Poezi nga Drita LushiLETËR MBRËMJE, PËR TY.*
Mirëmbrëma!
Sot është e mërkurë!
Të kujtohet?
S’jemi takuar kurrë në një ditë si kjo.
Por, ndërsa muzgu hidhte tisin e tij të parë,
në këtë metropol të hutuar shqiptar,
m’u desh të kaloja pranë bar-kafe “R.H”
ku ne takoheshim dikur,
dhe padashje, mbajta hapat;
Ngjita ato pak shkallë,
dy e nga dy, dhe u gjenda papritur aty..!
*
Tavolina ku uleshim ne dikur, ishte bosh.
Mbi të,
dukeshin sikur vallëzonin qindra fjalë që thamë.
Mungonim vetëm unë e ti përballë.
Kamarjeri, ishte poi ai djalë i hajthshëm,
(ndoshta pak më i rritur)
që na sillte uiskin menjëherë,
sapo na shihte në derë…
***
Dal, duke zbritur shkallët një e nga një ngadalë,
e ndërsa gjendem jashtë,
muzgu më mbështjell, si për të më mbrojtur
nga syte kureshtarë.
Ndërsa mbi supe…
Mbi supe më rëndojnë,
Mijëra fjalë që dot s’i thamë…
…
Eh!
Unë kam mbetur po ajo grua romantike
Që beson ende në dashuri,
Megjithse jetojmë në shekullin e njëzetenji.
Ndoshta, jam pak më e fortë, sepse kam nisur,
që dhimbjen ta tall në sy,
megjithëse, akoma shkruaj vjersha për ty.
*
Do të doja,të mbyllja sytë një moment,
dhe të shprehja një dëshirë…
por,
po e mbyll me kaq këtë letër…!
*
Natën e mirë!
*
@ Drita Lushi.