Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Iliriana Koleka EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Iliriana Koleka EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Iliriana Koleka EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Iliriana Koleka EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Iliriana Koleka EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Iliriana Koleka EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Iliriana Koleka EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Iliriana Koleka EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Iliriana Koleka EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Iliriana Koleka

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Iliriana Koleka Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Iliriana Koleka   Poezi nga Iliriana Koleka EmptyThu May 28, 2015 7:32 am

Poezi nga Iliriana Koleka 19269010

Poezi nga Iliriana Koleka




NE TË DY


Të mendoj, për ditë, pa patur frikë
Të dashur, të brishtë, me trurin pishë,
Që lehtë më buzëqesh

Njoh njerëz plot, të bukur, të fortë
Që ecin si lloshë, me kokën poshtë
E s’u ka lezet

Kam parë që zvarriten, si kërmij jargaviten
Punojnë sa fishken
Po a punojnë vërtet?

Kanë frikë të zgjohen, për dashurinë të rrezikohen
Dhe të sakrifikohen
Se kanë vetëm një jetë

Ne kemi dhjetë, një jetë për çdo herë
Që ti më flet
Dhe më përshëndet.




SHEJTANI TË JEP MËNT


Janë shumuar sot xhelatët, se shejtani është bërë mbret
Kafshëria doli nga stanet, kriça kishe, ke gomerë
ISIS, luftëra dhe xhihadi, kush ta nxjerr shpirtin më shpejt
Ai që jetën sot ta merr, apo ai, që koka s'i pjell

Mos ndero si mbret shejtanin, evropian apo arabik
Jeta s'kalohet me kokëulje, me gojëmbyllje edhe me frikë
Çohu, hidhu, nxirre zërin, jepu ti të tjerëve mënt
Merri hajdutëve paratë e investoi në vëndin tënd

Kështu ndërtuan shtetin etërit, kështu dhe ne mund ta ndërtojmë
Ndryshe fitojnë kopilat, që mënt shesin e në ferr të çojnë.




YLLI


Ylli është mistrec, çamarrok
Vë në lojë botën, tallet, qesh
Veç të djelën bëhet serioz
Është dita, që e dashura vjen

Të shtunën në darkë Ylli zhduket
Në ujin e vakët, i kredhur në det
Pret me ankth, që hëna t'gremiset
Një natë të tërë, të dashurën pret

Ajo vjen në të gdhirë
I rrotullohet dhe e qarkon
Si kacavjerrëse i pushton kokën
Kështu i pëlqen, kështu e ka zakon

I prek flokët një nga një
I’u flet me emër pastaj i puth
Nuk lë askënd pa përshëndetur
Ylli duron, Ylli rri urtë

E mban fort, i dashuruar
E mban si kurorë mbi kokë
Yll i heshtur, i përqëndruar
S’njihet të dielave për çamarrok.





MOSPËRPUTHJE


Në kozmos:
Unë flas me sy
Ti flet me veshë
S'dihet dashuria
në çfarë gjuhe flet

Në pol:
Unë jam arushe
Ti je pinguin
S'dihet për sa kohë
Do ta luajmë këtë film

Në traget:
Unë jam e çlodhur
Ti je telef
S'dihet pse deti
E ka me kaq mllef

Në park:
Unë loz me kompjuter
Ti shtrihesh në bar
S'dihet pse me tjetrën
Je kaq lozonjar

Në shtëpi:
Ti je gjysma ime
Unë jam një e tretë
S'dihet pse copat
Nuk përputhen në jetë …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Iliriana Koleka
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: