Refleksion mbi penën poetike të Brunilda S. BOÇOVA
U lind në qytetin e Fierit më 10.03.1977 .Ka kryer shkollën 8-vjeçare në shkollën “Mark Dashi” të qytetit . Të mesmen e përfundoi në gjimnazin “Perikli Ikonomi” po në Fier. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Infermierisë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Aktualisht punon pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndtësisë- Qarku—Fier, në Kabinetin e Edukimit Shëndetësor. Ka marrë ÇERTIFIKATË nga Bashkia-Fier,e dalluar si talente e re për vitin 2004 dhe që prej këtij viti është Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë !
Fleta dhe pena për Brunën janë të shkrira shpirtit të poetes në një gjë të vetme : -shpirt+poezi, si një gjethe që se s’zverdh çdo stinë.
Veprat e autores
“Si ta shkruaj psherëtimën”, poezi 1998, “Ujëvara e ëndrrës”, poezi e prozë 2003, “Disqet nisin të flasin”, poema 2003, “Fajet e reve”, tercina 2004, “Penët krehin dallgët”poezi, (bashkëautore me poetin A.Abazin) 2005, “Simbioza yjeve”poezi, 2005, “Perëndim i ciflosur”poezi, 2006, “Fjalëz e vesuar,”shprehje e aforizma, 2006, “Në gjunjë të mallit…,”poezi 2007, “Shtatëdhjetë e shtatë tufane marsi”, poezi, 2007, “Marsi i zbutur nga vetëtimat”, poezi 2008, “Metaforë mbi valë” tercina 2009, “Psherëtima të gjunjëzuar”poezi, 2009.
Poezi
(38-poezi dhe 10-tercina)
Të vrarë në errësirë yjesh
Kemi kohë të duhemi, si dy të vrarë në errësirë yjesh,
Kemi kohë të duhemi, e me dashuritë të harrojmë kohën,
Nata na shkel hijen përqark hijes së verbër të hënës.
Jashtë, nisi të bjerë këmbana e të enjtes…,…,
Për pak dashuri, shpirtit, zbres pakuptuar kristale loti,
Të vesh e zhvesh grijtësisht meritë e kohërave të vjetra.
Në gurmaz të lotit !
Në gurmaz të lotitmbytej e harruar një britmë,
Hidhte shije të përzier në vijë të ujit mendimi i enjtur,
Koha tirrej si ziliqare në shtratin e saj të vakët…,
Dita mbështillte këmbët e plakura, pa i shtrirë ende në agim,
Ora kacafytej me veten e ia nxirrte inatin e ditës
akrepave të ndryshkur,
Ndalonin të gjitha, për një minutë vonesë shkonte çdo gjë ters,
Aty me lotin merrte çdo gjë kuptim të dyfishtë !
Urtësia e fjalës
Përkthime nga italishtja nga Desela Nuredini.
Leonardo Da Vinçi
Jeta është dhurata më e madhe. Njeriu që nuk di ta vlerësojë atë as nuk emeriton.,
Tito della Bortolo
Jeta është e ngjashme me një rrodahn peri që sa më shumë e përdor aq mw pak mbetet..
Jeta është si një libër që i shkujdesuri dhe i urti e lexon me kujdes.
Umberto Samba
Unë e di se nëse njëdashuri ka zgjatur një muaj ka qenë dashuri e vërtetë.
Italo Calvino
Edhe për ata që kanë kaluar gjithë jetën në det ka një moshë, ku duhet të ankorojnë.
Edmond Rostand
Një puthje, çfarë shtë nëj puthje? Një betim i bërë nga afër, një premtim, një rrëfim që
kërkon konfirmimin, një apostrof rozë mes fjalëve “të dua.
Maurina Raundive
Të jetosh nuk do të thotë të vegjetosh, të jetosh do të thotë të duash, të veprosh, ta ujitësh sa më mirë atë që të rrethon.
Të jetosh do të thotë të lindësh vazhdimisht e vdekja nuk është gjë tjetër veçse një lindje e fundit..
Jeta dhe vdekja janë dy faqet e medaljes, asnjëherë nuk ekzistojnw pa tjetrën.
Arthur Shopenhauer
E para me sytë e një të moshuari jeta nuk është gjë tjetër veçse nëj e kaluar shumë e shkurtër, e parë me sytë e një të riu ajo nuk është veçse një e ardhme e pafund.
Oscar Ëilde
Një nga qëllimete jetës sonë është realizimi i vetes sonë, duke zhvilluar dhuntitë natyrore
Anton /ehov
Vetëm në botën e përtejme njeriu do të jetojë për të tashmen. Deri tani ai ka jetuar për të ardhmen.
Erich Fromm
Të vdesësh është e tmerrshme, por ideja e të vdekurit pa jetuar është e padukshem. Asnjë nuk do më tepër sesa ai q ëjep jetën pë rnjeriun më të dashur.
Amedea Villa
Jeta jonë është një lumë që derdhet në detin e përjetësisë.
Bëj që jeta jote të jetë një mozaik me vepra të mira, themelet e të cilave janë nisur nga mirëkuptimi.
Diçka e çuditshme është jeta; ndonjëherë transparente në detajë, ndonjëherë e padukshem në tërësinë e saj.
Giacomo Alberoni
Humbja jonë e vetme në jetë është t’u dorëzohemi vështirësive, para të braktisim dyluftimin.
Përjetësi: fjalë që shqiptohet në një çast, por që do të thotë një zgjatje e pafund.
Michele Montagne
Vlera e jetës nuk qëndron tek gjatësia e ditëve, por tek mënyra se si ne e jetojmë.
Psherëtima të gjunjëzuara” të Brunilda S. Bocovës
Mendim rreth vëllimin poetik
“AMAZONA E MYZEQESE” GJUNJEZON LOTIN
Pas botimit të dymbëdhjetë librave poetja e njohur Brunilda S. Bo/ova meriton vëmendjen e kritikës letrare. Amazona e Myzeqesë gjunjëzon lotin me lirikën e saj të dhembjes e shqetësimit dhe shfaq në vjershërim një harmoni të thellësisë dhe muzikalitetit, me një ngarkesë sa shoqërore, aq filozofike e psikologjike. Me një epitet të goditur metaforik “Psherëtima të gjunjëzuara”, autorja pagëzon vëllimin e ri poetik si një brengë e një deti me stuhi dhe nëpërmjet fjalës së re, me figura gramatikore e sintaksore, me figura stilistike dhe artistike, vendos dhe ajo gurin e saj në murin e qëndrueshëm të Ndërtesës Letrare Shqipe. Me një shprehje të shkurtër e të qartë, duke i përdorur me kursim mjetet artistike, pena e mendjes së shpirti të Bocovës buron krijim.Vërej se ajo e zotëron lakonizmin e po sjell ndërmend thënien e Heraklitit : “]do gjë rrjedh”. Duke shfaqur botën e saj: “Nga sytë e shpirtit u /ua një qiell i ri”, poetja vijon: “U fërkua dielli në kurriz të malit/me shigjeta rrezesh ia /au trupin vesës./U shtrua horizontit, hapësirës së blertë,/hidhte mesazhet e para të ditës fytyrë-/jerrë” dielli. Me figuracion të ngjeshur, shfaq dëshirën dhe /iltwrsinë emocionale që Zoti i hapësirës jep mesazhet e jetës, por dhemb marrësi i mesazhit, dita, akoma dhe sot e plagosur. Tjetër poezi e shkurtër, e bukur: “U var mjegulla mbrëmjes, në fytyrë të qiellit,/Yjet u strukën në furrikun e natës,/endur si varfanjake, nisi të bridhte mjegulla,/Zbardhi hapësirën, deri në agim…,…, U shkri prej rrezeve”. Mendimi artistik lëviz, vepron figurazioni i shëndetëshëm. Libri ka dhe disa lirika të serta, por të këndëshme në befasinë e gjetjeve të guximshme dhe arritjen e një vargu, si të thuash autoritar në këtë pllajë letrare me gurë e borë. Mund të vecoj poezitë : “Manastiri i vesës”, “Heshtja”, “Loti i mallit”, “Mahive të catisë”, “Nata kërkon”, “Shtyp gjethe të pafajëshme me lotin e gurtë”, “Rrjedhës së marsit”, “Luante deti”, “Të mbetesh njeri”, “Gjelbërimet e ndukura” e “Forcë në dritë të lotit”. Shqetësimin e ndërgjegjshëm krijues, si mundësi të materies ekzistencialiste, poetja e ashpër e lirikës moderne ka ditur ta japë në vargje me gjuhën e vendlindjes, të trevës së begatë të Myzeqesë: “Jam dhe s’jam në fletë libri të zhubrosura,/si një “rrotë qerreje” e shkulur në gropa gurësh…” Vargje të një poezie filozofike si “Largësia është e fshehta e dashurisë” apo “Afërsia nxit më tepër xhelozitë” rrit formatimin autoritar të poetes në punën e saj ngulmuese të vjershërimit lirik serioz. Poezia ekzistencialiste : “Verbuar përtej vetmisë” në katër vargje : “Shkoj…, marr drejtim…, të nisem…, pa njeri,/shkas trotuarve…, verbuar…, viteve,/shtypur…, durimi…, gërryer…, eshtra kohë,/Ngrihem…, shoh larg…, përtej resë plakë”, autorja shpreh rrugëtimin e vendosur, për t’i dhënë kuptimin jetës, për të vijuar një qenie e arsyeshme, duke u ngritur me traumat, tragjiken jetësore dhe ekzistenciale. Shqetësimet e thella shpirtërore, shthurja shoqërore, deformimet e rënda morale dhe etike mbizotërojnë lëndën e materies letrare Bo/ova, substancën poetike të saj. Bruna shkruan dhe shumë poezi pesimiste, që mua s’më pëlqejnë, se të tkurrin idealin, vizionin dhe jetën, sepse Bo/ova mund të ujit me penën e saj gjelbërimin rinor dhe lulëzimin e energjisë njerëzore, por ky është fatkeqësisht realiteti zymtësisht tronditës. Edhe në këto poezi, që unë përsëri nuk i dëshiroj, Bruna përsëri ka art. Po ve/oj një : “Jam pa ju në frerët e vdekjes…,/Jam një lis i shtrembër…, dimri…,/Këpus genet në gjerdan të gjethes/Larg, pa ju jam dhe përtej jetës… . Ja kaq është poezia !: “Unë dëshmimtare e errësirës tretur si meteori jetim”! Lirika e saj është e ngarkuar me dhembje dhe nuk mund të jetë tjetër Bruna, nuk mund të jetë poete po nuk shkroi për të vetmen motër që i bëri Sifi me Vanthon, për atë gonxhe të freskët që ia mori deti i zi i ’97-ës, për atë Albanë me “buzëqeshjen e syve-strehëz të dytë në thellësitë e blujta, për atë Mars të mbytur në lotë nënash. Thelbësore është se Poetja del mbi dhembjen, me varg gjelbërimi : - edhe pse “duarve dridhej loti …, i dashurisë e përpëlitej në hi, linte shënjë-kohe në hartën e viteve” - edhe pse bëhet “shkëmb në rrënjë të lotëve" , - edhe pse “flakëve të regjura kapërcen hirin gri e qëllonte rrethit të shuar një re nostalgie”, - edhe pse e dogji malli puthjeve të nxira e pezmatohet keq, - edhe pse korniza e vajtimit kërkon t’i mërgojë nurin e gjetheve nëpër ferra, saqë poetja bie në gjendje fataliteti, si tek vjersha “Nisem për të mos u kthyer”, me të cilën nuk pajtohem, sepse KA MESAZHET E AGIMIT PËR T’U NISUR KOZMOSIT POETIK, sepse vargjet e saj kërkojnë dritë : - edhe pse atje “hënës e yjeve mpreh vetminë të zerë vend” -edhe pse bien krisma