Poezi nga Drita Lushi
(Dedikuar Nënës)Për sa kohë s’jemi vetë prindër,s’e dimë,a ndoshta,s’e masim dot dashurinë e nënës, ndaj nesh.
Edhe kur bëhemi prindër,e mbi të gjitha mama,mendojmë me vete:“S’ka mundësi të na dojë kaq shumë nëna, sa ç’duam ne fëmijen tonë!”
Kur nisim të mbajmë disa vite në numur,që numërojnë dekada, bëhemi befas më të ndjeshëm dhe kutojmë më shumë,duam më shumë dhe befas me çdoind e qelizë tonën, kuptojmë, se është pikërisht nëna, ajo që na do pakushte, si çduam tashmë fëmijën mbi çdo gjë në botë.
Kuptojmë se jemi për nënën gjithçka, siç është fëmija, qëllimi i ekzistencës sonë.
Mund të kesh disa miqësi, më shumë se një fëmijë, mund të kesh më shumë se një jetë ,mund të takosh më shumë se një dashuri…por NËNË,është veç NJË.
NË KUVENDIM ME NËNËN.
(Dedikuar nënës sime të shtrenjtë.)Mirdita botë!
E nisa edhe sot kuvendimin me ty.
Me ty, e pak njerëz që më duan,
Ose bëjnë sikur, (s’edi!)
Nënokja ime p.sh, më do fort,
(e ndiej) kur me sy e fjalë më ledhaton.
Tani që u bëra dyzetekatër,
ose,ose më saktë,
dyzetekatër e një muaj,
filluar kam t’i puth duart imcake
e, shpesh e më shpesh, puthje i jap edhe në ballë,
pesëmbëdhjetë vjet, që jeton pa (të shtrenjtin!) tim’ atë.
Mos m’u zemëro që të thërras, nënoke!
Të ndiej më afër kështu,
të ndiej çdo rrudhë
në faqe e ballë.
Si kurorë t’i shoh të gjitha thinjat,
ah, ja dhe ndonjë flok të zi, në të rrallë!
Eh, e mira nënoke!
Edhe kur ankohesh
fajin pleqërisë ia hedh,
Paçka se akoma s’ke bërë shtatëdhjetë.
Po e di çfarë?
Të mos flasim pë rreumatizmën,
që të gërryen kyçet,apo pleqërinë,
Po për gjëra të gëzuara
P. sh, për time bijë.
“Mjaltë e mjaltës” -thuhet, ëëëëë…?
Po atë duket kështu ty?
Tash’ që s’ke vetëm një,
Por (nip e mbesë),
u bënë … dy!
Edi,e di nënoke!
Po ja, që bëj dhe ndonjë pyetje pa vënd,
Kurata (nip e mbesë) të thërrasin ”nëna”,
qesh e lumturohesh,
edi,kështutakaënda;
Eh, nëna ime!
Ja kështu rridhka jeta.
Mbaj mend,
kur shkoj e tek nëna jote e mplakur dikur,
e kthehesh e që andej, aq e trishtuar!
Ndoshta dhe nesër,
ime bijë do të kuvendojë me mua shtruar,
të më sjellë një gotë ujë,
atë më falë një ylber me fjalë!
Qenka qerthull kjo jetë nënoke!
Hajt pra:
“pa dale të të puth dhe një herë në ballë”,
eee, ditë të mbarë!
…
“Muua ah” -Jetë të mbarë.