Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Ismet Tahiraj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Ismet Tahiraj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Ismet Tahiraj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Ismet Tahiraj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Ismet Tahiraj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Ismet Tahiraj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Ismet Tahiraj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Ismet Tahiraj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Ismet Tahiraj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Ismet Tahiraj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Ismet Tahiraj Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Ismet Tahiraj   Poezi nga Ismet Tahiraj EmptySun Mar 30, 2014 8:53 am





Poezi nga Ismet Tahiraj 14661410



Poezi nga Ismet Tahiraj






SHAJKAÇKAT IKËN

(Zeqir e Demir Tahiraj)


mbi pllaja të Çabrës
derdhshin gjarpinj,
e rrëmonin nëpër lëkurat tona.

Ju vetëtima të tmerrshme
U ratë gjarpinjve,
Shajkaçkat ikën
Me lutje qiellore.

Për një kopsht Edeni
U përhap fjala,
Mbi Çabër e tutje
Të gjitha duhej të ishin
Lule parrizi...






KORNIZA E DERËS

(Mehmet Sinan Tahirajt, martir i kombit)



1.

nëpër murana
ju përthinin
gjarpinjtë.

Në katin e epërm
Bubullonte muzika,
Në katin e poshtëm
Laheshit nëpër gjak.

2.

korniza s’doli nga dera
nga korniza s’doli njeriu,
minjtë i brejti letra
a letrën e brejtën minjtë
e kurrë s’u lexua deri më tash.
Se kush ishte xhelat






KRAHAROR PËR FISHEK

(Tahir H. Tahirajt, martir i kombit)



Kaptove bjeshkët
s’të lanë të ikësh
se shtatin e kishe për plumba
e kraharorin për
krehër fishekësh.

Se mësysh të ra dielli
Kurrë më s’duhej,
Të përgjakej sërish
Fati ynë i përgjakshëm.

Se plisin e bëri
Shkumë bardhësie
Për yllin tënd





PRITA TË PËRÇUDNUARA

(Halil Ramë-Tahirajt)



As rrufetë e udhëve
Që të rrihnin,
Si kamxhik
S’ duhej të ishin
Shpesh prita
Të përçudnuara.

Se ti i thithe
Shkronjat e Abetares,
Për ta (ri)përtërirë
Gjakun damarëve.

Dhe në odat e shtëpisë
E vure elektrikun,
Për një jetë më të mirë
Me llambadarë dielli.

Për dike ishte më mirë
Snobi sekret,
Sekreti kob-njeri...






ZVARRANIKË

(Ali A. Tahirajt, pleqnar)



1.

luadh u bëre thashethemeve
luadh ferrash,
që të ngatërrohen nëpër to
këmbëzvarrë
zvarranikët.

Se ku mësove
Zejen e melhemit,
Si nëna foshnjën
Që e mëkon në gji.

2.

s’ duhet të shkrepnin
krismat e mbytura,
dhe i shurdhove
(ngatërrestare) tytat.

Më ndryshk
Kohësh....







NË HETUESI

(Ahmet Tahiraj i burgosur i ndërgjegjejës)



ishte (vetëm) një
u bënë tre
në hetuesi.

A çel
Guri gojë.

Nga hetuesia
Dilnin gjarpinj,
Qe rrufeshëm
Sulshin
E tmerrshëm u hynte
Frika në palcë.

Përgjakshin muret
Gjymtyrët thyheshin.

Fort mirë
Lojë finoke.
Se nënat lindin
(ende) djem atdhetar....







KUTURU E HARRUAN VETEN

(Izet Tahiraj minator grevist i Trepçës)



as vetëtimat e xehes ari
as shkëlqim kristalesh,
nuk e ngashënjenin.

E rrinte ngeshëm
Ballë për ballë,
Me currilat e ujit që pikonin
Thepave të gurëve,
Ne bujtinat e minierës
Me të vetmit minatorë
Vëlla...

Dhe u trandën themelet
Me boa e kërmij,
Dhe strofka e tyre
U shqye sa më s’ka

E ikën kuturu
Dhe kuturu,
Vetveten e kanë harruar...






NË LLUGA


1.

Në gjirin tënd
Shartonte pemë mjeshtri
Për t’i zhbërë ferrat
Të gatuante
ëndrrën e bukës.

Zorrët ishte drojë
Do ia hanin sorrat.

2.

se kaçakçe e mori çikën nuse
se kaçakçe e vërtiti hutën.

Shartonte mushmollë
Ta ëmbëlsonin njerëzia gojën.

Isa i zhbënte ferrat
Aman.

3.

tetëdhjetë konakë
u shtuan
prill-dhjetor

Isa ndërtonte
Shtëpia...







NËN OMBRELLËN E MINISTRIT



u arratisa
te (një) ministri
për të tijën ombrellë
i thashë:
a të ndriçon damari
për vargun shqip
ndonjë herë.

Tavolinë porcelani
Ngeshëm ndenjur,
Mbi cohë persiani.
2.
tepër ngadalë foli
se bateritë i kish të lagura,
që moti dalë afati
e ra në afshin e spërkatur.

Dhe i zymtë ishte qielli
Plumb çehre ishte bandilli.

Dhe ika
Nëpër shi sharjesh,
Nga frika se do të kurthohesha
Në krizën e (për)çarjeve.
10. RRIQRA
Midis vere
Rriqra,
Midis midesë
Na kafshojnë.

Dhe ec e shko
Udhëve të tërthorta,
Kur më minj
Ngeshëm bëjnë çerdhe.

Dhe lepujt aq gëzueshëm
Me ta zënë krushqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Ismet Tahiraj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Ismet Tahiraj
» Poezi nga Ismet Tahiraj
» Poezi për fëmijë nga Ismet Tahiraj
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: