Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Festim Liti EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Festim Liti EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Festim Liti EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Festim Liti EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Festim Liti EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Festim Liti EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Festim Liti EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Festim Liti EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Festim Liti EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Festim Liti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Festim Liti Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Festim Liti   Poezi nga Festim Liti EmptyTue May 26, 2015 6:35 am


Poezi nga Festim Liti Festim10

Poezi nga Festim Liti




ERËRAT


Fryjnë erëra mbi glob,
Shpesh ato,
egërsohen,marrosen,
godasin frikshëm,kasolle e gradaçela,
Shpupurisin pa mëshirë,
leshrat e dredhura të zonjushave lozonjare,
shkatërrojnë kopshte e të mbjella....
Pemëve, në agoni, u kërcasin kockat,
mallkojnë të ngratat, qiellin, retë dhe detin,
për këtë mënxyrë.....

Veç një statujë,
s' tundet nga piedestali,
Indiferente vështron gjëmën,
rreth e qark:
Dashuria e vërtetë, s'frikësohet aspak,
sepse i ka rrënjët,
në dhimbje, brenga e gjak...



NXITOJ NËPËR MJEGULL


Si një somnabul,
Vrapoj mes mjegullës së dendur,
S'i shoh më udhët, vitrinat, shtëpitë.
Përflakja e diellit diku u rrëzua,
U thye harku i hënës nëpër moçalishte,
Më vjen nga pas veç një disk i shuar,
Si mbeturina motivesh vetmie.
Harrova Dostojevskin, Eseninin çamarrok,
Stendalin, Ricosin, Hygonë zemërak.
Nuk kam kohë të merrem tani me ta,
Madje, me Dritëronë e Kadarenë s'e ktheva një gotë.
U treta në harresë,
U treta në vetmi...
Hamall punoj në portin e ëndrrave,
Nëpër zbardhje mëngjesesh, i nxituar,
Mbledh diej, mbledh këngë, mbledh shpresë..




U VRA NJE FËMIJË


O njerëz,
E dëgjuat,
e patë në ekranet me ngjyra?

Dje u vra një fëmijë,
në sytë e të atit,
një jetë u fik,
U tret pa filluar mirë.....

Me shi yjor qielli e vajtoi,
me copëra hëne i bëri një kurorë.
Lotuan,lisa,shkretëtira të pa matura,
pllaja e rudina të gjelbra,
vajtuan në netë të gjata....

Veç njerëzit,
indiferentë kalonin pranë krimit,
bënin një kryq a një lutje nëpër dhëmbë,
pëshpërisnin,
Tek shihnin në sytë e pafajshëm,
imazhin e fundit të ngrirë,
ca ëndrra-lodra kurrë të papara....




NEKROLOGJI PËR QYTETIN TIM



Ia ndanë kafkën përgjysmë, qytetit tim,
E mbushën me rërë, çimento e zhavorr....
Dhe mushkëritë,
stomakun,
zemrën....
Nga koka
te këmbët...

U zmadhua e u lartua nëpër vite,
por mbeti pa stinën e pranverës,
pa harlisjen e pjergullave nëpër mure,
pa fole dallandyshesh,
pa gëzime vogëlushesh.....

Qyteti im, pa hije e ozon,
sa dhe lulet,
nuk pranojnë të rriten
në  ballkon....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Festim Liti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: