Në gotën e kujtesës
mbushur me verë
pikë-pikë pikojnë në prill
netët e pafjetura të dimrit.
Pikë-pikë pikoi
dhimbje kjo ëndërr
dhe përfundi rroposi
gëzimin tim jetëshkurtër
pastaj, u deh,
u shkreh dhe … u mbyt
në një gotë verë
me shi të kuq mbështjellë.




Ra borë sot


Përpëlitet lumturia këto ditë
bashkë me pranverën
në prag të ëndrrës e pres
dallëndyshen e gëzimit
dhe trishtohem për fatin e saj.
Ra borë sot, borë marsi
fjollë-fjollë shpresa nga qielli pikëloi
dhe pushoi në portën e lotit.
Ah, dallëndyshe e parë,
kësaj pranvere
më erdhe e ngrirë…!




Nositi



Zog vetmitar
ujor në mardhjen time
që hijshëm gjallon
si zemër e ngrirë
në akullin e mosvëmendjes…
si puthje e paçmallur,
mall që ujërash rron!




10 qershor
(variacion sipas Kamadeva-s L.Poradeci)



Ti hark Kupidoni
kët’ mëngjes qershori
ndër sythe kujtimesh
dhjetës rri shenj(t)uar
nemitur fryma
rrugëtim pasioni
ma mban gjallë dëshirën
drithërimë e shkuar.
Nis një mall i ri
më sëmbon në gji
yllësinë mbaj ndezur
sa të zbardhesh ti
dhe të ngroh si diell
i paperënduar
më je larg e afër
qiell e tokë bashkuar.




Hamburg


Në gjysmëtingëllimin fundor të emrit tënd
endem e lirë
e lirë rrethuar ujërash pa fund.
Anijet në portin e ndjenjës
mendime të mugëta grishin
dhe spirancat e largësisë përçmojnë
Anës Elbës
në lundrimin tim të pashpresë
Imzot,
veç vargu yt më shenjtëron rimat
që brenda meje kumbojnë.
E pres një zë të vëngojë
nga përtejqiejt
nga përtejujrat…
Jehonë e shuar mbërrin
belbëzimi tingullor i puthjes tënde.
Hamburg, janar 2009



Pasuri që (s)mbaron


Aty ku ke pasurinë është zemra,
Më thanë fjalët e Zotit
Kujtova gjithë ç’kisha
Pasuri të reja, të trashëguara…
Zemra përpëlitej e pashpresë
Në atakun e materies
Shpirti është pasuria ime!
Qiellit i thirra
Le të bëhet!
Më thanë fjalët e Zotit
Është peng – thashë.
Heshti Zoti
Por ti mos hesht kaq gjatë
o zemër, pa rrahje!



30 dhjetor


Nga rrënjët e plasura të vigjiljes
gjallojnë bisqe rishtarë
që ngjarje të reja grishin.
Mbi ta këmbëzbathur vallëzoj
nën këngën e shpresës,
dhe kujës
me lutjen
për ta mbërritur festën
pa lot…
Amen!




Kohë për lundrim


Një anije gdhenda
për trillet
me rremba dëshirash
larg bregut lundrova
një anije gdhenda
për ndjenjat
dhe ti një spirancë
që ndryshkun frik
mbi trupin tim.
Kohë për lundrim,
i dashur,
është mot i bukur…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Anna Kove
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: