Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

  KUJTIME “TË GRISURA” NGA PULSIMET E JETËS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS Empty
MesazhTitulli: KUJTIME “TË GRISURA” NGA PULSIMET E JETËS        KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS EmptySun Mar 11, 2012 8:01 am

KUJTIME “TË GRISURA” NGA PULSIMET E JETËS


     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS Pelluy10
nga Pellumb Gorrica

Mendime rreth vëllimit poetik “Kujtime të grisura” të poeteshës 17 vjecare nga Elbasani Anxhela Mazhi.

     KUJTIME “TË GRISURA” NGA  PULSIMET E JETËS Anxhel10
Kujtimet e grisura janë krah ëndrrash që fluturojnë në qiej kaltërsish. Ato hërë zvarriten, herë kthehen në det zhgënjimi, herë mallëngjehen nën rrezet e një hëne të zbehtë, herë mundohen të fshihen nën një çadër ciftërore, apo herë ndizen nga një mjedis dashurie e marrin shkëlqim nga nota të thjeshta çiltërsie. “Kujtime të grisura” një titull metoforik, mjaft i guximshëm.Por edhe pse “të grisura”, ata janë në gjendje të konservojnë brenda tyre gjithçka që i nevojitet botës së ndezur vajzërore dhe mendësisë njerëzore.
Anxhela Mazhi në poezitë e vëllimit poetik “Kujtime të grisura”, kujtimet i shpalos me ndjeshmëri, por jo si nostalgji mjerane e zhytje në pesimizëm. Ajo nuk e lejon veten që ta tërheqin kujtimet zvarrë, por i përdor ato si përpjekje për të stimuluar të mirën në jetë. “Njeriu që rron me kujtime, – thoshte Hygoi i madh,- zvarritet tërë jetën e vdes çdo ditë”. Ndaj ajo ka konceptim tjetër për jetën dhe e përjeton ndryshe kujtimin, që është më tepër pjesë e një realitet jetsor se sa mall i fantazuar. Ja si shprehet poetja:
“ Endem rrugëve të jetës
Ku parathënia është lindja
Zhvillimi –urrejtje dashuri
Pasthënia –fund e fillim kapitullim”
Metaforat e bukura janë të shumta në poezitë e këtij vëllimi, dhe bëjnë që të kuptohet e shijohet nga të gjithë lëngu jetësor. Vargjet e Anxhelës kanë një farë muzikaliteti, duke ruajtur ritmikën. Shiun, natën, hënën, ëndrrën, qiellin, yjet, miqtë, nuk janë thjeshtë elementë semantikë në poezinë e saj, por janë përdorur me kuptim simbolik.
Në poezitë e Anxhelas ka një koncept dialektik për dashurinë. Si një koncept brenda dashurisë si nocion humanitar, pjesë e dashurisë në përgjithësi. Nënteksi është i qartë: nuk mund të ketë dashuri rinore pa ekzistencën e dashurisë së përgjithshme e cila është motori i jetës. Poetja është e vendosur të ecë me guxim në jetë, e armatosur me armën e dashurisë dhe e gatshme të jetë gjithmonë fitimtare:
“Dallgët e jetës kalova
Me anijen e guximit
Kapiten i papërkulur
Në detin e zhgënjimit.”
Poetja mbi të gjitha vlerëson çiltërsinë, e cila është element i rëndësishëm i karakterit të njeriut, ku çel sythë dashuria dhe thjeshtësia e jetës me tërë larminë e saj.Për këto cilësi ajo shkruan:
“ Mua më tremb çiltërsia
Se ti vuan nga fjalët e mia”
Ajo ka një jastëk plot me ëndrra, por ka edhe një lum malli që gërryen vazhdimisht, dhe në këtë gërryerje, rikrijohen përsëri lumenj kujtimesh. Ndaj rrallë pena krijuese mund të shkruaj vargje të tilla mbresëlënëse si:
“U kalb jastëku i ëndrrave
Me lot malli pa pushim”.
Anxhela Mazhi është në lëvizje e zhvillim ashtu siç është tërë jeta, është në kërkim të një dashurie dinamike, të njeriut që do shpirtërisht, dhe në disa raste është në kontrakditë me veten, se nuk di se cilën dëshirë lënë pa plotsuar cilësitë e tij.
“Kërkova një njeri
Që të ishte këtu me mua
Më dhanë gjithë botën
Po jo atë që dua.”
Duke qenë e pangopur me jetë, e etje për zhvillim, ajo është e pakënaqur me kohën që nuk ecën më shpejt, që ajo të marrë hak edhe për atë që nuk i është rezervuar:
“Kohën do ta shkatrroj
Do ta godas me gurë
Dua akrepat ti ndaloj
Sa ora të vdesë në mur.”
Poetja e shikon të drejtën dhe të vërtetën si zemreku i jetës dhe zhvillimit. E shqetsohet seriozisht, që tek ne “drejtësia nuk është drejtësi”, për gjithçka që nuk ecën drejt. Ajo e sheh jetën që e rrethon në kompleksitetin e saj, me dinamikën e zhvillimit dhe pengesat e zakonshme, me të mirën dhe të keqen, me progresin dhe regresin, me të qeshurën dhe të qarën që janë në unitet me njera tjetrën: Ndaj ajo me një finesë poetike shkruan:
“Do të qaj pa pushim
Derisa të qesh me lot e mij” .
Këto vargje i kalon kufijtë e një antiteze. Është më tepër se një antitezë e brendshme, që në hapsira shumëdimensionshe, shpalos ndjenjat e një vajze që edhe pse e brishtë por e guximshme, që edhe kur qan nuk e di deri në fund se ç’i mungon, por ama që qartësisht e kupton se jeta është për të jetuar ndaj, ajo fillon e qesh me gabimet e saj, fshin lotët nga faqet, i dhuron buzëqeshje imazheve të jetës, e nis e hedh hapa të matura në udhë optimizmi dhe përsosmërie.
Bota

E gjithë bota
është Nënë
universi për mua quhet
Baba
Dashuria pagëzohet Vëlla
frymëzim plot frute të ëmbla...

Rrugëve të jetës

Endem rrugëve të jetës
me frikë dhe dyshim,
endem vij përqark
në atë rrugë pa kthim...

Endem rrugëve të jetës
ku parathënia është lindja
zhvillimi-urrejtje e dashuri
pasthënie-fund e fillim, kapitullim.

Enden atyre rrugëve
të lehta e tërë vështirësi,
endem atyre rrugëve
i tillë linda, endacak pa kufi...

Arkitekte e botës

Jeta skalit perfekt
duke ndërtuar çdo projekt,
duke ndërtuar me mund
e duke prishur pastaj,
a s’më thua arkitekte e mirë
pse më bën shpesh të qajë?

Lot për diçka që mungon,
lot se ndihem e huaj në botë,
lot për zemrën që s’e ndjej më
se ajo mbi dashurinë dhimbjen vë.

Përqafoj të shkuarën
ndrojtjen përgjysmë la,
planin tënd e grisi
nisi të thur planin e saj.

Nobelist i jetës

Ti...linde i tillë,
gjaku yt është plot mirësi,
qeliza jote është dashuri.
Ti, krijesë e Zotit,
armiku i lotit,
fjala jote, buzëqeshje
emri yt, thyen heshtjen.
Nobelist i jetës
këtë emër meriton,
linde yll
e i tillë mbaron.
Ti je fituesi i kësaj bote,
je i lumturi i kësaj toke,
ti, engjëllin ke në shpirt ti,
që jeton mes nesh përditë.
Ti, je këtu,
por ndryshe ngjan,
por edhe diku tjetër
larg disa kilometra,
do mbetesh po kështu,
kështu si linde, si je ti:
Novelisti i jetës,
krijesa e mbarësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
KUJTIME “TË GRISURA” NGA PULSIMET E JETËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Si sot, 24 vjet më parë: AH, KY 6 MARSI, SA KUJTIME E DHIMBJE NA SJELL!... / Nga: Murat Gecaj
» NGJYRA E VERDHË E JETËS / Poezia Fituese e Çmimit të tretë Letrar "Frang Bardhi" -2014

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: