November 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | | | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | Calendar |
|
Statistikat | Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Franca
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
|
|
| HAKMARRJA / Tregim nga Natasha Xhelili | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Agron Shele Admin
Join date : 09/01/2012 Age : 52 Location : Albania
| Titulli: HAKMARRJA / Tregim nga Natasha Xhelili Wed Sep 17, 2014 6:27 am | |
| Tregim nga Natasha Xhelili HAKMARRJA Ajo ecte. Veshur me rroba të zeza, me mendime edhe më të zeza se rrobat, të përqëndruar vetëm në një çështje, duke bllokuar gjithçka tjetër në ekzistencën e vet. Në brendësi të çantës kontrollonte herë pas here në ishte thika e vogël që i dukej më e ftohtë se kurrë. Ecte duke u përvjedhur atyre rrugëve të ngushta e të pashkelura prej shumë kohësh. Ngatërrohej në ferra e shkurre të tjera duke u gërvishtur, gjakosur, po hapin nuk e ndalte. Ishte rreth të tetëdhjetave, po ecte me një hap të shpejtë; nuk ishin këmbët e saj, po mendimi që i ishte ngulitur prej kohësh që ia kishte hequr peshën e viteve dhe peshën e trupit, që e shtynte përpara drejt atij çasti që e kishte dëshiruar prej disa vitesh. Çatia e kuqe e shkollës e thërriste me ca shenja të pakuptueshme që shkurtonin rrugën e saj deri atje. Ajo qëndronte majë një pllaje dhe dukej nga të gjitha lagjet e fshatit, ndoshta prandaj e kishin ndërtuar aty. Vështroi përreth, nuk dukej askush. Në fakt e kishte paramenduar këtë kur kishte hyrë në atë rrugë qorre të vjetër, nuk donte dëshmitarë për veprën hakmarrëse të saj. Donte ta kryente atë sa më shpejt dhe pastaj t`i dorëzohej fatit që e priste. Këtë nuk e kishte menduar më parë. Ajo ecte me ngulm duke sjellë në mend fëmijërinë e saj që në këtë moshë i vinte para syve me detajet më të vogla… Ata ishin dy fëmijë që rrinin gjatë gjithë kohës së bashku, prindërit ishin tepër të zënë për t’u marrë me ta. Ndihmonin njëri-tjetrin dhe rriteshin. Ai ishte si një shpresë për të, një shpresë që ka fytyrë, zemër dhe duar ta përkëdhelë. Askush tjetër nuk mund t`i falte përkëdhelje asaj, ishte një vajzë që po rritej për t’u larguar një ditë. Ky mentalitet e gozhdonte të gjithën;dëshirën, ëndrrën, të ardhmen e fjalën e saj. Ditët rrokulliseshin shpejt dhe ajo nuk mund të luante më si më parë, ndërsa vëllai po. Ajo e vështronte nga larg duke u bërë engjëlli mbrojtës i tij… një ditë u rrëzua në muret e gërmadhave të një shtëpie të vjetër që gjendej pranë tyre, ajo e vërejti, iu duk sikur diçka u shkëput prej shpirtit të saj. Lëshoi veglën që kishte në dorë dhe nxitoi ta ngrinte duke e mbuluar me puthje, pyetje dhe duke e shtrënguar në gji. Atëherë ai filloi të qante duke dënesur në prehrin e saj si në atë të nënës. Ajo e kuptoi se ky çast nuk mund të harrohej për gjithë jetën. Iu kujtua çdo gjë me imtësi të habitshme. Ninullat e mbrëmjeve të gjata po ashtu. Në atë kasolle të pasigurt ajo e mbulonte trupin e vëllait me kujdes si atë të një trimi që sapo është kthyer gjallë e shëndoshë nga lufta. Groposte çdo mendim të keq që djalli i dërgonte për të. Ai ishte i paprekshëm… Kishte pyetur gjithë kohën për familjen e tyre. Kohët e fundit u kishte ardhur një mysafir që padashur i kishte treguar që ata kishin një djalë në shkollë fillore. Fluturimthi i shkoi mendja te ai. Do të ishte një babagjysh i thinjur tani, – mendoi. Duke ecur u ndesh me pasqyrën që u tregua e pamëshirshme me të. Pa se ishte thinjur, rrudhosur, kërrusur, po ndjenja e hakmarrjes ishte më e re se kurrë. Askush nuk ishte kujdesur që të merrte hak për të. Tani ajo do ta realizonte këtë plagë që i dhembte me forcë atje në gjoks. Shkoi nëpër mend shumë plane, po njëri i ndriti ballin, duhej ta kryente sa më parë këtë. Nuk kishte kujt t`i tregonte ndaj një ditë shkoi në varreza, kishte marrë duhan, shkrepëse, një qiri edhe pak ujë: gjërat që gjithnjë i çonte të shoqit të vdekur. Këtë herë u ul pranë kokës së mermertë dhe filloi t`i tregonte atij çdo gjë, si kishte menduar të merrte hak, si mendonte ta realizonte atë dhe si i kërkonte ndihmë se nuk mund t`i tregonte kujt. Kurrë nuk kishte pirë duhan, po afshi i tij e tërhoqi dhe ajo e mori cigaren që kishte bërë për të shoqin që ta pinte vetë, në tymin e tij iu shfaq ai, vëllai i vogël që nuk ishte më, shpresa e fundit e dashurisë që kishte vdekur me të, dhimbja që flinte e zgjohej në kraharorin e saj, atje ku dikur dëneste ai. I premtoi plakut se sa të mbaronte këtë punë do të shkonte pranë tij me siguri, po këtë herë e qetë, ashtu si kurrë në jetën e saj, të ndryshuar përfundimisht nga vdekja e vëllait. Ajo vazhdonte të ecte. Mendimi i qartë, rruga që sa vinte e shkurtohej, thika që belbëzonte në çantë, kujtimi i ditës së fundit ngarkonin me dallgë e tallaze atë plakë të gjorë që hakmarrja i kishte errur sytë. Sa më shumë afrohej aq më shumë i shpejtonte hapat duke u shkarkuar nga pesha e fajit. Asnjë fije dyshimi nuk po i vraponte kujtesës, dukej si një kriminele e etur për gjak. Po mëmësia, humanizmi ku ishin fshehur brenda saj? Si mundet vallë një njeri t`i bëjë keq një tjetri me dëshirë, pa e njohur fare, pa ditur hapat e tij të jetës, pa kujtuar gëzimin që mund t’u fal prindërve të vet, pa menduar mungesën në fushën e lojës me shokët, pa pyetur për ëndrrat e tij për jetën? Zhgënjimi të sundon në këto raste. Zgjimi i instinkteve kafshërore që flenë brenda nesh është i pashembullt. Tjetërsimi që na pushton është i pashmangshëm. Kur biem pre i tyre duhet t`i largohemi botës njerëzore… Ajo kishte dy vjet që ishte martuar dhe kishte një fëmijë në gji. Tani që i jepte jetë atij e ndiente ndryshimin brenda vetes. I shoqi hyri me vrull në dhomë. -Lëre djalin, – i tha, -do të shkojmë diku! Vjehrra kafshonte faqet pas tij. Asaj i shkoi mendja për keq, bërtiti, iu lut t`i tregonte të vërtetën, po ai nuk mundi. Ajo mori një palë rroba të zeza dhe sa i veshi filloi të qante. Rrugës e arritën dhe të tjerë që ta shoqëronin. Asaj iu drodh zemra. Mendoi më të keqen. Nuk dinte kujt t`ia priste fijet e jetës. Një pëshpëritje e shoqëroi gjatë gjithë rrugës. E padurueshme! Ata e dinin të vërtetën e saj të hidhur, po askush nuk guxonte t`i tregonte. E vërteta të vret ndonjëherë deri në thellësitë më të mëdha të shpirtit me shigjetat e mbrujtura hapave të jetës. Të projekton në zinxhirin e kurtheve të saj dhe ti nuk mundesh të shpëtosh nga ato pranga të pazakonta. Kur fshati i saj i lindjes u duk ata e ndaluan, i dhanë lajmin kobzi, ashtu thjesht pa trumpeta, pa lajka, pa pikë mëshire si një rrufe në qiell të pastër. Ajo u hutua, nuk po e besonte, kush ma vrau vëllanë?-pyeti. U duk se kjo pyetje pati më shumë rëndësi se vdekja e tij. Vajtimet e asaj dite do të kujtoheshin për një kohë të gjatë në fshat. Ato vazhduan për shumë kohë te varri i tij akoma pa mbirë bari dhe në shpirtin e tyre gjatë gjithë jetës. Dhimbje të tilla jetojnë bashkë me njeriun, edhe pse ndonjëherë duken se fashiten, vetëm kanë qenë në gjumë të përkohshëm, ato jetojnë atje në zemër me forcën e ditës së parë, pa arsyetime, pa rrethana lehtësuese, me britma ngashërimi të vazhdueshme… Arriti te oborri i shkollës, u drejtua për te hyrja e saj. Njëri nga mësuesit, që e njohu, i doli përpara dhe e përshëndeti. Ç’ e mirë të ka sjellë moj nënë? -Dua të shkoj deri lart në fshat, më jep një fëmijë me vete, – i tha ajo bindshëm. Mirë, – ia ktheu ai, jemi gati për të mbaruar. Ajo e dinte se nga ajo lagje ishte vetëm ai fëmijë, me siguri atë do t`i jepnin. Ai ishte një fëmijë i imtë e truppakët, me flokë të zeza të shkurtra, dhe sy të zinj. Ishte veshur thjesht, po pastër. I kujtoi të vëllanë, kur ishte i vogël sa ai. Ajo eci para dhe ai me çantën në shpinë e shoqëronte pa bërë fjalë. Ecën një copë rrugë pa folur. Kur iu afruan një burimi ajo e pyeti për emrin. Ai ia tregoi dhe pa e pyetur kush tregoi se kishte edhe një motër pak më të madhe që ishte në një shkollë tjetër, se aty kishte vetëm shkollë fillore. Plaka dëgjoi vetëm jehonën “moootëëër”. U hutua, futi thikën prapë në çantë, po dhimbja nxori krye përsëri, e shtrëngoi në dorë, pa guxuar ta nxjerrë jashtë. U ul pranë burimit, për t’u çlodhur dhe për t’u menduar. I dha një shishe që t`i mbushte pak ujë. Edhe vëllanë pranë një kroi ia kishin vrarë… ajo nuk mundi të pinte nga dora e tij, iu duk sikur ai edhe pa e ditur arsyen pse ndodhej bashkë me të i lutej të mos i bënte keq. “motër”, – dëgjoi përsëri. Dhimbja e nxiste të merrte thikën, ndërsa “motra” ta përkëdhelte ashtu si dikur vëllanë e saj të vogël. | |
| | | | HAKMARRJA / Tregim nga Natasha Xhelili | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London | Mon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele |
Poem by Shoshana Vegh
Mourning
You see a smile
I see tears
Continuing until the crying stops
Never leaving
The water came after me
Without stopping
As it is written
"For a whole year you will remember
And after that for the whole of your life
When the rest of the remainder
of your flesh and blood
relatives have departed."
The …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan | Sun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele |
Poem by Linda B. Scanlan
Angels Bless Us In Sleep
If you would touch my eye lids with the tips of your fingers
for the remainder of my days I would see only the good in the world
If you would touch my body with the tip of your tongue
All disease would be vanquished in one second of time
If you would call my name it would be music to my …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan | Sun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele |
Poem by Ernesto Kahan
From a mother to her special son
advance our time
in the tumultuous darkness
of my waking dreams,
in the gentle look
of your mystery
you made me your mother
in eternal persistence,
ocean of nights,
devotion in wakefulness
and irresistibly true tenderness.
Sing son and ours, reinvent...!
On the long way
where the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Natalie Arbiv Vaknin (Israel) | Sun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele |
Natalie Arbiv Vaknin
Natalie Arbiv Vaknin - graduated with a bachelor's degree in cinema, she owns the production company - Video Active. Director, producer and editor
I surrender to you
A night without contours
My consciousness fades away undisturbed,
I can’t speak
I looked at you
Your body twisted.
You were surprised by the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Poezi nga Grigor Jovani | Sun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele |
Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA E BREDHARAKUT
Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARIT
Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri | Sun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele |
Ajete Zogaj
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA
(Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj)
I- Veprat e studimore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, të vështruara nga Ajete Zogaj në librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë ” më së pari shihen si një kala e ndërtuar pranë …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj | Sat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele |
Sibilla Aleramo
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash | Sat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele |
Poem by Jagdish Prakash
UNDEFINED
Abyss of abstraction
Stretched from nothing to nothing
A gap within thoughts,
Thoughts of void, a grey horizon
Like an asphalt laden road
Lying shamelessly between bare footsteps
Under immensity called sky
Hanging precariously over space
Challenging thoughts, challenging colours, challenging silence, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
|