Poezi nga Hysen GrajqevciPËRTEJ...Hënë moj e uruar,
Që ndrinë natën me bilur,
E zhduk frikën, largon terrin,
Ringjallë shpresën përmbi tmerrin.
Përtej prangave, thash e thëmave,
Përtej shtegut mbi kanun,
Hyn si zanë në kullat tona,
Sy shqiponjë përmbi furtunë.
Unë shtegëtar i kohëve të reja,
Që mbledhë hojet në plasa gurit,
Maje shkrepave ku lind agimi,
Mbjellë të renë përbri Flamurit.
SHPËRFAQJEVura vargun në pentagram!
Në kangjela lexoj mjerimin!
Dhimbë shpërthyese në dritën e Diellit,
Këtē zymtēsi nuk e mban dot Qielli.
Në shtratin e Lirisë dergjet dhimbja!
Loti djegë buzëqeshjen në bulëzim,
Nuk është bryma,
Hije e rëndë i çapitet njerzimit
Këtu;
Korba e qyqe mbjellin veç trishtim!
Shpresë e damkosur skajmërisht e lenë pasdore,
Shpërthe në zgjim mbi rrasa guri!
Shpërfaq krenarinë dhe ca relike,
Të mbijetuara nga kohët stërgjyshore.
UNË TI DHE POEZIABredharakja ime poezi,
Sonte në tavolinë
Dua të të jam i vetëm me Ty.
Nën tingujt e kitarës,
Do i thurim metaforën vargut
Unë dhe Ti.
Duke pirë verë të kuqe
Dhe duke ngritur dolli.
E imja e dashura Poezi,
Ç'farë më fsheh sonte në qepallë?
Një rubin të rrjedhë poshtë faqes,
Ç' të ka njomur buzën e tharë?
Fol moj mike, fol mos hesht,
Fjala dhimbjen se fsheh dot,
Nën këta tinguj melodie,
Nuk është mkat të derdhësh lot.
A s'më thua moj Muza ime?
Pran kësaj gote ne tavolinë.
Ç'far t'i dhuroj poezisë sonte?
Përveq fjalës dhe dollin!
HUMBËTIRËNjë lot shpesh se ç'më tradhton,
Vjen e rrjedhë prej zemrës valë,
Si ta shtrydhë këtë emocion,
Pa shkruar shkronjë e pa thënë fjalë.
Një drithërimë më përshkon shtatin,
Netëve të gjata pa dritë hëne.
Është Kalvar i dhimbjes së madhe,
Dhimbë rrënqethëse nga zemer nëne.
Është një ndarje që më trishton,
Kur mendoj agun n'Pranverë,
Si humbëtirë më duket Dielli,
Në kërkim shtigjesh pa gjetur derë.
Si ortek një zë nga Qielli,
Vjen si heshtë,ndaç thuaj shigjetë,
Më kot bleron e lulëzon Natyra,
Krejt,pa ju më duket shkretë!