Poezi nga Raimonda MOISIU
Raimonda MOISIULermë……!- Lermë…… Lermë !
Ta pi këtë cigare të helmët.
Në gishtrinjtë e vetmisë time,
tymi i saj ngrihet lart,
si një kujtim i largët, si ai
fidani që mbolle në kopështin tim.
-,-
Zemrën ma rrëmbeve ndër vitet e fëmijërisë,
ndërsa tani unë, në vënd të gjoksit tënd,
kam shtërnguar fort, fort, atje....
ku duhej të ishin buzët tënde,
kam shtërnguar jastëkun,
me pikat e djersës......
-,-
Në brëndësi të trupit,
një zë…një zë…një zë…,zëri
i kokrrave të kristalta të breshërit,
të dëshirave të mia, që
godasin feminitetin tim.
-,-
Në zbrazëtinë e trupit tim,
lulet e përgjumura,
duan mirëkuptimin e një drite,ato
po rebelohen…,kërkojnë
një tjetër kopësht, me ajër e puhizë...
-,-
Mjegullimi i syve të mi,
ka një rebelim të fshehtë, të ngadaltë,
të papërballueshëm,
si kënga e aetiti të verbër Homer; ai do
të përhapë aromën e ëndrrave,
nëpër flladin e natës....
-,-
Nata nuk qënka krejt një prangë,
ajo paska shpirt,
po kërkon për mua një shkëndijë,
për hir të aritmisë së zemrës sime,
që të mos ndalë ,mos ndalë....,
për asnjë cast.
-,-
Pres një vështrim,
që të nisin të rrahurat e zemrës,
sic janë pulset e pranverës në këtë park,
që më vështron me mallëngjim.
-,-
Pres një vështrim,
për një ngrohtësi,një përqafim,
të vrullshëm e të nxehtë,
t'i iki trishtimit ,
të bie në luginën e dashurisë,
të thyej gardhin e ndarjes.
-,-
Një tjetër dashuri kërkoj,
të marr puthje cdo natë,
dhe nga puthjet,
të zgjohem cdo mëngjes