Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 SHKOJ NË PYLL / Poezi nga Vullnet Mato

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato Empty
MesazhTitulli: SHKOJ NË PYLL / Poezi nga Vullnet Mato   SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato EmptyFri May 02, 2014 6:53 am



SHKOJ NË PYLL /  Poezi nga Vullnet Mato 10334210


Poezi nga Vullnet Mato






SHKOJ NË PYLL



Shkoj në pyll. Rruga e gjelbër
më thërret në përditshmërinë e heshtjes.
Pyllin e dua dhe më do si blerimin e tij.
Pse u vonove? Më pyesin gjethet me kureshtje,
duke më vështruar miqësisht, si mijëra sy.

Hapat e frymës sime,
më shpien aty vetvetiu,
si somnambul që del në orët e para të agimit,
me një fletore ylberore palosur pas shiut,
kur oksigjeni shushuritës
përhap aromën e blerimit.

Në njërën nga ditët e rinisë së parë,
ahu plak, i ngarkuar
me zogj dhe fole te krahët,
më pyeti:
Pse bie era det, more djalë i mbarë?
Vij nga viset Joniane!, thashë me zë të pakët.

Plaku mjekërgjelbër qeshi,
duke tundur degët nën tëndë
dhe më shtroi hijen e freskut mbi barin veror.
Këtu do biesh era këngë, më tha hijerëndë.
Dëgjoi të gjitha ligjërimet e zogjve në kor,
kur i këndojnë stinës të gjithë bashkë,
pi cicërimat e ëmbla, si gllënjkat e burimit,
dehu me shushurimat e frymëzimit tim të lashtë
dhe këtu do bëhesh patjetër
poet i blerimit!...

Aty, mes klorofilit të gjetheve të dëndura
dhe këngëve të zogjve bishttundës,
më gjeti Diana, e bukur, si vet perëndesha.
Ajo më deshi si e marrë
dhe si i çmendur e desha.
Nga puthjet e blerta,
çelnin gonxhe buzët tona aguridhe
dhe lidhnin kokrra të kuqe
lirishtat me luleshtrydhe...
Derisa në shtratin me gjethurina të thata,
u ngjiz fëmija
dhe lindi vajza e parë, poezia.

Pastaj flora vegjetative dhe ozoni pyjor,
mbushën me vargje tërë jetën time.
Dhe prapë shkoj në pyll,
të shtyj ditët e thinjura të trokut kohor.
Se aty nën gjethet e rëna nëpër vjeshtra,
kam gjurmët e kujtimeve të rinisë nostalgjike,
arkeologjinë humusore me eshtra,
të fosilizuara nëpër vite frike...

O pylli im i shtrenjtë,
vetëm ti ma zbut e bleron shpirtin tim të trazuar!
Sepse ti më ke dashur si baba i vërtetë,
dhe më do me sinqeritet prindëror të kulluar
edhe tani kur jam bërë tri herë baba vetë,
dhe mësova qëndrimin vertikal përballë botës,
nga shembulli i mbijetesës tënde shekullore,
duke shtrirë rrënjët në thellësi të tokës
dhe zgjatur degët në kaltërsi qiellore...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
SHKOJ NË PYLL / Poezi nga Vullnet Mato
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: