Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

  IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba Empty
MesazhTitulli: IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba    IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba EmptyThu Aug 04, 2022 11:19 pm

 IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba 13427910

Reshida Çoba



IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË

PORTRET

Është shumë mirë të adhurosh një person nga distanca, dhe ta monopolizosh atë person në idetë e tua. Vetadhurimi, vetinterpretimi sjellin një moment të çmuar, substancë të shëndetshme në mendjen tonë, ndaj Hence do të thoshte: “Mos e tako heroin tënd.“ Ne idolizojmë dhe idealizojmë njerëz për artin e tyre, mbase nga një libër fantastik, një skulpturë madhështore, dhe mbi këto vlera, me këtë mprehtësi dhe ndjeshmëri të jashtëzakonshme të veprës ndërtojmë edhe krijuesin. Ndonjëherë ky është rasti, por më shpesh nuk është - nuk është e pazakontë të zbulojmë se personi që kemi idhulluar, është një person i zakonshëm që ka një dhunti të jashtëzakonshme në një fushë, dhe kaq. Po ju them direkt;  shkrimi im është për Irena Dono, që nëse e pëlqen artin e saj, nëse shkruan për të, nuk do zhgënjehesh kur e takon, kur prekesh nga afërsia, standarti i saj i plotë mendor. Do doja ta takoja pikërisht dhe tani, por në pamundësitë tejoqeanike, po e përqafoj me mendje dhe le të them pak fjalë për veçantitë, artin e saj. Unë e di se dorëzimi i një shkrimi për një portret individual është një përgjegjësi e madhe; është një bisedë e menduar mirë një natë më parë (unë vërtet s’kam fjetur mirë mbreme, dhe vetem 2-3 ore.) Shkrimi duhet të jetë i detajuar saktë në hollësira, përcaktime, fakte, dhe tërësisht elokuent në mënyrën e të qenit bisedor. Nga përshkrimi i artit të dikujt, zbulojmë më shumë se nga biografia e tij...vështirësia më e madhe e një shkrimi qëndron në aftësinë si individ për të zbuluar brendësinë e tij të përfytyruar. Irenën e kam njohur në vitin 1975, e shihja si mjeshtren e letërsisë...ajo redaktonte prozat e shumë shkrimtarëve të njohur, në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri.” Figura e saj e veçantë plotësohej dhe me zërin e një gruaje plot hirshmëri, mendimet lidhur aq bukur. Vazhdimisht më shtohej dëshira për bashkëbisedim me atë zë mbresëlënës...për të parë kaçurrelat e saj të verdha, qe vajzërisht i binin mbi sytë e saj blu_ blunë më të mundshme. Vitet bënë të tyren, Irena kishte prekur me sukses përkthimin e poezive, romaneve...publikimin e shkrimeve, fotove, gjithçka që pulsonte rreth saj nga udhëtimet pa fund, nëpër botë. Është një aventurë e bukur të rindërtosh veten.Përzgjedhjet e Irenës refuzojnë të zakonshmen. Irena është një intelektuale e mençur e gjuhës shqipe, në shqipërimet e përkthimet e saj...në promovimin e letërsisë së huaj. Ajo ka përkthyer 12 romane, mbi 500 poezi nga autorë të mirënjohur boterorë: Denise Levertov; Erica Jong; Dorothy Parker; William Butler Yeats; Sara Teasdale; Amy Lowell; Beth Ann Fennelly etj. Irena është një përkthyese befasuese....shkruan qartë duke joshur çdo frazë dhe arrin të demonstrojë mirë lirinë e saj udhëhequr nga kontrolli. Fjala e gjetur prej saj del si një fije drite, thurur me nge, e megjithatë Irena prapë kthen kokën mbrapa, mos i është zemëruar fjala nga desku i autorit. Përkthimet e Irenës përcjellin njohuri për shumë gjëra, rrjedhshmëri në nivelin gjuhësor dhe nivel të lartë të aftësive të të shkruarit. Kur përkthen emra të mirënjohur të poezisë botërore, edhe pse përkthyesi nuk është autor, puna e përkthyesit në këtë rast patjetër duhet të jetë pothuajse afër nivelit të veprës origjinale. Vështirësinë e përkthimit Irena e di mirë...ajo e di se poezia patjetër humbet në përkthim...a është e mundur të përkthehet poezia nga një gjuhë në tjetrën pa humbur kuptimin? Robert Frost: “Jo në të vërtetë.“ Poezia e përkthyer nga Irena bëhet origjinale dhe e freskët, nga ku del tjetër fjalë prej një fjale, dhe shtohet vetëm një lëvizje e lehtë, si era e pëshpërimës. Imagjinata nuk është vetëm aftësia personale për të përfytyruar atë që nuk është, por dhe aftësia për ta ndjekur më tutje me kapacitetin zbulues, transformues. Idiomat dhe kthesat e frazave që kanë kuptim të përsosur në një gjuhë, do të jenë absurde në një tjetër. E shtuara apo heqja e një elementi bëhet vetëm duke marrë parasysh hijet, reflektimet dhe teksturat...duke kombinuar koncepte dhe stile, dhe duke përdorur mirë marrëdhënien midis imazhit dhe tekstit. Irena përvehtëson mjeshtërisht gjetjen e saktë të fjalës, lufton me fjalën derisa sheh rrjedhën e lëngut nga lëngu lirik...nuk i gëzohet rrjedhës së ujit.E arrin këtë me sukses, sjell fjalën sublime dhe kaq,nuk entuziazmohet nuk bërtet: “To vrika.” si në historinë Eureka, por thellon mendimin për fjalën tjetër. Ajo ka një koeficent emocional të dallueshëm, i sugjeron vetes mbikëqyrjen e plotë të substancës,kjo nënkupton koeficientin e kuriozitetit të saj për të pasur një mendje të uritur. E adhuroj natyrën e saj, adhuroj Irenën si grua...si e jeton jetën kaq plot...si e dorëzon veten me dëshirë te sulmet e krijuesit…si vesh një palë këpucë athletike “Vans “ e lëviz duke tërhequr me vete idetë, lëviz brenda ideve, ndërsa drita sqimatare e syrit të saj sjell seleksionimet, ndikimet, përshtypjet e rendesishme. Jetojmë në një epokë kompleksiteti, ku njeriut i kërkohet një fuqi truri, si megabajtët e një kompjuteri në shpejtësinë e operacioneve të tij. Si arrin kjo grua të përballojë kohën, përfshirjen në kaq gjëra njëherësh? Pse disa njerëz janë më të aftë për të menaxhuar kompleksitetin? Po pasioni i fotografisë, çfarë na thotë? Pse fotografia është e rëndësishme për të? Fotografët janë individë të përkushtuar, japin kohën e tyre për të na treguar atë që duhet parë, çfarë duhet parë. Imazhi i saj është i lirë, zotëron subjektivitet dhe bëhet një rreth_ rreth njerëzimit, lidhjes, kujtesës. Këtu, përtej rolit të fotografisë ajo sjell dhe një zbulim në nivel personal. Kur Irena bën një foto, përvesh matematikisht mëngët e imagjinatës, këndvështrimin e saj dhe unë mendoj se kjo është shumë interesante...kur kompozon një foto, ajo mendon shumë për shtresat nga sfondi në plan të parë, si ato lidhen me shtresat origjinale, dhe kjo është edhe më interesante. Ka disa njerëz që besojnë se kushdo me një iPhone mund të regjistrojë imazhe me cilësi vizuale. Por atëherë le të besojmë edhe që kushdo me një laps të mprehtë mund të përcjellë një shkrim të shkëlqyer. Në ngacmimin për këtë shkrim, thjesht doja të përcjell konsideratën time për një grua, për artin. Me kulturën dhe eksperiencën e përkthyesit letrar në vite, them se Irena ka arritur të spostojë natyrshëm vëmendjen nga autori dhe vepra ~ te përkthyesi. Ky është një kurth i bukur i përkthyesit inteligjent, që sjell një standard të vetin, luan bukur me elementet e fjalën, pa u ndjerë lëvizja, pa prishur ekuilibrin...ashtu si gravitetet luajnë e atraktohen me afërsitë e tyre pa u komplikuar. Nga gjithçka që mendoja të shkruaja për Irenën, tani që jam ulur të përcjell shkrimin, duket se nuk mbaj mend asgjë. Por di se Irena,edhe tani jeton në ato pjesë të vitit ku nuk ka errësirë dhe natë...kalon nga muzgu në muzg, deri sa dielli e gruaja merr një tjetër udhëtim. Ashtu si asnjë nuk di çfarë ndodh brenda një atomi, dhe të gjithë e dimë se atomi është gjithmonë në punë...kështu  ndodh dhe me Irenën tonë. Shpresoj të kem përcjellë mendimin e duhur për një grua të sofistikuar në formimin e saj, për një krijuesë të talentuar. Shpresoj të kem thënë për rëndësinë vendimtare të imagjinatës së saj, aftësinë e saj për të prodhuar imagjinatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
IMAGJINATA … AFTËSIA PËR TA NDJEKUR ATË (Portret) / Nga: Reshida Çoba
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: