Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Valbona Kolaveri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Valbona Kolaveri  Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Valbona Kolaveri    Poezi nga Valbona Kolaveri  EmptySat Aug 06, 2022 12:31 pm


Poezi nga Valbona Kolaveri  29382810

Poezi nga Valbona Kolaveri  


Gjysmē botë

Drejtkëndësh më bëhet se jam
tek i rrotullohem vetes
cilindër pa fund e krye
janë mendimet e mija

Koka ndarë në dy gjysmërrathë
qē endet në dy gjysmē botë

Herë mē bëhet
se jam peshk i vogël
në oqean
që s'di cilën rrymë të ndjekë
kam frikē
mos më hanë peshkaqenët

Kur dal nē sipërfaqe
më duket se ka shtrirē dorēn
njē cikllop i stërmadh
dhe ai t'mē kapë

Qafēn kon
e shtrēmbëruan demonēt
ta rrotullojnē
ta këpusin
e mē pas ta hanë

As majtas as djathtas
nuk mundet mē të shohë
është mpirë

Kam njē sy tē madh
në ballē
i fshehur pas rrudhave

Heton mijēra shumkëmbësha
qē marshojnë
tek parakalojnē
triumfatorë

U ruhem mos mos t'më kapin
janë mbytēse

O Zot
kokēn paskam vënë mbi gurë
tē fle
ēndrrēs së keqe

Po pres dhe një ëndērr
në tjetër gjysmēbotë
tē patjetërsuar
duke mos iu falur kotësisë
e mos t'mē hajē...


Me njē frymë


Po fshij pjatën e kohës
me kafshatat e viteve

Ngjyej ditët një nga një
ti gëlltis me njē frymë

Pa kuptuar se
dekikë për dekikë
po ha pak nga pak
veten..


Enigma


Rrathët e mi enigmatikë
me qendër diellin

Me rreze të ndryshueshme drite
tangente me retë

Të pabindurat e idhnimit
kujtojnë të djeshmen
shkallmuar
mijëra formash
ndërthurje gjëndjesh
ekstaza të vetvetes

Duke u parë
në pasqyra njerëzish
të qorruara sysh
pa shkëlqime fytyrash
kornizash

Të mbërthyera në hermetiken
unë ku jam?
që kurrë s'ka fund
të djersisë dhembjet

Sot
pluskojnë në puse
shpirtrash që kërkojnë
të pijnë ç'të gjejnë
ku ka dashuri

Se nesër është vone
shumë vone
të rindërtoj sërish rrathë të rinj
me njëmijë e njëqind
enigma mbi shpinë


Sorrat


E trembën sorrat mëngjesin
duke grisur pemët
me çakërdisjen e natës

Zogjtë
i mbytën cicērimat
në pus

Në pasqyrimin e vetes
mbi ujë
panë sorra e u frikēn

Sakaq sorrat
shkojnë e vijnë
në fluturime te mbrapshta
si babëzi e krisur
të hanë ç'të gjejnë

Mjeranet
veç të mbjellin ters janë

Dhe ditës ia morën dritën
me të zezën korb

Sa ters
kur do zhduket
kjo e keqe farë

Të mërzitshmet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Valbona Kolaveri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: