Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi   Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi EmptyThu Jan 16, 2014 8:13 am


Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi Liber_16


Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi



Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi Deshir11

Dëshira Haxhi





Ti,nëse do...Kuptoje !


Natës së vonë,
zhurma shqetësuese e pritjes
është qetësia e vetme
e shqetësimit tuaj.

Vij aty
përmes errësirës ,
të të kap prej dore
përtej shirave të vrazhda të fatit,
përtej utopisë së verbër shekullore.


Dua të të them,
se erdha
me kalorësin e fundit të dritës,
për të shpenguar atë anijen
mbytur e harruar, në portin e pa emër !

Mua më duhet të them:
Se t'a ruajta një vend
në udhëtimet e mia poetike
në folezën e ëndrrave të mia,
përtej rënkimeve të pashërueshme...

Ti ,nëse do...Kuptoje !




Jetë e pandryshueshme !


Në këmbë ,ulur ,gjunjëzuar
ecim kohësh ,shekujsh...
Shpesh supesh marrim detin,
me diellin ndër xhepa ...

Ndonjëhereë, kthyer në fëmijë
supeve të brishta,
në çantën e shkollës,
mbajmë gjithë universin...

Ditët janë të lehta,
netëve s' ndjehem mirë...

Unë, endacakja e errësirës
drithëruar nga mendimet
edhe me dritë ndezur
s' le efialtet të qetësohen...

Ngelem pa frymë !

Atë mal hijesh,
si t'a çoj mbi supe ?!

Një dy tre....
sa gjithë vitet e perëndisë
numëroj veç gabime...

Deri sot,
s' jam e dënuar
si fajtore për asgjë...
Të dënuar e ndjej pafajësinë time !





Je e vërteta ime !


Ne atë kuti të vogël
kam mbyllur të vërtetat e mia
që i di vetëm Ti !

Në atë tjetrën,
të mbyllura mbaj kujtimet
e njerzve të humbur që kane ikur.

Njerëzit e sotëm
e kanë më të thjeshtë
t' i fshihen s vërtetës dhe vetes.

Nga njëra kuti tek tjetra
rrethana të ngatërruara përmbajtjesh
bymyer dhe anasjelltas...

Përtokë
me copëza maskash ndër duar
gjurmë të njerëzve që largohen...

Rritet e vërteta !

Kjo domosdoshmëri
për të përballuar jetën
është një nevojshmëri e dhimbshme.

Ndërsa ti ?!
...Je e vërteta ime !





Jetë e përdalë !


Eca gjatë
derisa nga sytë e përlotur
s' shikoja me, hapat e mi...

Netëve të vona
përqafuar me errësirën
rri e qaj me lot...
(kur s' më shikon njeri).

Ndier e pavlerë
askujt me nuk i duhem
askush s' më ka nevojë...

Ofshamë e shurdhër
e heshtjes së lagur
bie dhe thyhet para syve të mi.

Nuk jam më aty !

Rri e mendoj
si kurmin t' a shqyej
e ta përziej me copëzat e thyera...

Rrebelohem
me të dua ti ushqej qentë !

Kjo jetë prostitute
e rritur në burime demonësh
më mbyti me pështymë....

Këtë çast
i vetmi motiv që më jep forcë
është që këtë dhimbje me pasion rimoj !





E ç' kuptim kanë më fjalët "të dua" ?!


Ti që tashmë je
duke ecur livadheve të Pranverës
për të mbledhur trëndafilave
nektarin më të ëmbël të dashurisë...

...eja !

Ma sill sonte
atë aromë të kuqërremtë
ëndrrave të mia ,natës së vonë !

Ndërsa unë
do të të lodh
me atë heshtjen time të përzgjatur
pikave të pikësimit, duke thurur poezi.
...e fshehur diku, vargjesh
për të të thënë "atë të pashprehurën".

Ti, aty më kërko
ndërkohë kërko të gjesh
atë që s' kuptove kurrë,
dhe kurrë nga mua s' do dëgjosh !

Se s' dua asgjë tjetër prej teje
Veç të egzistosh !

Egoiste jam
por thellësisë sime dua të të tërheq
se malli më merr për ty...

Të të dashuroj
dua të fluturosh vuajtjeve të mia
përditshmërisë tënde,
dhe asnjëherë të mos mungosh !

Prej flokësh do tërheq
ecurinë tënde, dëshirave të fshehta
që si hije me kalojnë para sysh
e digjem e humbur, përplasur ankthit
jo për perqafimet e tua por per puthjet e zjarrta!

Atë dashurinë
e gatuar prej vitesh
kërkoje honesh hijeve të mia
përtej vuajtjes e përballë kaltërsisë
aty, ku qan e këndon vetmia e dyanshme...

E ç' kuptim kanë më fjalët "të dua" ?!






BOTE E FJETUR!



Çudi
po fle Dita sot
nuk di pse s' u zgjua .

Nën dritaren e saj
rutina e habitur
gjen ritmin e harruar.

Qyteti s'merr frymë
e lodhen mendimet
me thinja mbuluar.

Fytyra njerëzish ka uria!

Rrokullisur errësirës
në kthetra teveqelësh
thërrimesh e thërrmuar.

Nënqesh heshtja
me ndjenjat e mia .

Në endrrat e zgjuara,
porpocione oqeanike
ka marrë varfëria !...





Je vetem zjarri im !


E shqetësuar
heshtja ulur mbi jastëk
shikonte mbi xham lotët e qiellit.

Shiu i radhës
që erdhi këtë mesditë
trokiste ritmikisht dritaren time .

Të kisha thënë (dikur)
nëse do të vish,
më thuaj me cilën formë do të vish?!

Nëse erdhe sot
në këtë formë,
prapë je ëndrra e endrrës time.

...nuk kishe ikur, kurrë !

Kur linda
kjo botë, zgjuar ishte...
E njihja hapin e ardhjes tënde .

Ja shihe
në thellësinë e syve të mi
ku të kam, dhe si digjet dashuria...

Ja, ja, pra shihe
që s' ke munguar kurrë
si digjesh ne mua, flakëve të mia...

Je vetëm zjarri im !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: