Tregim nga Jeta Vojkollari Dhimbje dhëmbiO Zot, dhimbja me filloi serish. Sikur dy talenole te mos ishin mjaft. E flaka carcafin, u ngrita dhe qendrova ulur ne krevat. Fytyren e shtrengoja mes pellembeve. . E pamundur. Dhimbja vazhdonte. U ngrita pa zhurme dhe dola ne ballkon. Vura krahet mbi parvaz dhe e leshova trupin ne te. Me dukej sikur po te qendroja ashtu ne kembe dhembja e dhemballes do harohej.
Ndoshta ishte mesnate. Ndoshta pas mesnate. Qetesine e mbremjes se lagesht e shoqeronte oshetima e oqeanit. Ktheva koken ne drejtimin e tij, por nuk shikoja tjeter pervec erresires se plote. Oqeani shfrynte ne gjume. Sikur donte te me kujtonte forcen e tij, madheshtine e tij. Jam ketu, e jam i gjalle. Harova pse kisha dale ne ballkon. Ne nje moment me kapi veshi feshferimem e gjetheve gjigande te palmave. E gjithe kjo ishte muzike ne veshet e mi. Palmat shoqeronin solistin e talentuar oqean ne nje harmoni perfekte. Nje orkester mjeshtrash te fuqishem.
Disa ore me pare une isha duke notuar. E perkedhelur ne krahet gjigande te oqeanit te pafund. Dallge vinin drejt meje, njera pas tjetres, njera pas tjetres.
-C’eshte kjo qenje kaq gjigande valle? C’eshte ky perbindesh?-mendoja
Ndoshta ato dallge krijoheshin nga frymemarrja e tij e lehte. Ai te buzeqeshte , te kujtonte miqesisht per prezencen e vet, e te ftonte te krahet e tij. Eja, luaj me mua, luaj me mua. Une luaja me te. Ai me perkedhelte me dallget e tij te lemuara qe nuk mbarronin kurre. O zot, sa i madh! Me mbahej fryma nga permasat e tij, nga pafundesia e tij.
Po sikur? Po sikur te egersohej papritmas? Sa te lehte e kishte te me gllaberonte. Mua e te gjithe ne, qe i kalonim ditet ne kotesine e embel te pushimeve.
-S’e mbarrove librin akoma?
-Nga fundi jam.
-Me lyej ca me krem.
-Kthehu nga kurrizi se u dogje.
-Kur fillon mesimi i vallzimit?
-Kur do hame dreke? Nuk do ha akullore, sot. Do hash ti? Po ha dhe une atehere.
-Ika te lahem.
-Mos shko thelle.
Ne nje nga ballkonet perballe me kapi syri nje cift. Ai ishte mbeshtetur ne parvazin e ballkonit. I humbur ne mendime. Ndoshta i humbur ne goten e birres qe mbante ne dore. Birre duhet te ishte. Ajo e perkedhelte nga kurrizi, e puthte lehte. E terhiqte lehte nga krahu. E joshte. Eja brenda, eja brenda tani, dukej sikur i thoshte.
Dhimbja e dhembit u zgjua serish dhe une u shkunda nga mendimet. Fillova ec e jaken ne ballkon. Sa qesharake ishte valle kjo dhimbje dhembi. Nje nerv i vockel, i tronditur nga nje mbushje dhembi e vogel, donte te me kujtonte patjeter sot, qe ne bote kishte dhe paradokse te tilla. Kush eshte me i fuqishem tani, une apo ai oqeani yt poetic?
U perqendrova serish ne oshetimen e oqeanit. Cuditerisht, mu kujtua Toronto. Oshetima e Torontos naten ngjante me oshetimen e oqeanit. Oqeani fle me fershellima. Edhe Toronto fle me fershellima. Oqeani gerhet me ulerima te mbytura dallgesh, Toronto gerrhet me zhurme makinash qe nuk rreshtin kurre. Te dy jane perbindesha te gjalle.
Cifti ne ballkon nuk dukej me. Ndoshta tani ai i ishte nenshtruar plotesisht perkedheljeve te saj. Ndoshta efekti i birres dhe i duarve te saj te buta po e vinin ne nje gjume te embel.
Vertitesha ne ballkon si ai zogu ne kafaz, e vazhdoja me filozofite e mija te pakuptimta. Kush me pelqente me shume? Oshetima e Torontos, apo ajo e oqeanit? Krijesat e njeriut, apo krijesat e natyres? Ke do zgjidhja, po ta kisha ne dore? Netet e ftohta te Torontos, autostradat e zhurmshme, ndertesat e gurta e te larta? Apo naten e lagesht, oqeanin e pafund dhe jeten e banoreve te ketushem me varferine, kotesine e embel, shkujdesjen e plote dhe te qeshurat pa fund.. Ke do zgjidhja?
Dhimbja ma turbullonte mendimin. Nga dreqi me erdhi kjo dhimbje dhembi? Ndoshta duhet te kthehem urgjent ne Toronto, te le nje takim me dentistin e ta zgjidh kete problem te pakuptimte.
Oh, dukej sikur po largohej. Dhimbja po largohej ngadale. Nga ballkoni ngjitur u degjua nje ze femre, qe fliste bute dhe befas, nje ze mashkulli qe qeshte me te madhe. Kush banonte aty valle? As qe e kisha idene. Ajo sec thoshte serish, ai qeshte me impuls.
U futa brenda, mora dhe nje talenol tjeter, qe te isha plotesisht e sigurt qe do me zinte gjumi. Me sa dukej po mesoheshim dalngadale me rehatine qe te krijonte jeta ne Ameriken e Veriut. Jo dhimbje per mua! Jo, faleminderit. Jo dhimbje, jo ftohte, jo nxehte, jo uri, jo etje. Ndoshta do zgjidhja Toronton? Oh, jo, nuk e di. Nuk jam e sigurt.
Dentisti me tha qe duhet te kisha marre advil per dhimbjen e dhembit, qe ta bente efektin menjehere.
Ne valixhe kisha nje kuti advili ende te pahapur.
***Kube,
Janar, 2015