Refleksion rreth dritë hijes së Kloroformit shqiptar
nga Agron Shele IWA ; WPS
Pa dyshim që romani " Kloroform" i autores Klara Buda ka tërhequr vëmendjen e mbarë lexuesit shqiptar dhe të huaj,studiusve dhe esistëve të ndryshëm,të cilët përbrenda kësaj vepre letrare,kanë gjetur atë pjesë të errët të jetës njerëzore, që nën një shoqëri të diktuar,vërejnë metastazat e rrënimit dhe degradimit të personalitetit njeri,dhe për më tepër hedh dritë mbi atë të shkuar tinzare,e cila nuk kursente asgjë ,për të shtuar ditët e agonisë dhe marrëzisë së shndërruar në sistem!
Që në hyrje të këtij romani do të ndeshemi me një përafrim që i përket kësaj lloj bote,për ta shpjeguar,për ta konceptuar dhe trajtuar si një teatër të hapur jetësor,icili në mënyrë relative ,do të përballë personazhet dhe do krijoje hapësirat e duhura për intrigim,pasqyrim dhe perifrazim.
E pahijshmja apo e pakëndshmja e mjedisit mbytës,të rëndomtë,por dhe sinjikativ për atë realitet grishës,perfomon me gjetjen stilistike dhe zbërthimin analitik të karakterit personazh,i cili përbrenda guaskës dhe mjerimit shpirtëror që e karakterizon,hedh dritë dhe paralelizon slloganet dhe zhurmën e modelit me cinizmin dhe paranojën e të verbërit.
Kurbat e shtejllimit të ngjarjes(ose trajtesa dhe karakteri rrëfyes ) zbulojnë engmën dhe fshehtësinë e mekanizmit totatilatar,mistzmin dhe dritëhijen e tij,lulëzimin farsë dhe kobin shkatërrimtar të jetës,fanatizmin dhe hallkat për të shtënguar të vërtetën, moarlin e kalbur dhe sipërfaqësoren “elitare“.
Përbrenda botkuptimit të autores Buda,padyshim që do ndeshemi me anën racionale të saj,me ndjenjësinë dhimbje dhe trajtesë specifike, me grafikë tjetër për realizim tabllosh dhe paraqitje konfigurative.
Le të hedhim një veshtrim të shkurtër në minaturë dhe të posedojmë rreth temës, mesazhit,idesë dhe qëllimit themelor të autores!
Moria e personazheve fillon me kryepersonazhen Alma Fishta,të cilës i kërkohej heqja e identitetit dhe denegrimi i saj njerëzor,pët të vazhduar me rrëmujën e jetës studentore,e cila përbrenda lirshmërisë dhe botës së tyre ,monitorohej dhe sfumohej ç´do çast,për të kaluar pastaj tek nje sintezë krahasuese,qe jepet me mjaft sarkazëm (Morgu=Laboratorin), pa veçuar momentin kritik të asaj mbrëmjeje (ku personazhët kryesorë Alma dhe Adriani),kryejne të vetmin akt që mund të kryejnë dy të dashuruar dhe për këtë shkak indeksohen nga morali kohë si mëkatarë.Kalvari dhimbjes dhe vuajtjes do ndjekë pas si hije,do ravijëzojë me të tjera tablo të erreta,nga më të përbidshmet,duke filluar që nga ndjekjet dhe vrasjet,për të vazhduar me narkotizmin e provokuar,shkatërrimin e mbivlerës tonë njerëzore dhe paraqitjen e një të riut model me identitet të rremë!
Ne kontekst të plotë dhe me trajtesat e modeleve të përafërta si Milan Kundera(Çeki) ,“E vërteta duhet njohur,pastaj vjen shprehja ose Njegoshin (Mali i Zi), “Tiranisë i duhet vënë këmba në fyt dhe kjo është detyra më e ndritshme njerëzore“ ,çel si pari modelin Kloroform,që në thelb dhe përmbajtje,ka për simbiozë këtë idil udhëheqës dhe që me autentizmin dhe brendinë e tij ,e rendit padyshim Klara Budën, në plejadën e autorëve të prespektivës dhe të së nesërmes.
Kloroform pa dyshim që përbën infalacionin e fjalës sëmundje e kohes,dhe nën këtë lajmotiv,shtjellat dhe ngrehinat e perdes diktatoriale,denancohen me guxim,me objeksion të plotë,me qëllim të mirë përcaktuar,që kjo e keqe e madhe të mos përsëritet.
Kloroform në pamje të parë tingëllon si një përcjellje e imazhit të shkuar,e nje mënyre jetese të kryqëzuar ende pa lindur,por po të depërtosh në thellësi, kupton sublimitetin e autores për të mos patur shndërrim në formë dhe përmbajtje të fenomenit,por dritësi dhe intelektualitet për ta trajtuar dhe goditur.
Sigurisht që ky këndvështrim paronamik,ka një autoritet krijues,mbart një mesazh të madh dhe të gjerë,shtjellon dritëhijet dhe anatemon sakrificën e brezit të vet,dhe për më tepër ka modul trajtese dha anë kompozicionale,që për nga paraqitja grafike dhe gjetja stilistike ,ka vetëm një emër,dhe ky emër quhet Klara Buda.