Poezi nga Raimonda MOISIUThith hirin e djegur, të dashurive të mia….. Qëndroj para pasqyrës këtë mëngjes të hirtë,
Që nga dritarja vështroj qiellin- është i trishtuar,
Nga pasqyra vështroj fytyrën time me rrudha…..
Vetëm dicka zbardh,ka një zbardhësirë kocke,
dhe… është bardhana e thinjave të mia….
Thith cigaren, sikur thith hirin e djegur,
të dashurive të mia që ikën,
ja si ky tymi që shkon i pashpirt lart…..!
Sa kam dashuruar unë kësaj jete,
Sa dashuri kam falur ngado
I falte shpirt im i dhimbsur, i ëmbëlsuar nga
lulet dhe përkëdhelitë e fëmijërisë sime….
Rrah këmbët fort, mundohem t’ia ngjis tokës
gjurmët e dëshpërimit, e të vrapoj drejt hapësirës
e lirë,- duke cicërirë e shpenguar si zogjtë
të arrij lartësitë e qiellit, aty ku hëna i fal argjënd
oqeanit, e zbardhëllen fytyrën time me rrudha,
Zbardhëllen pasqyrën e kujtimeve që më ndjek
si flaka e qiririt, dhe i bën dritë rrugës;
mes qiellit e tokës……
I bën dritë kopështit pa gardhe të kujtimeve,dhe
bilbilave të shushatur nga errësira….
Në heshtjen e natës cicërimat e tyre më
ngjajnë si tinguj funebre në homazh të kujtimeve,
ndërsa sytë e zemrës lodrojnë në varkën e wndwrrave.
Mundohem të fluturoj sa më lart, të rilind ndërr’ ëndrra
Të vallëzoj në delikatesën e qelqit të reve,
të marr frymë ,ajër, të hap krahët,
të përqafoj qiellin blu……..
Mezi prisje të të krehja flokët…..Si një drenushë e bukur me syte e qeshur,
Që ....
në cdo natë merr puthje pafund,
U zhgjove atë mëngjes të përhirtë, në
guvën e errët ku
për dritë kishim
fenerin e dashurisë .....
Buzëqeshja jote e ëmbël e pafaj,
"U vodh " nga
vështrimi hamshor i
mureve të lashtë.
Thinjoshë e fisnikë,
Si kalldrëmet e fëmijërisë.
Nga ....
buzët e tyre gurgullonte fishkëllima e ujit,
Si një.....
sinfoni magjike kaq e ëmbël, që
mezi pret
një puthje, një brishtësi,një ëmbëlsi......
Ti me një padurim të fshehtë prisje t’i
marrësh erë borzilokut…
….Se i përkasim gjithësisë së gjallë ---
Mezi prisje të të krehja flokët,
me gishtat e mij, Të ....
prekja pemën e manjolës, të
këpusja gjethet e saj lart-lart dhe
me kërcellin e borzilokut
të shkruaja emrin tënd mbi
cipën e virgjërise të
petaleve – manjolë,
të bardha, të verdha, të kuqe, të blerta,
që mezi presin castin magjik.
Atë cast,
Që të përket ty, nga verbimi i yllit,
të purpurt, që e
ëndërroje në vajzëri,
dhe ja po vjen ---
…Po vjen...po vjen....
Ai...Ai....feneri....Ndricimi i dritës që
e duam kaq shumë në
shtratin e guvës së lashtë , në
të nxehtin e gjoksit , në
përqafimin tënd, në
lotin e syve, në
trëmbjen e zogjve, në
bulkthet e vajzërisë ---
Po rizgjohen përsëri
nga rrebeshi veror
i puthjeve ---