lotësh ngatërruar në tingujt e shiut, -edhe pse për intrigantët e pabesë e të shpërfytyruar “forca e urrejtjes më ndizet si eshka gurit”, -edhe pse “e vetme u nisa pellgjeve të kohës të mbaja fjalën e burrit” thotë në emër të zërit të protestës ndaj hipokrizisë, kjo vajzë e pastër për poezinë e guximshme qytetare, “Dua, dua të jetoj jetën” pa ëndrrat fallco të botës së neveritshme të njerëzve të pamëshirëshëm; që të tjerët të rrojnë të qetë në këtë botë -sepse “Në varkën e reve lundrojnë fjongot e arta të poezisë” - sepse muza e poetit është Qielli në Tokë, - sepse , në fund të fundit, si/ shkruan autorja: “Jam një plis dheu i dhembshurisë së tokës sime” dhe me këto vjersha : “Mbolla një fidan malli nga loti i vajzës/të /elet porta e gjelbër” . Në vjershërimin e Brunilda Bo/ovës lexuesi shijon poezi të prekshme, të ndjeshme, si/ e shpreha dhe në fillim të këtyre mendimeve, të mbushura me figura stilistike si ajo pema e qershisë me kokrra të pjekura, të ëmbla. Vjershërimi i saj arrin pa sforco, vetvetishëm në nivelin e poezisë artistike. Është ndërkohë poezi estetike gurgullima krijuese e Bo/ovës: “Urrej gënjeshtrën që zvarritet si gjarprinjtë…,”, “Në shpatull të erës bota kafshuar e nxirë nga pafundësi gojësh të shqyera”, “Fjala e zënë robinë prej turpit…,” Një shpërthim i /uditshëm figurash që lindin natyrshëm e zbulojnë të vërtetat komplekse të ndjenjave e mendimeve njerëzore, duke ruajtur një harmoni forme. Ajo në shpirtin e saj, si duket, ka si një shportë me yje, një tjetër shportë me metafora, epitete, krahasime, kontraste, hiperbola, alegori, personifikime, antiteza, litota, konversione e plotë të tjera, e i nxjerr nga shpirti kur i duhet e ua hedh në rrënjë poezive të rriten të shëndetshme. Në disa krijime të saj mendimet e gjalla dhe ndjenjat e fuqishme njësohen me konceptin univeral figurativ të lëndës që zotëron dhe në romancë me këtë, buisin e lulëzojnë nëpër vjersha figura stilistike, që e bëjnë gjuhën e përdorur një gjuhë të figurshme e me ngjyrë. Poezi të tëra si:”Fryn një mall prindi në mal të heshtur,/merr krahë të kapet galaktikës,/sfilit yjet në fllad të zemrës,/fryn ai mall e përplaset asfaltit të lotit” apo “Fërkohej drita në qiellin shterp…,/rënduar nga mjegulla, mbuluar nga retë,/hutuar ecte mes diellit rreze e humbur,/në alfabetin e yjeve firmoste perëndimin”, apo tjetra “Detit ia preva dallgën, tek vinte bregut,/me penë ia shemba ngjyrën nën gurë,/Letrën e shtriva për së gjati në hapsirë,/të merrtë në bardhësi “mëkatet e shenjtorit” e krijojnë fizionominë e vjershërimit të Bo/ovës, formën dhe brendinë. S’ka nevojë, jo më dëshirë që të stolisë vargjet, sepse shporta e yjeve dhe luleve letrare që ka në shpirt i shërben kur dhe ku duhet : “Tretem si qiriri në gojë të erës”, “Tastjera hesht si kryqi në altar”, “Dallgëve qerpikun ktheu vala e mallit”, “Carë si metaforë e vjetër”, “Mbyll re të gjymtuara në gojë të detit”, “Këpus fjongo vajtimi”. Poetja moderne, sipas stilit të saj, është mbështetur fuqishëm në krijimtarinë popullore. Nga folklori i pasur myzeqar