Cikël me poezi nga Raimonda Moisiu
Përmbi rrudhat e dhimbjes….Sa shpejt kaluan vitet, krejt si akulli u shkrinë,
Si një flutur e lodhur, më endesh ndër kujtime.
Dhimbja që lë pas, s’gjen forcë për t’u venitur,
Iku ky vit…Vjen tjetri i dërrmuar e i rraskapitur…
Thërras në kupë të qiellit, rrah këmbët fort me tokën,
Ndrydhur shekulli ndër dhimbje, çan fort parzmin e gjoksit,
Dhe hapen valë – valë epshi, zemërimi, kotësia
Udhë me gjëmba, pengjet,madje edhe lakmia….
Një fillim i ri na duhet, me ëndrra të reja,
Të bukura, të papritura, si në të kaltërt vjen rrufeja.
Fshehur rrinë iluzionet në shpirtin tim të vrarë,
Dhe rrjedhin lotët e shiut litarë – litarë – litarë.
Përmbi rrudhat e dhimbjes në fytyrën e vrerosur,
Tëmthat rrahin, veshët shugullojnë e s’kanë të sosur.
Mes të drejtës dhe kuptimit, çfarë t’i zgjedh kësaj jete?
Koka më duhet lart, për TY edhe për Vete.
E vërteta ngashëren vargjeve si ndrin dritë e Zotit,
Që ndrin lugun e jetës dhe përjetësinë, si qëmotit!
Jo në parajsë, në tokë, do të bashkohemi përsëri…
Nën palmën e serenatave për një roman të ri.
-Sonte vetëm puthje dua!Nëpër lëkurën time, ndjeva ledhatimin
e buzëve të tua.
Nën dritën e hënës së trazuar, të zhytur thellë
në errësirë.
ndjeva nxehtësinë e gjoksit tënd.
Në vetminë e brishtë të errësirës, ndjeva
dridhjet dehëse,
të përqafimeve të tua.
Ndjeva pasionet e flakta,
që shkëlqenin në sytë e kaltër.
Ndjeva buzët e tua,
ju përgjigjeshin buzëve të mija,
të etura:
për mëkat,
për një puthje,
për një tendosje,
për një dëshirë,
për një përhumbje,
për një prekje,
për një ledhatim.
Ndjeva krahët rrethuar,
mbi gjoksin tim.
Nga pëshpërimat,
nëpër terr.
Ndjeva fjalën: Të dua!
Ndjeva lirinë,
Lirinë,
nga lëmshi i zjarrtë,
që kishte mbështjellë qeniet tona,
Duart tona kërkonin të ngrinin një urë,
me parfumin
nëpër dritën, puhizën e dashurisë.
Errësira rrënqethet nga puthjet tona,
Sonte vetëm puthje dua….
Puthje!
Përtej këtij terri,
ndalu aty, aty, ku dicka e panjohur,
na pret.
Puthje vetëm puthje sonte!
Vë buzët e mija mbi të tuat,
si një flakë kujtimi, që rri ndezur.
Buzët e mia të dashuruara,
ledhatohen nga buzët e tua.
Ngrohtësira e përjetësisë i merr me vete,
për në perandorinë e puthjeve .
Sonte vetëm puthje dua!
Ajër dua…aromë lulesh dua,
Dhe puthje,
Shumë puthje,
Pafund puthje,
Sonte vetëm puthje dua!
-Larg meje ti botë e urrejtjesSa keq që s’ka vetëm dashuri.
Sa keq që s’ka vetëm gëzime!..
Urrejtja më ngjan si çudi,
Që më trazon në kujtime…
Larg meje ti botë e urrejtjes,
Ti gropë e vdekjes, larg meje.
Pa shuar greminën e etjes,
Ç’ta marrkam rrugën drejt teje?…
Sa shumë liri që më paske,
Kërkoke hakun pa hak,
Përse kaq tepër me dashke,
Kur unë nuk të dua aspak?…
Me dukesh si macja e zezë,
Si menteshë që askush s’e ndërron,
Ku vemjet e ndryshkut bëjnë vezë,
E ti, për çudi, mbijeton….
-
Shqipe e plagosur-Kam parë një shqipe të plagosur,
Gjakun e saj nëpër gurë të cërkitur.
Mundohej, ashtu e gjakosur,
të mbronte zogjtë,me sqep duke klithur…
Kam parë dhe korba…Dhe shpendë të tjerë,
Që vështronin Shqiponjën me sy të frikur,
Sikur prisnin,të vdiste ajo e mjerë
Zogjtë për t’ia çukitur…
Vdekja e saj
Do të ishte e Shqiponjtë…
Po nuk vdiq,
Për të mbrojtur zogjtë…-
-Në natën e ndërrimit të viteve….-Ti falemi altarit të dashurisë! –Nën dritën verbuese të shandanëve,
sy që kryqëzojnë vështrimet,
duart të gërshetuara fort,
frymë…frymë…frymë….,
pika djerse që pikojnë…..,
gotat e verës si dy pika gjaku,
tiktaket e orës,
dy fytyra që ndriçohen,
dy cigare që tymosen…
në natën e fundit të vitit….
Nën dritën verbuese të shandanëve….
Sekreti i virgjërisë së kësaj nate,
më pushton me dlirësinë e brishtë
si një serenatë gazmore,
në çastin e pasionit të dashurisë….
Sekreti i virgjërisë së kësaj nate…
Në valëzimin e flladit të natës,
mezi pres të përkundem lehtë,
në shtratin e agjentë,
të dëgjoj e kënaqem, me simfoninë e ujit,
të lumit,
që gurgullon poshtë dritares tonë.
Mezi pres….!
I Dashuri im..!
Të mos i frikësohemi dritës së shandanëve,
të pëshpëritim përrallën e dashurisë,
t’i bëjmë buzët si flutura,
e të zhytemi në fluturimin e puthjeve,
të ndriçojmë të fshehtat e syve.
I Dashuri im..!
Në strehën e prehrit të natës,
të ndërrimit të viteve,
orës dymbëdhjetë.
ora më e bukur e vetmisë,
e zhurmës së mrekullueshme të jetës,
të vallëzojmë si një puhizë lulesh,
të ndjejmë të rrahurat e ankthit dashuror,
të zemrës,
të kënaqemi me parfumin e shpërthimit,
të frymëmarrjes,
të bashkojmë livadhet tona.
Sikur dreri thërret drenushën e tij,
në këtë natë të fundit të vitit ,
Ti falemi altarit të dashurisë!