Poezi nga Drita LushiMarsi ,unë dhe DetiUnë ecja në fustanin e brishtë të pranverës,
E shihja, si zogjtë qeshnin,
Kur marsi dhe deti
ziheshin e grindeshin.
Deti kërkonte të më vishte me blu dallgësh
Marsi të më zbukuronte me frymë lulesh e fjalësh.
Ata, me dallgë e lule më donin e më shihnin në sy,
Ndërsa unë qeshja dhe i doja të dy.
FLIRTFlirtoj me ditën,
e në një gotë bliri,
rrëkëllej orët e saj,
me diellin luaj kaherë,
luaj, qysh në të parin maj.
Flirtoj me natën.
Fshehtas takoj
yje,
kometa,
planetë
e me flokt’ e mij
qiellit i freskoj, prehërin e nxehtë.
Edhe pse hëna si drapër tretet nga xhelozia,
une vazhdoj e vazhdoj me flirtet e mia.
Flirtoj me stinën,
me Majin,
me zogjtë,
flirtoj dhe me ajrin, nëpër kaltërsira.
Me Ty, flirtoj ,
notoj syrit tend,
ti dallgë- une në ty lodroj.
Flirtoj me fjalën,
me buzën tënde, e më tutje,
Por…
Ah,
kaq e pat ky flirt
Më mbet’ aty një puthje.
Për hir(t)Për hir të interesit,
Djalli s’ështe aq i zi sa duket,
e ëngjëlli s’qenka krejt i bardhë.
Pse të moj bëjnë ndonjëherë edhe pakt?
Madje, në u dashtë, që edhe të martohen,
s’është asnjë hata,
s’është aspak mëkat!
Për hir të interesit,
Kurva s’ështe aq kurvë sa duket,
sepse s’kurvëron ashiqare.
Ato duan veç parave dhe post(e)
ato zgjedhin burra “klas”,
burra që mbajnë dhe kollare.
Kujt i plas për “Shën Maritë”?
Njerzit s’duan virgjëresha si ikona!
Njerzit të etur janë,
duan mish,
kanë epsh!
Andaj, dilni kurva!
Jeni më të ndershme
nëse kurvëroni dhe në shesh.
Per hir të interesit,
njerzit janë gati
të dy sytë të qorrojnë,
të shurdhojnë të dy veshët.
Të flasin e përdridhen
si lavire të pështira.
E s’ështe aspak çudi,
kur ti shihni që ndryshojnë edhe gjini.
Për hir të…
Çdo gjë kaq bajate…
Mbarsur në mëkate…