ajo di të pijë ujë të pastër që t’i bëhet shëndet krijimit letrar origjinal që prodhon. Po ta ndjekësh me vëmendje poezinë e saj të re, e dallon këtë element pozitiv dhe tek vargjet:”Në shiltenë e vjetër gjunjët mbështeti frymëzimi”, “]ante dhembja e poetit…, si fjollë endej oxhakut, të zinte vend shtruar”. Pa deklarata, pa tullumbacka fjalësh e koketa me rimë, në vjershat e Brunës buis e lulëzon vrullshëm figuracioni në përgjithësi në masën e duhur, e pa tepruar, pa u bërë e bezdisshme për lexuesin : “Shkon si re e krihet mali, gurëve të bërë qyqe…,” “Shkruan ajo në hark të pikëllimit…” apo më tej : “Dal të humbas mërinë, tezgjahut punoj mallin…,” dhe ne ndjejmë temperamentin dhe shpirtin myzeqar, forcën që ka burimi i pashtershëm i gurës popullore. Po ta shtrydhësh poezinë e Bo/ovës nxjerr vërtet mushtin e lirikës së dhembjes, por vegimet romantike, si tis i bardhë, si një napë mirësie e mbështjell me ngrohtësi krijimtarinë e saj, sa të bukur aq edhe tronditëse. “Qan syri i mallit në vetull të gjethes…,/paloste kapakët e rrudhur në copa shkëmbinjsh,/Binte heshtur, vështrimi i mbërthyer…,/shkëputej lartësia, t’i fshinte lotin e moshuar malit…,”. Duke qenë sa myzeqare e shqiptare aq universale, poezia e Brunilda S. Bo/ovës i qëndron denjësisht kohës, dhe jo rrall herë, i kalon kufijtë e gjetur e /el horizonte të reja. Duke përfunduar këto mendime dëshirore për librin “Psherëtima të gjunjëzuara” i uroj autores shëndet të plotë, suksese në punë dhe në krijimtarinë e saj të mos ketë më dhembje, lot e re, por Brunilda Bocova të bëhet një Kurorë në Supe të Diellit
Albert R. HABAZAJ (ABAZI) 10.03.2010
Poezia, si dhimbje, si vetmi, si zhgënjim, si mall në krijimtarinë e poetes Brunilda S. BOÇOVA .
(Mendim rreth librit te 13-te "Psherëtima të Gjunjëzuara" )
Eleni LIÇAJ, poete
Poetesha Brunilda Boçova është një zë i vaçantë i poezisë shqipe bashkëkohore të të rinjëve, jo vetëm në poezinë fierake, por edhe më gjerë.Bruna gjuan me metafora, gjuan dhimbjen, brengën, mallin, fatin e lënduar të kësaj poeteje me shpirt të brishtë, por me karakter të fortë dhe rrebel: “U bëra shkëmb në rrënjë të lotëve”, shprehet shpirti i lënduar poetik.Thelbi lirik i poezive të saj ndryshon sa te njëra poezi në tjetrën, por natyra lirike mbetet po ajo. Ideja e meditimit ndodhet në mendjen e autores, aty e ka burimin e vështrimit, duke dominuar një gjendje të caktuar të shpirtit poetik. Poezia e Brunës është impresioniste. Figura të vërteta artistike, të krijuara krejt spontanisht dhe që janë unikale në llojin e tyre, janë krijime tërësisht origjinale, të krijuara si feksje të befta, të vetvetishme të imagjinatës krijuese të poetes. Ajo poezitë e saj diku i quan “Tufane poezish”. Shkallëve ngjis e zbres tufane poezish…, Diku presje te humbura, diku një metaforë ,Brym vese mbi vargje, shket një penë, Si qiell i rënë përtokë, muza e një poeti. Poezia e Brunës dhimbjen, gëzimin dhe dobësinë njerëzore e shpreh si ndjenja universale të shkrira në filozofinë jetësore, "Dogja mall vitesh"_thotë metaforikisht lirizmi poetik. E dogja mallin që rrihte dallga ditëve të ikura. Ёshtë malli, kjo dhunti (përjashtimore) e njeriut, qysh prej kohëve më të lashta që është i pranishëm në tërë krijimin poetik të Brunës. Bruna vuan mungesën dhe mungesa vetvetiu lind mallin. Malli është fenomen i zakonshëm në botën tonë, por për shpirtin e poeteshës është diçka më tepër, diçka e veçantë, një buzëqeshje peng në thellësitë e blunjta. Ёshtë buzëqeshje e syve të “Albanës” që iku me të Ikurat vite Marsi, por gjithsesi më e gjallë mbeti freskia! Mahnitëse dhe befasuese është thellësia dhe sinqeriteti i ndjenjës me të cilat janë mbrujtur vargjet, duke krijuar kështu botën e saj artistike. Bruna shkruan me një stil të bukur, tërheqës, prekës, goditës “Të vranë në virgjëri, lule pa u rritur, të këputën dhe të lanë..., harrim”. Poezia e Brunës sjell një ndjeshmëri të re në letërsi. Ajo ka një komunikim jo të zakonëshëm me kohën: “kam dhembje, me dhembje numëroj ditët, “Luante deti, përplaste vaje dallgësh!Poezia është e prirur nga një himn i abstraktes . Poezia e Brunës ka vlerë se abstragon mbi konkreten dhe e vesh atë me jetësoren dhe me ndijimet për jetën. Vihet re që poezia nuk ka elementë të fabulës. S’ka asgjë të keqe që fabulën poetike ajo e shëndrron në imazhe të ndezura në përfitimin e idesë poetike. Në përgjithësi poezitë e saj janë art mendimi, pa elementë të rrëfimit. Poezia e Brunës është poezi e sfidave të mëdha. Autorja përzgjedh nota moderne për krijimin poetik individual. Origjinaliteti i saj krijues shpreh shpirtmadhësinë e njeriut humanist. Autorja përdor një shprehje të veçantë poetike. Poezia e saj është ndjenja e derdhur në vargje: “Ёndrrat e mia i thura ditarit të një tjetër jete”. Emocionaliteti, që përcillet është ai i egërsisë dhe frikës, vetmisë dhe mallit: “Ia ndjeva dhimbjen valës tek përplasej shkëmbit”. Mua më mundon pyetja: “Përse të ishin psherëtima të gjunjëzuara?” Këto psherëtima të gjunjëzuara, që e lëndojnë shpirtin poetik do të doja të shndërroheshin në psherëtima të ëmbla dashurie, sepse, ashtu siç jeta na mësoi më parë dhembjen, ashtu na mëson dhe gëzimin, dashurinë dhe motivin për të jetuar, mjafton t’i kushtosh vëmendje dhe të kesh një vizion drejt së nesërmes, pasi Brunës nuk i mungon as forca, as vullneti. Elementët që të çojnë në këto perceptime, pra të psherëtimave të gjunjëzuara janë detajet artistike të përdorura nga autorja. Portreti yt i paformëç mbetur si enigma mes thellësive të detit blu. Këtë derdhje të drejtpërdrejtë të vetes së brendshme, të pikëlluar, që vetpërmbahet nga një tendosje e madhe shpirtërore e fizike do ta hasim edhe në vargjet: Kornizë vajtimi-Qaj për detin-Për atë det qaj ditët e ikura- Unë hija që qante dallgët. Ёshtë zëri lirik, që bën dialog të brendshëm brenda konteksteve të reja ekzistenciale: Qan ai sy…, përtej dhembjes, harresë prindi, por unë marr forcë në dritë të lotit e vazhdoj të eci. Dhe uni lirik i shqetësuar shprehet: Unë mbi gërma gërshetoj vetminë e jetës.Poezia e Brunës pasuron poezinë fierake, por edhe atë kombëtare.