Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Pullumb Ahmeti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Pullumb Ahmeti Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Pullumb Ahmeti   Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptyWed Jun 17, 2015 8:25 am

Poezi nga Pullumb Ahmeti 10945012

Poezi nga Pullumb Ahmeti



POETJA


Poetja ngadal
ngjiste shkallët e mermerta
tufën me çelsa
nxori nga çanta e lëkurtë
hapin ndali,
kokën ktheu vështroi mbrapa
dielli në ikje
tokës hodhi vellon e purpurtë .

***

Një dorë
pas vehtes portën shtyu lehtë
gishti saj
si lapsi i holl që mbyll vargun
tej horizontesh
mes dritares sytë hedh
rrezje parë
si varg i artë ndriçoi harkun.

***

Meditimi i saj
shpërthen muz si krua fshati
drithërim kurmi,
vargu vjen si dashnor i zjarrtë
në tavolinë
heshtur pret fletorja dhe lapsi
gishti lehtë
prek fletën si puthet një vash.

***

Poetja stilis
rreshtin si flokë vashe harlisur
makiazh gërmës
ta nxjerr me bukuri hënëze
diku një fjal
i bredh si hamshor i hazdisur
te një blir
ku pret të dëgjojë fjalë zëmre.

***
U shtri poetja
në ëndra fluturimesh çastisi
u çua papritmas
sytë hodhi çarçafit qiellor
nga tavolina
fletën me gishta mori grisi
poezin e mbrujti
me afshin që digjte kraharor.


***

Mesnatës poetja
thirri pran vetes të ëmblin gjumë
në detin e syve
poezia vargun shkrin dëbor' të parë
shtratit natën
ndjen vesartën në të nxehtin kurm
njomështi mjalti
buzës ndjeu dhën nga djali që fle pran

***

Eh poetja ime
shtriqesh përgjumë shtratit lauresh
portën e le hapur
mes vargje dëshirash zjarre ku ti ndez.





NJË NATË VERE


Një natë vere pranë detit
në bordur një gote me verë
valët poshtë lozin me peshqit
një fllad i lehtë të përkëdhel.

***

Gota e verës rri në heshtje
buzën pret dikush t'ja prek
ti e kredhur brënda librit
humbur tretur në ç'do rresht.

***

Flladet unë nga ty largova
fllad u bëra shpejt e shpejt
trupin me ndjenjë përshkova
gishtat flokët krehnin lehtë.

***

Fllad u gjenda kumtrit të but
ç'më turbulloi aromë e gjirit
eh këto buzët puthnin buzë
prap se prap si ndahesh librit.

***

Përmes rreshtave të tij
tinëzisht pa frik u futa
syte e saj pse vetetijnë?
mos pa dashje më zbuluan?

***

Fllad i fort unë këtë herë
fletët një nga një palosa
shpejt ja mbylla atë derë
si një gërm nga rreshti dola.

***
Gërm- tha ç'kërkon ti nga mua
flladin vetvetes shpejt largova
veç një puthje,vash tjetër s'dua
dhe pak verë me buz provova.

***

Buzë e vashës s'ish buz gote
aty ku verë ne pimë zjarrmuar
aty derdhej mjaltë nga hojet
mblidhnim buzëve prushëruar.




NË RRJEDHËN E TIJ


Në rrjedhën gurgulluese mëkatet laj përditë
sa herë aty pëllëmbgrushtet mbush me ujë
qepallave përplaset puthet leht me qerpik
syt' me dashje kërkon t'mi ver në gjumë.

***

Rrjedh lirshëm tatëpjete arterieve tokësore
diku bërrylash kacafytur kthen dhe drejtim
rendin mëkatet trazuar ndjenjës njerëzore
këtu në ujët kristal pastroj dhe shpirtin tim.

***

I bekuari uj' margaritar nga perëndia neve fal
gjak trupi kapilarëve nëntokësor në ne vërshuar
me tokën lidhur ,puthur ethshëm dashuri zjarr
e buzët kur vë në ty skuqesh vash prushëruar.

***

Ti lum jetësor i maleve truprëndë lotsyri i tyre
në trupin vashëror të tokës luan e nuk shqitesh
buzët prushëruar prej epsheve verore përvëluse
ti shteron zjarrmuar gjireve të saj ujlotin e syve.




NEPËRKË E UJIT TË VALE


Buzën ç'më kafshove, ti nepërkë e lumit
mbyllur sytë e mi ,kur shkonin drejt gjumit
ëmbëlsinë e dhimbjes trupit çmë përshkove
me dhëmbin e helmët,çdeshe më kafshove.

Dhimbja shkon në zemër e percjell në shpirt
porsi portë kalaje vashë, çmi ke mbyllur sytë
të thirra ti hapje portat, të shikoj dritën e syrit.
të dëgjoj rrafjet e zemrës ,ulej ngrihej maj e gjirit

Nepërk e ujit të ëmbël, hapëm moj driten e syve
dua zemrës të të shkoj, lart në yje pse të ngjitem
ç'mu bëre si vidër uji,më shkave si ngjal nga duart
nuk të lash të shkoje larg,të kapa se unë të dua

Nepërk' e ujit të valë, ngrohur në vap të beharit
mos m'ë lodh se sjam djalë,por fajkua rritur malit
mjalthelmin hedhur në buzë,ç'ma treti i kuqi gjak
zbrita thellë të bardhit gji, ta shuaj se kish marr flak

Nepërkë e ujit të valë,eh, gjumi çna rëndoi syve
u preha gjirit me zjarrë,bardhësis mes bardhësive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Pullumb Ahmeti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti
» Motive persiane nga Pullumb Ahmeti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: