Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

November 2018
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Agim Desku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 46
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Agim Desku   Tue Jan 19, 2016 8:51 am




Poezi nga Agim Desku




D J E P I


Mbi të vetmin djep shqipesh
U rrita në sy shqiponje
Me zërin e zanave si etje
Në rritje e pritje ëngjëjsh.

Çfarë fati kisha këtë mbrëmje
Kush m‛i zbriti yjet
Të ndriqojnë vargshpirtit tim.

Eh,ecë e mos u bëj poet
Të jetoj një mijë vjet më shumë
Në hyjni shndërruar më ëngjëjt pranë
Sy e zemër bashkë.

Jetova për qiell e tokë
Yll Davidi u bë djepi im
Në dritë zane me rritën shqipet.

Mbrëmjeve më falën krah fluture
Të fluturoj qiellit dhe zemrës tënde mike.

Aromë e saj cili jemi
Unë në zbritje yjesh a ti kur më vjen
Çdo herë pranë sëcilës mbrëmje.

Tani rrugën ke mësue
Dhe as unë e as varg poeti
Asnjëri nuk ikim pa fjalën tënde.

Në vet ëngjëll hyjnish jemi.

O zot sa me fat është ky varg
Që hyn në shpirt e bëhet flakë
Zemre.

E di, tani u bëre ti hyjni
Ndërruam vargjet
Ti dhe unë në të njëjtin varg
Yjesh.

Tek sa mbërrinë si zanë
Ëndërr thua më je
Apo vet gjeth trëndafili
Ku shkruaj vargun pafund.

Beso në frymë shpirti
Nuk vdes pa varg të lirë
Poeti
Pa ëndrrën e fatit tim
Që e gjeta tek ylli im.

I shndërruar sa herë në varg
E sa në fjalën e shpirtit tënd.

Të dytë u rritëm bashkë në djep shqipesh
Me emrin e zanave u ngritem në ozon.

Përtej diellit ngritëm kala Rozafati
Dashuritë i falëm për këtë tokë e qiell.

Ndërtuam kujtime lulesh dhe ëndrrash
Për më të bukurën e emrit tonë.

Beso se bota është fajtore
Apo vargu që më çmëndë.

O zot cila është kjo natë magjike
Që ëngjëjt e mbajnë në lot kujtimi.

Vallë si të ngritëm në varg poeti
Kur ti më hedhë në dritë dielli.

Në buzëqeshje hëne më merr
Të flas me vet yjet që ti i zbrite
Në tokë dhe varg poeti.





BURGU


Përse u krijue burgu
Që unë ta kujtoj
Përse kur nuk ka liri e jetë
Ai duhet të qendroj.

Mëkat o zot mëkat
Kur krijove njerinë
Që krijoj burgun
Ta shkatërroj lirinë.

Dhe bota çʹka një hall
Nga njeriu i krisur fytyrë djall.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Agim Desku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Agim Ramadani
» Nënat e Trojeve të Shqipërisë - Poezi - 'Mejreme Gjocaj - Agim Bacelli'
» Agim Xhemali :Partia Enverit
» Poezi për dashurinë
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: